Maïa De La Baume dhe Barbara Surk
Politico
Maqedonia do shpërblim për qëndresën në kufirin virtual jugor të ri të BE: një datë të përcaktuar për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Pas kuintal, Shkupi po ringjall kërkesën e saj të dështuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Zyrtarët saj e avancojnë çështjen në konferencat e përjavshme telefonike me vendet më lart në rrugën ballkanike të emigrantëve, si dhe me zyrtarët e lartë të BE që e vizitojnë si Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk. Në këto bisedime, maqedonasit vënë dukje besnikërinë e vendit të tyre 2 milionësh si një partner i besueshëm i Europës në ndalimin e mijëra emigrantëve që ecin drejt veriut.
Për vite, Greqia e ka bllokuar kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Nuk ka datë për nisjen e bisedimeve të hyrjes në BE që kur maqedonia u bë një vend kandidat më 2005. NATO nuk i ka bërë ftesë zyrtare Shkupit që kur Greqia e bllokoi lëshimin e saj më 2008, në samitin e Bukureshtit, pavarësisht mbështetjes nga gjithë vendet e tjera anëtare.
Ndërsa Turqia e përdori krizën e emigrimit për të rifreskuar kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe të zhbllokojë miliarda euro ndihmë shtesë, maqedonasit janë të përqendruar në hapjen e derës për në BE. “Ne e bëmë të qartë me mirësjellje që Greqia duhet të bindet që të heqë kundërshtimin e saj për anëtarësimin tonë,” tha një zyrtar i lartë maqedonas. “E dimë që ata kanë kaluar kohë të vështira me krizën ekonomike dhe të refugjatëve, por bllokimi ynë për anëtarësim nuk është pjesë e një zgjidhjeje.”
Pakënaqësitë evropiane ndaj Greqisë për çështjen e refugjatëve dhe të tjera nuk ka çuar në shtimin e miqve të Maqedonisë në Bruksel. Por shumë pengesa qëndrojnë në rrugën e një marrëdhënieje më të ngushtë. Athina thotë se përdorimi nga ish-republika jugosllave i emrit Maqedoni nënkupton pretendim për territor në Greqinë e veriut dhe këmbëngul që shteti që ajo e quan Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të ndryshojë emrin. Fqinji tjetër i Maqedonisë, anëtare e BE, Bullgaria, kundërshton nocionin kombit dhe gjuhës maqedonase. Serbia, aspirant për BE, kundërshton kishën e saj ortodokse.
“Motivimi i Greqisë për bllokimin e hyrjes në BE nuk ka ndryshuar,” tha ministri i Jashtëm Nikola Popovski në një intervistë. “Greqia padyshim do të ketë fjalën e fundit, sepse është pjesë e 28 vendeve anëtare dhe vendi tani është i fokusuar në çështjet e ekonomike dhe politike të brendshme si dhe te emigracioni.”
“Në parim, ne e mbështesim hyrjen e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisnë në BE, me disa kushte të caktuara, dhe një prej tyre është emri,” tha Konstatntinos Koutras, zëdhënës për ministrinë e jashtme greke. “Ne nuk jemi dakord për caktimin e një date për nisjen e bisedimeve, sepse nëse hidhni një sy asnjë nga këto kushte nuk është përmbushur.
Ballkani racional
Marrëdhëniet me Greqinë janë keq si gjithmonë, në mos më keq. Vendimi i Maqedonisë për të mbyllur kufirin jugor i bllokoi mijëra refugjatë në Greqi. Të martën, pasi qindra emigrantë hynë Maqedoni, Shkupi akuzoi Athinën se i kishte inkurajuar të kalonin në mënyrë të paligjshme në vend duke i ngarkuar në autobusë në një pikë kalimi jo zyrtare. Presidenti i Maqedonisë Gorge Ivanov, e akuzoi Greqinë se po rrezikonte stabilitetin e rajonit. Duke qenë jashtë BE, NATO dhe zonës Shengen, vendi i tij nuk duhet të “vuajë pasojat” e mungesës së unitetit të BE, tha ai.
Maqedonia e përdor këtë incident për të hyrje në shërbimin e të dhënave kufitare dhe doganore të BE, gjë që e ka kërkuar që kur nisi kriza e emigrantëve. Ajo thotë se kjo do të mundësonte kontrolle kufitare më të rrepta ndaj emigrantëve që drejtohen drejt Europë Qendrore. Greqia e ka kundërshtuar dhe këtë hap, duke parë çdo lloj marrëdhënie të ngushtë me Maqedoninë si një mundësi për marrëdhënie më të ngushta me BE. Shkupi punon ngushtë m vende individuale si Austria, Sllovenia dhe Kroacia, që kanë kërkuar mbylljen e rrugës ballkanike.
