Lituania do të mbijetojë pa gazin rus, pasi terminali i saj me gaz natyral (LGN) do të fillojë nga puna së shpejti, duke e rivizatuar hartën e energjisë për shtetet balltike, tha presidenti Dalia Grybauskaite të martën.
Gazjellësi importues me terminalin në portin e Klaipeda-s është planifikuar të hapet më 27 tetor, duke i dhënë fund monopolit të furnizimit nga Gazpromi rus dhe izolimit nga tregu ndërkombëtar i gazit. Shpërndarja tregtare pritet të fillojë pasi të bëhet testimi i terminalit në fillim të 2015-ës.
Importimi i gazit super të ftohtë me fuçi, jo vetëm që do të garantojë sigurinë energjitike të Lituanisë, por do të transformojë marrëdhëniet e saj me ish-padronen e saj sovjtike, tha Grybauskaite në një intervistë për Rueters.
“Për ne kjo do të na sjellë të ardhura dhe liri në vendimarrje… Askush nuk do të jetë gjendje për shantazh ose të na detyrojë të çmimin politik,” tha ajo nga zyra e saj në Vilnus. “Dhe ky është rezultati më i mirë.”
Lituania do të plotësojë gjithë nevojat për gaz për 3 milionë qytetarët e saj, dhe do t’u japër gaz dhe fqinjëve të saj balltikë, Letonisë dhe Estonisë.
“Ne s’do të kemi varësi nga furnizimi prej Gazprom-it. Në rast të ndonjë ndërprerje të furnizmit me gaz, terminali ynë mund të përmbushë rreth 90 përqind të nevoja të tre shteteve balltike,” tha Grybauskaite.
Terminali do të ketë një kapacitet furnizimi 4 miliardë metër3 në vit, krahasuar me më pak se 5 miliardë m3 të sasisë së përgjithshme që konsumojnë të tre shtetet balltike. Për shpërndarjen e tyre, Lituania duhet të përmirësojë linjën e shpërndarjes për në Letoni, e cila parahshikohet të mbarojë nga fundi i 2015.
Fillimisht, Letonia parashikon të blejë 0.54 miliardë m3 gaz në vit, e mjaftueshme për çerekun e nevojave të saj vjetore, prej kompanisë norvegjeze Statoil.
Në afat të gjatë, kontrata e gazit me Gazprom-in skadon në fund të 2015.
“Ne do të bëjmë marrëveshje me Gazprom-in vetëm nëse ata ndryshojnë formulën e çmimeve, vetëm nëse do të jetë me çmimin e tregut dhe nëse ata marrin pjesë barazisht me të tjerët në treg,” tha Grybauskaite.
Nëse Gazprom-i ndërpret furnizmin, Lituania do të blejë më shumë LNG me çmimin e tregut, dhe ka një muaj rezerva në rezervuarët nëntokësorë, deklaroi Grybauskaite.
“Realisht, ne nuk e vrasim më mendjen (për gaz rus)… Nuk jam e shqetësuar për furnizimin me gaz për dimrin që vjen, të paktën për Lituaninë.”
SHQETËSIME PËR SIGURINË
Presidentja tha se nuk ishte e shqetësuar për sigurinë e terminalit. Suedia fqinje mobilizoi anijet, forcat ushtarake dhe helikopterë në kërkim të “një veprimtarie të huaj nën ujore” javën e shkuar.
“Njerëzit tanë po trajnohen me forcat norvegjeze dhe të NATO-s. ne e marrim këtë çështje seriozisht dhe do të përgatitemi,” tha ajo.
Lituana ka trajnuar forcat e saj speciale për mbrojtjen e terminalit gjatë vitit të kaluar.
Lituania i përmbush rreth 60 përqind të nevojave të saj për energji elektrike përmes importit, shkalla më e lartë e varësisë në Europë, dhe varet nga Rusia.
Kjo varësi do të bjerë kur Letonia vendos në punë linjën nënujore prej 650 MW nga Suedia, deri në fund të 2015, tha Grybauskaite.
Ish-komisionerja e BE tha se ajo parashikon që BE t’i shtojë përpjekjet për pakësimin e varësisë energjitike nga Rusia, si paralajmërim nga kriza e Ukrainës.
“Varësia energjitike nga një partner kaq i paparashikuar dhe i pabesueshëm do të thotë që… Europa rrezikon shumë, Europa paguan shtrenjtë dhe Europa nuk është konkuruese për shkak të kësaj,” tha Grybauskaite. “Ne gjetëm këtë zgjidhje në Lituani. Për tre vjet e gjysmë ndërtuam këtë terminal LNG, i cili na lejon të jemi tërësisht të pavarur nga Gazprom-i.”