Ivan Vejvoda
realclearworld.com
WASHINGTON-Në samitin e NATO në Çikago më 2012, ish-sekretarja e shtetit e SHBA tha: “Besoj se ky do të jetë samiti i fundit që nuk është një samit zgjerimi.” Ajo u zhgënjye menjëherë: samiti pasues i NATO në Kardif kaloi pa anëtarësime të reja. Tani, për herë të parë në shtatë vjet, një vendi i ri po ftohet të bëhet anëtar i NATO. Ky është një moment për përmirësimin e sigurisë dhe stabilitet në Ballkan dhe Europë.
Kohët e fundit ka pasur më shumë vëmendje në Ballkan, dhe për arsye të mira. Qëllimi i Europës së tërë, të lirë dhe në paqe ende nuk është realizuar. Dhe duke parë krizat e njëkohshme në Ukrainë dhe krizën e emigrantëve, është e rëndësishme që procesi i integrimeve euroatlantike të vazhdojë deri në cepin më të fundit gjeografik të pa integruar – Ballkanin Perëndimor – të Europës.
Të gjitha vendet e rajonit aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO (përveç Serbisë, që nuk e do NATO-n). Të gjitha janë shkallët të ndryshime të procesit. Këto procese duhet të shpejtohen, ndërkohë që garantohet përmbushja e kushteve nga këto vende. Besueshmëria e NATO dhe BE është në rrezik. Por dhe siguria e Europës është në rrezik, ndërsa kërcënimi nga terrorizmi dhe rritja e popullzimit rrezikon rendin e demokracisë liberale të shteteve dhe shoqërive tona.
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, bëri disa vizita në Ballkan kohët e fundit, duke treguar vëmendjen e re dhe shfaqur rëndësinë që NATO i kushton sigurisë së saj. Ai shkoi në Malin e Zi të shikonte që ishin plotësuar kushtet e nevojshme për anëtarësim. Mali i Zi është vendi i tretë ish-jugosllav që anëtarësohet në NATO, pas Sllovensië më 2004 dhe Kroacisë më 2009. Maqedonia, megjithëse e gatshme të anëtarësohet në NATO, pengohet nga sherri që ka me Greqinë në lidhje me emrin; çdo përpjekje duhet për të tejkaluar këtë situatë të papranueshme për hir të stabilitetit në rajon.
Stoltenberg bëri një vizitë të rëndësishme dy ditore në Serbi më 19 dhe 20 nëntor, gjatë të cilës deklaroi se duhet të ketë një fillim të ri në marrëdhënie për shkak të “shumë sfidave të sigurisë së përbashkët.” Ish-Republika Federale e Jugosllavisë (e përbërë nga Serbia me Kosovën dhe Malin e Zi) u bombardua nga NATO më 1999. Pas aspirimit fillestar për t’i bashkuar NATO deri më 2004, Serbia ndryshoi duke kaluar në politikën e neutralitetit, me bashkëpunimin më të lartë të mundshëm nën Partneritetin për Paqe të NATO, me një Plan Veprimi Partnershipi Individual të rënë dakord në janar 2015. vizita e Stoltenberg shënon një konsolidim tjetër të rëndësishëm të kësaj marrëdhënieje.
Prania javën e kaluar e zv/presidentit të SHBA, Joe Biden, në samitin e tetët liderëve të Ballkanit Perëndimor në Zagreb është një tjetër sinjal që SHBA i kushton vëmendje dhe mbështet rrugën euroatlantike të këtij rajoni. Biden tha se SHBA ka “pasur një vëmendje të veçantë për këtë rajon gjatë 25 viteve të fundit.” Zv/presidenti ka qenë ndoshta politikani amerikan me interesin dhe angazhimin më të madh në rajon gjatë çerekshekullit të fundit, dhe udhëtimi i tij konfirmon vendosmërinë e SHBA në mbështetje të anëtarësimit në BE dhe zgjerimin e NATO. Duhet theksuar se trupat e NATO luajnë një rol të rëndësishëm në Kosovë.
Në fund, sekretari i shtetit të SHBA John Kerry mbërriti në Beograd dje (4 dhjetor) për të marrë pjesë takimin ministror të OSBE nën presidencën serbe. Aty ai u takua me kryeministrin serb dhe darkoi me homologun rus Sergey Lavrov. Përfshirja e re e Rusisë, së bashku me krizën e refugjatëve dhe shqetësimin global nga terrorizmi, u ka dhënë këtyre vizitave një rëndësi të veçantë. Rusia shpalli që do të ndalojë një radhë bashkëpunimesh me Malin e Zi për shkak të ftesës së anëtarësimit në NATO. Kjo përfaqëson një përpjekje të Rusisë për të mbështetur ato vende në rajon që janë kundër integrimit në euroatlantik; me integrimin e Malit të Zi, NATO në fakt po largohet nga kufijtë e Rusisë. Asaj i mjafton t’i hedhë një sy hartës dhe të shikojë ku ndodhet Ballkani Perëndimor.
Ivan Vejvoda është zv/president për programet në Fondin Marshall të SHBA.