Barbara Ehrenreich
The Guardian
Në vitet e bollëkut – dy apo tre dekada më parë, kur mediet “mainstream” po lulëzonin – unë isha në gjendje ta siguroja jetesën si shkrimtare e lirë. Të ardhurat e mia ishin të pakta dhe më duhej të djersija për t’i fituar, duke dorëzuar katër artikuj – ese, reportazhe, recensione – në muaj me 1 ose 2 dollarë për fjalë. Ajo për të cilën unë doja të shkruaja, pjesërisht për arsye personale të qarta, ishte varfëria dhe pabarazia, por mund të bëja çdo gjë – si, më vjen zor ta them, “Dieta e pa rezistueshme” për një revistë mode
– për të paguar qiranë.
Nuk ishte e lehtë t’i bëje revistat me lustër të interesoheshin për varfërinë në vitet 1980 dhe 90. Një herë harxhova dy orë në drekë të shtrenjtë – e paguar, sigurisht, nga një media e madhe – për t’i mbushur mendjen një botuesi indiferent, i cili në fund pranoi: “Dakord, shkruaj çfarë të duash për varfërinë. Por mundesh ta bësh cilësor?” Pastaj ishte botuesi i një reviste kombëtare, dhe goxha liberale, që iu përgjigj kërkesës time për një artikull për klasën punëtore duke më pyetur: “Hmm, po munden ata të flasin?”
Më në fund pata fat me Harper, kur
botuesi legjendar Lewis Lapham më dha një porosi që iu kthye në libër, i cili u bë një bestsellër, Nickel dhe Dimed: On (Not) Getting By in Amerika. Falë të drejtave të autorit dhe pagesat për ligjëratat pas botimit, më në fund isha në gjendje të ndërmerrja projekte pa shqetësimin e pagesës, thjesht ngaqë më dukeshin të rëndësishme. Kjo ishte jeta e shkrimtares që kisha ëndërruar gjithmonë – aventurore, mahnitëse dhe me shpërblim të mjaftueshëm që mund të ndihmoja dhe anëtarët e familjes jo aq të suksesshëm.
Ndërkohë, megjithëse nuk e pashë në fillim, bota e gazetarisë që unë kisha njohur kishte nisur të shkërmoqej rreth meje. Të shtrënguara të gjeneronin më shumë fitime për konglomeratet medieatike, dhomat e lajmeve i pakësuan reporterët, të cilë shpesh iu shtuan radhëve të shkrimtarëve të lirë të uritur. Revistat zemërgjera të dikurshme u tkurrën ose i hoqën buxhetet për shkrimtarët e lirë; sigurisht nuk kishte më dreka të paguara.
E vërtetë, interneti është mbushur me një shumësi portalesh për të shkuar, por shkrimtarët me pagesë ose të tjerë “ofrues të lëndës” rezultoi që nuk ishin pjesë e planit të tyre të biznesit. Unë pashë veten time në portal lajmesh që i ra vlerë me një të tretën mes 2004 dhe 2009. Nga gazetarë më të rinj dëgjova që rraskapiteshin të bënin punë ndihmëse, ose të punonim me copë për “korporata komunikimi”. Por unë isha e vendosur të vazhdoja të shkruaja për varfërinë dhe pabarazinë edhe nëse më duhej t’i financoja tërësisht vetë përpjekjet e mia. Dhe u ndjeva fisnike për këtë.
Atëherë, siç thonë fëmijët sot, “verifikova privilegjin tim.” E kuptova që diçka nuk shkonte diku në një hallkë që një person relativisht i pasur sa unë isha bërë kishte mundësinë të shkruante për punët me pagë minimale, për ketrat si burim ushqimi urban ose gjobat për ata që flinin në park, ndërkohë që njerëzit të cilët i përjetonin këto gjëra, ose rrezikonin t’i përjetonin ato, nuk mundeshin.
Në vitet e fundit, kam arritur të njoh një numër njerëzish që janë të paktën të kualifikuar si shkrimtarë sa dhe unë, sidomos kur bëhet fjalë për temën e varfërisë, por që janë frenuar nga varfëria e tyre. Darryl Wellington, për shembull, një kolumnist lokal (dhe poet) në Santa Fe, të cilit i është dashur, herë-herë, të mbështetë pagën e tij të vogël duke shitur plazmën e tij – gjë që mund të ketë pasoja shëndetësore serioze. Ose Joe Williams, i cili, pasi humbi punën e tij si redaktor, u detyrua të shkruante për 50 dollarë një artikull për një faqe politike në internet, ndërsa kosiste bar në kopshte ose punonte në një magazinë materialesh sportive me 10 dollarë ora për të paguar një dhomë në shtëpinë e një miku. Linda Tirado shkruante një blog për punën e saj si kuzhiniere te Ihop, kur arriti të bënte një kontratë për një libër të fuqishëm Hand të Mouth (të cilit i shkrova parafjalën). Tani ajo punon për një “projekt këshillues multi-media” të ndihmojë gazetarë të tjerë të varfër që të botohen.
