Robert Newton
Reuters
Ndërsa Irani vringëllon shpatën dhe Rusia grumbullon armë brenda dhe rrotull Ukrainës, shumë bëjnë pyetjen: “Ku është Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nato)? Çfarë po bëjnë vendet anëtarë të saj për rritur stabilitetin evropian dhe për të frenuar këto kërcënime të reja strategjike?”
Aleanca që diku qëndroi dhëmbë për dhëmbë përballë bllokut komunist është e heshtur dhe duket e papërgatitur për sfidat e sotme. Jo shumë në të shkruarën, Nato ishte bastion i aftësisë së mbrojtjes ajrore. Mirëpo, me mbarimin e luftës së ftohtë vendet e anëtare i pakësuan asetet e mbrojtjes ajrore.
Shtetet e kanë zvogëluar numrin e forcave dhe po diskutojnë pakësim të mëtejshëm. Stërvitjet e Natos janë pakësuar ose eliminuar, dhe kërkimi i armëve dhe pajisjeve që mund të integrohen dhe të punojnë bashkë duket më shumë një temë diskutimi se një nevojë urgjente.
Ndërkohë Rusia po shfaqet si një kërcënim serioz, dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë po demonstrojnë aftësi të reja. Moska po zhvillon raketa balistike të përparuara dhe gëzon një aftësi goditjeje me rreze të largët. Doktrina e re e Kremlinit e prezanton Naton si kërcënim. Kujtoni: vrojtuesit e Natos interceptuan avionë ushtarakë rusë më shumë se 400 herë në 2014, në përpjekje për t’u futur në hapësirën ajrore të Natos ose afër saj.
Irani, nga ana e tij, ka inauguruar avionin e saj pa pilot, e deklaroi veten “fuqi e katërt botërore për raketa” dhe e nisi vitin 2015 me një lëshim satelitor të një rakete që mund të dërgojë predha balistike në Europë. Hamasi, një organizatë terroriste në Lindjen e Mesme si ISIS, testoi raketën Qasam (Kasam), dërgoi më shumë se 4000 raketa në Izrael në 2014, dhe ngriti në ajër avionin e saj pa pilot.
Ndërkohë, forca e mbrojtjes ajrore të Natos është e cekët dhe e kufizuar në aftësinë për të përballur sfidat e reja. Shumica e shteteve europiane kanë hequr dorë nga sistmei i mbrojtes ajrore për distanca të shkurtra dhe mesatare. Forca Patriot e Gjermanisë është sa një e treta e asaj në fund të luftës së ftohtë. Holanda hoqi dorë nga vendosja e mbrojtjes Patriot në Turqi sepse nuk ka madhësinë e mjaftueshme. Spanja plotësoi vendin e hollandezëve, por vendosi një njësi Patriot të vetme për një mision që kërkon dy.
Pjesa më e madhe e forcës Patriot të SHBA është e stacionuar në Pacifik ose Azinë Qendrore, kurse rreth 40 përqind e saj gjendet ekthyer në SHBA ose në përgatitje për t’u vendosur diku tjetër.
Dy aleatë të Natos, Polonia dhe Turqia, janë gati të zgjedhin sistem raketor mbrojtje të ri. Të dyja nisën procesin thuajse dy vjet më parë dhe të dyja mund të vendosin sisteme që do të garantonin se gjithë armët e Natos mund të punojnë së bashku në mënyrë të integruar. Stabiliteti në Europën Lindore dhe vlera e sistemeve të shkëmbyeshme janë të një rëndësie të tillë që një grup bipartizan prej 32 anëtarësh të Kongresit amerikan hodhën hapin e pazakontë dhe i shkruan kryeministrit polak që t’i bënte thirrje vendit të tij të pranonte sistemin Patriot.
Dikur Nato i kushtonte rëndësi shkëmbit, logjistikë dhe municion i përbashkët, dhe stërvitjet e kombinuara ishin kyçe për frenimin e agresionit – dhe nëse frenimi dështonte – për organizim e reagim të fortë. Aftësia për të integruar me shpejtësi një njësi aleate nën komandën e ptarnerit, ose shkëmbimi i municionit dhe pjesëve të riparimit, është thelbësore në betejë.
Nato duhet të rifillojë stërvitjet dhe programet e edukimit. Kjo do të thotë krijimin e një qedër strëvitjeje për mbrojtjen raketore të integruar. Kjo qendër mund të bashkonte vendimin e prokurimit të raketave Patriot dhe Programin e Lidershipit Taktik të Natos.
Është koha që Nato të rigjallërohet përmes lidershpit të fokusuar dhe një alenace të unifikuar që forcon programet edukative dhe stërvitore me shkëmbimin më të aftë dhe sisteme të përbashkëta armësh. Asgjë më pak se kaq nuk do të zgjerojë stabilitetin europian dhe apo të mund të garantojë sigurinë.