Në drejtimin e Aleksandër Vuçiçit, kryeministri i Serbisë, vendi gjendet mes ambicies së tij europiane dhe rrëshqitjes në autokraci. Vizita e presidentit rus Vladimir Putin, nxjerr në pah dilemat e Serbisë. Synimi kryesor strategjik i saj është anëtarësimi në BE, ndërkohë ajo nuk pranon të zbatojë sanksionet e BE ndaj aleatit të saj startegjik, Rusisë. Për të nderuar mbërritjen e zotit Putin, një paradë ushtarake me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit u organizua katër ditë më herët nga dita e përvjetorit, me avionë luftarakë rusë që fluturonin mbi Beograd.
Trajtimi i medias serbe ishte se zoti Vuçiç ka gjithashtu një hije ruse. Duke diskutuar një temë delikate, një redaktore veterane e fsheu telefonin poshtë një jastëku, e trembur se e dëgjon shërbimi sekret. Një nga gazetarët e saj shkoi të intervistonte një burrë, i cili nuk pranoi të fliste, pasi ishte kërcënuar nga policia sekrte. Një emision me intervista, shumë i ndjekur, u mbyll. Kushdo që i bën pyetje me spec zotit Vuçiç rrezikon të masakrohet nga gazetat besnike të tij.
Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, liria e shtypit dhe kritika “po vdesin në medien serbe” dhe gazetaria investigative “është zhdukur”. Gazetarët përdorin vetëcensurë; faqet oline sulmohen nga hakerat. Një zyrtar madje e sulmoi Ivica Daçiçin, ministër i jashtëm dhe lider i Partisë Socialiste, i cili është në koalicion me Partinë Progresive Serbe (SNS) të zotit Vuçiç, si “kriminel me përvojë.”
Zoti Vuçiç u bë kryeministër pasi arriti një fitore dërrmuese në zgjedhejt e marsit. Qysh atëherë është bërë kontrollues, madje një herë është filmuar duke u thënë ministrave dhe zyrtarëve që të heshtin. Megjithatë, shumë serbë e pëlqejnë qasjen autoritare: një sonadazh zbuloi se gjysmën e atyre që e dinë se do të rivotojnë SNS. Kjo pavarësisht ekonomisë që po zhytet në recension, shkurtimeve të planifikuara në pagesat e sektorit publik dhe propozimeve për të prerë subvencionet për sipërmarrjet publike. Sondazhet tregojnë se opozita mezi do të futej në parlament, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Zoti Vuçiç ka nevojë gjithashtu ta mbajë të kënaqur BE-në dhe të promovojë stabilitet rajonal. Edi Rama, kyrministri i Shqipërisë, pritet të vizitojë Beogradin javën që vjen, megjithëse kjo vizitë është e dyshimtë për shkak të një ndeshje futbolli mes dy vendeve më 14 tetor, e cila u ndërpre pas një sherri që shpërtheu në lidhje me fluturimin e një baneri me motive nacionaliste shqiptare. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilën Serbia nuk e njeh, është gjithashtu e ftuar. BE ishte e kënaqur që një forcë prej 7000 policë u vendosën të mbronin një paradë krenarie të 1000 homoseksualëve në fund të shtatorit, një veprimtari që ishte sulmuar vitet e tjera.
Një burim i brendshëm politik thotë se liderët perëndimorë, të interesuar për paqen në Ballkan, janë të gatshëm ta anashkalojnë rrëshqitjen e Serbisë drejt autoritarizmit. Për shumë serbë, thotë burimi, çështja nuk është nëse zoti Vuçiç është nacionalist, por “a është ai demnokrat”. Raporti i fundit i BE për Serbinë thotë që liria e shprehjes dhe mediet është “një shqetësim i veçantë”. Shenjat janë se nuk do ketë përmirësim.