Lawrence Korb
Reuters
Koha e dorëheqjes së Chuk Hagel si sekretar i Mbrotjes mund të ketë qenë e papritur, por fakti që ai ishte në rrugën e largimit ka qarkulluar prej javësh. Çështja kryesore këtu është përse ai hoqi dorë ose u detyrua të largohej, pas një kohe relativisht të shkurtër në detyrë.
Largimi i Hagel-it mund të sjellë përfitime në afat të shkurtër, por në afatgjatë nuk do të jetë gjë e mirë për qeverinë, Pentagonin ose vendin.
Për largimin e tij ka dy arsye të ndërlidhura. E para, administrata e Obamës kishte nevojë për rënien e një figure të nivelit të lartë si pasojë e shfaqjes së grupit militant, Shteti Islamik në Siri dhe Levant-i (shpesh i quajtur Shteti Islamik), dhe reagimi fillestar i pakoordinuar i Shtëpisë së Bardhë ndaj këtij kërcënimi.
E dyta, aftësia e Hagel-it për të ndikuar politikën e administratës u vështirësua që në fillim për shkak të mosmarrëveshje të tij të para, gjë që e zuri në befasi Shtëpinë e Bardhë. Pastaj, kur Shtëpia e Bardhë shtoi kontrollin e vendimmarrjes në politikën e jashtme, ndikimi i Hagel-it u dobësua në mënyrë të konsiderueshme.
A mos Hagel u pushua se nuk ishte i kualifikuar për atë detyrë? Burime nga administrata kanë sugjeruar vazhdimisht që Pentagoni kishte nevojë për dikë me “aftësi të një lloji tjetër” për të goditur kërcënimin e ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Megjithatë, kjo nuk merr parasysh përvojën e Hagel-it të luftës në terren si ushtar dhe lider. Ai u fut në këmbësori gjatë luftës së Vietnamit, ku mori dy Purple Hearts [medalje] dhe Army Commendation Medal, mes dekorimeve të tjera. Të thuash se ai nuk ka aftësi ose përvojë për drejtuar Pentgonin në luftën kundër Shtetit Islamik është shumë e dyshimtë.
Përveç luftës në terren, Hagel kupton panoramën e madhe të sigurisë dhe politikës së jashtme të SHBA. Si senator i Nebraskës në dy mandante, Hagel shfaqi aftësi në politikën e jashtme, sidomos në lidhje me Lindjen e Mesme dhe Afganistanin. Ai ishte një nga të parët që kuptoi se defektet e kryeministrit irakian Nuri al-Malikit prishën stabilitetin e Irakut, dhe vazhdimisht kërkoi që irakianët të merrnin përgjegjësi për të ardhmen e tyre.
Hagel solli gjithashtu në Pentagon ekspertizë menaxhimi nga sektori privat dhe shtetëror, si themelues i suksesshëm i një kompanie private dhe zëvendës administrator i Administratës së Veteranëve.
Mos Hagel u pushua sepse nuk arriti të kuptojë problemet me të cilat përballej Pentagoni? Ndryshe nga një radhë paraardhësish, ai e përshtati buxhetin ushtarak në përputhje me shkurtimet në shpenzime; ndërmori veprime të forta për të trajtuar problemet e dhunës seksuale dhe vetëvrasjeve në ushtri, dhe nisi riparimin e kompleksit jo funksional të armëve bërthamore.
Ve këtyre, Hagel e menaxhoi me zotësi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, dhe vendosi rregulla për sjelljen e trupave amerikane që lëvizin me tren, në rol këshillimi e asistence vitin që vjen.
A do të ketë shumë ndikim emërimi i Sekretarit të ri të Mbrojtjes? Jo dhe aq. Kur ai ose ajo të konfirmohet, diku nga fillimi i vitit tjetër, qasja e paqartë ndaj ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irak, Siri dhe ndaj kurdëve do të vazhdojë.
Buxheti i Pentagonit për 2016 do të jetë miratuar, e ndoshta do jetë dërguar në Kongres. Kështu që kjo lë shumë pak hapësirë për sekretarin e ri. Shefi i ri i Pentagonit do të ketë rast të ketë ndikim në vitin fiskal për buxhetin e 2017, por pa e ditur kush do të jetë presidenti dreri atëherë.
Edhe në frontin e menaxhimit, sekretari i ri nuk do të ketë mundësi të sjellë emërimet e tij ose të saj për ta ndihmuar në drejtimin e Pentagonit, duke e zbehur shpresën për vazhdimin e reformës së Departamentit të Mbrojtjes për dhunën seksuale.
E fundit, gjetja e një sekretari të ri mund të rezultojë e vështirë. Si 23 pararendësit e Hagel-it, asnjë nga njerëzit që përflitet si zëvendësues i mundshëm nuk sjell me vete në detyrë një kombinim të tillë të përvojës politike, menaxhuese dhe ushtarake. Për më tepër, shumë pak nga njerëzit e kualifikuar do të pranonin të linin detyrën për një post që do ta ketë të vështirë të konfirmohet në Senat dhe do të zgjasë më pak se një vit.
Me nisjen e fushatën presidenciale gati për nisur menjëherë pas emërimit të sekretari të Mbrojtjes, dritarja për të pasur ndikim në Pentagon do të jetë hapur më një kohë shumë të shkurtër.
Amerikanët duhet të shpresojnë që Obama i mori në konsideratë gjithë këtoa faktorë, para se të kërkonte dorëheqjen e Hagel-it.