Ross Pomeroy
Real Clear Science
13.8 miliardë vjet më parë, ndodhi shpërthimi që krijoi Universin. Ose, të paktën, kjo është ajo që mendojnë njerëzit e thjeshtë për Bing Bang-un. Por sado i bukur që është ky imazh, ai është njëkohësisht dhe një mit. E vërteta e thjeshtë është se fizikanët nuk janë të sigurt për mënyrën si nisi Universi, apo nëse pati apo jo fillim.
Tek e fundit, Universi primordial mund të ketë ardhur në jetë nga asgjëja. Apo, ndoshta, ka ekzistuar përjetësisht në formë tjetër lindjeje? Ndoshta rrodhi prej një dimensioni më të epërm? Siç e imagjinoi shkrimtari fantastiko-shkencor Douglas Adams, mund të ketë dalë fare mirë nga hunda, gjatë teshtimës, së një qenieje të quajtur Arkleseizure i Madh i Gjelbër.
Të gjitha këto janë mundësi të mira (megjithëse disa janë më pak të mundshme se të tjerat), për hir të një fakti: Shtrirja e Fizikës për tani mbërrin deri një sekondë pas “Bing Bang-ut”. Gjithçka para kësaj i është lënë spekulimit të arsimuar dhe hipotezave.
“Ne s’kemi asnjë ide se çfarë ndodhi në momentin hipotetik të Bing Bang-ut,” pranoi kohët e fundit astrofizikania Sean Caroll në revistën Science Friday. “Kozmologët… herë-herë e ekzagjerojnë disi kuptimin e saj.”
Kjo s’do të thotë që kozmologët nuk dinë asgjë. Male me dëshmi dhe vëzhgimet tregojnë që mbështesin nocionin që dikur universi ka qenë i dendur dhe i nxehtë, dhe i kufizuar në një hapësirë tejet më të vogël. Për më tepër, ai u zgjerua dhe u ftoh dhe u shndërruar në atë që është sot.
“Modeli i Big Bang-ut… ideja e përgjithshme që universi është zgjeruar nga një gjendje e nxehtë dhe e dendur, kjo është 100 për qind e vërtetë…” qartësoi Carroll.
Por vetë “Bang-u” është një mit. Në revistën Science Friday, Carrol dha një përkufizim shumë korrekt, megjithëse qëllimisht më pak dramatik.
“Ajo është një kohë që ne s’e kuptojmë se çfarë bënte Universi.”