Ka me mijëra njerëz të tillë – gazetarë të talentuar që duan të trajtojnë çështje lokale serioze, por nuk munden ta bëjnë këtë në një mjedis mediatik që lulëzon duke mos pranuar të paguajë, ose paguan shumë larg pagesës së mjaftueshme, për “ofruesit e lëndës”. Disa kanë lindur në familje të varfra dhe kanë histori
për të treguar për përballimin e jetës me paga të ulëta, nxjerrjen nga shtëpia ose jetën si fëmijë të adoptuar. Një pjesë banojnë në “klasën e krijuesve” urbane dikur të pasur, të cilët tani e gjejnë veten të vobektë në lagjet tradicionale, si Park Slope ose Echo Park e Los Anxhelosit, duke u rraskapitur për sigurim shëndetësor dhe kujdes për fëmijët, e flenë në kolltukët e të tjerëve. Ata duan të shkruajnë – ose të merren me fotografi ose dokumentarë. Ata kanë shumë për të thënë, por ka nisur të ketë më kuptim aplikimi për punë si arkëtar ose kuzhinier.
Kjo është fytyra e vërtetë e gazetarisë sot: jo më gazetarë me miliona në vit, por punëtorë me paga të ulëta dhe profesional në spiralen teposhtë, të cilët nuk mbledhin dot as shpenzimet për të nisur artikujt, esetë fotografike dhe videot që duan të bëjnë, e akoma më pak gjejnë ndonjë media t’u mbulojë shpenzimet. Nuk është e mundur, për shembull, të hipësh në avion për të filmuar një aksion të policisë në qytetin tënd të lindjes, nëse nuk ke një kartë krediti.
Ky varfërim i gazetarëve varfëron gazetarinë. Tani gjejmë gjithnjë e më pak në media hapësirë për të varfrit, sikur 15{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e popullsisë ka emigruar në heshtje kur ne nuk e kishim mendjen. Mediet zakonisht nuk i pëlqejnë artikujt për të varfrit, sepse ato nuk shkojnë mirë në të njëjtën faqe me reklamat për diamante dhe shtëpi luksoze. Dhe tani ka më pak gazetarë në publikimet kryesore që të ngacmojnë ndërgjegjen e redaktorëve dhe rojtarëve të tjerë. Lajmet për varfërinë përbëjnë më pak se 1{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të lajmeve amerikane, ose, siç e ka thënë ish-kolumniti i Times
, Bob Herbert: “Në këtë vend ne nuk shkruajmë për varfërinë. Nëse ka një artikull për njerëzit e varfër në New York
Times ose në Washington Post
, ky është përjashtim nga rregulli. Ne nuk shkruajmë për varfërinë. Ne nuk shkruajmë për të varfrit.”
Sa për komentet për varfërinë – një pjesë e madhe e të cilëve bëhen nga kolumnist të paguar mirë, të stabilizuar, si David Brooks i New York Times dhe George Will i Washington Post – shumë shpesh, priren të reflektojnë anësinë historike të elitave ekonomike, që të varfrit janë ndryshe nga “ne”, janë më pak të shkolluar, inteligjentë, të vetë-disiplinuar, dhe më të prirë të “bëjnë zgjedhje të gabuara për stilin e jetës”. Nëse komentuesit herë-herë tingëllojnë si kandidatët republikanë për presidentë të tanishëm, kjo nuk ndodh se ekziston ndonjë konspiracion politik. Thjesht kjo është ajo që ndodh kur
njerëzit që shkruajnë për varfërinë vijnë thuajse tërësisht nga kreu i shpërndarjes së të ardhurave. Dhe ka pasur shumë pak përpjekje të fokusuara te gazetaria për varfërinë dhe pabarazinë, ose që synojnë mbështetjen e gazetarëve që janë vetë të varfër.
Të varfrit dhe ata në vështirësi ekonomike lëndohen kur nuk e shikojnë veten të pasqyruar në pasqyrën kolektive, që është media. Ata fillojnë të mendojnë që janë ndryshe dhe në një farë mënyrë të pa vlerë, krahasuar me ata në “mainstream”. Por kjo dëmton potencialisht dhe të pasurit.
Në një shoqëri kaq të polarizuar sa jona, të pasurit kanë detyrim të veçantë të mbajnë gjallë gazetarinë e ndershme për klasat dhe pabarazinë. Groposja e një problemi social therës nuk e shëron atë. Të pasurit dhe filantropët duhet të futen në skenë dhe të mbështetin gazetarët në vështirësi dhe projektet e tyre të varfra që ata përpiqen t’i vazhdojnë. Siç një anëtar i vetë deklaruar pjesë e 0.01{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} (të pasurit) paralajmëroi anëtarët e klasës së tij vitin e kaluar: “Nëse nuk bëjmë diçka të rregullojmë pabarazitë e dukshme në këtë ekonomi, sfurqet do të na drejtohen ne.”