“Ndryshe nga Greqia, ne kemi vepruar si vend i përgjegjshëm dhe racional në këtë krizë,” tha një zyrtar i lartë maqedonas, që foli me anonimitet. “Ne s’duam konfrontim me Greqinë, por BE duhet ta kuptojë që ne mund të veprojmë në mënyrë të prëgjgjshme vetëm nëse hyrja në institucionet e BE për të ndarë të dhënat dhe burimet.”
Shqetësimet për shfaqjen e autoritarizmit dhe dhunës politike e dëmtoi reputacionin e Maqedonisë në Bruksel vitet e fundit, por Shkupi ka fituar ca mbështetës me qasje të ashpër për kufijtë.
Javën e kaluar, Parlamenti Europian kaloi një rezolutë jo të detyrueshme që thotë se Maqedonia ka vepruar “si partnere e përgjegjshme” në përballimin e krizës së emigrantëve. Ajo i kërkon BE të mbështetë integrimin e shpejtë të saj në BE.
“Ne po e humbasim Ballkanin çdo ditë që kalon,” tha Tamas Meszerics, një deputet evropian hungarez nga Aleanca e Lirë e të Gjelbërve Europianë, që është kritik ndaj vendimit të Komisionit Europian për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm. Vendi i fundit anëtar ishte Kroacia, një tjetër republikë ish-jugosllave, që u anëtarësua në BE më 2013.
“Maqedonia ka pritur si vend kandidat në derën e BE për një kohë të gjatë,” tha në sencën plenare, Ivo Vajgl, deputet evropian liberal slloven dhe raportuesi kryesor në Parlament. “Është koha që Maqedonia të hedhë një hap para në integrimin euroatlantik.”
Disa grekë në Parlament reaguan me zemërim. “Ta quash atë një partner të qëndrueshëm është fyerje,” tha Sofia Sakorafia, deputete evropiane, në seancën plenare. “Shkoni në Idomeni dhe shikoni si sillen partnerët e qëndrueshëm,” duke iu referuar fshatit grek në kufi, ku kanë ngecur mijëra emigrantë që kur Maqedonia mbylli kufijtë.
“Rrëshqitja mbrapa e Shkupit”
Komisioni rekomandoi që BE të niste bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë në tetor 2009, por Këshilli nuk e mbështeti këtë ide. Në të ashtuquajturin progres-raport për Maqedoninë në nëntorin e kaluar, Komisioni theksoi “rrëshqitjen pas në fusha si demokracia, sundimi ligjit, liria e medieve, reforma elektorale dhe disiplina financiare.”
Trazirat e brendshme zënë fill para krizës së emigrantëve. Në shkurt vitin e kaluar, opozita maqedonase nisi botimin e informacioneve që hidhnin dyshime për një program përgjimi të paligjshëm dhe të gjerë ndaj opozitës dhe figurave qeveritare, ambasadorëve dhe gazetarëve në periudhën 2010-14. Transkriptimet e botuara deri tani tregojnë për zyrtarë qeveritarë që përpiqen të ndikojnë rezultatin elektoral, vendimet e gjykatave dhe mediet.
Pak muaj më vonë, në maj, tetë policë dhe 10 të tjerë u vranë në luftime në Kumanovë, një komunitet shqiptar jo larg Shkupit. Një milici shqiptare luftoi me forcat maqedonase më 2001. Një marrëveshje paqeje që u arrit atë vit e detyron Shkupin të integrojë komunitetin shqiptar, një e katërta e popullsisë së vendit.
Një zyrtar i BE i tha Politiko që vendimi i BE për të hapur bisedimet për progresin e Maqedonisë për t’i dhënë fund krizës, dhe kërkesa [për anëtarësim] nuk mund të rishikohet para zgjedhjeve këtë verë. “Komisioni do t’i shqyrtojë këto detyrime pas zgjedhjeve të qershorit,” tha zyrtari me kusht të mbetet anonim. Mungesa e dëshirës së Këshillit për të hapur negociatat me Maqedoninë është “e lidhur mbi të gjitha me çështjen e emrit”, tha zyrtari.
“Ne e marrim parasysh rolin e Maqedonisë në angazhimin në çështjen e emigrantëve,” tha ajo. “Por nuk ka lidhje zyrtare mes marrëdhënieve bilaterale të BE me Maqedonisë dhe krizës së emigrantëve, e cila i kalon kufijtë e vendit.”
Duke mos pasur kundërshtime nga shtetet e BE për rekordin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Turqi, marrëveshja që u bë këtë javë [me Turqinë] do t’i japë një shtytje të re bisedimeve për anëtarësim në bllok në shkëmbim të rivendosjes së refugjatëve sirianë dhe ndalimin e tyre për të kaluar në Greqi. Veç kësaj, Turqia do të përfitojë më shumë para nga BE (3 miliardë veç 3 miliardëve të dhëna tashmë) dhe premtimin për heqjen e kufizimit të vizave për turqit që udhëtojnë në Europë.
“Nëse Turqia mund të shpërblehet pavarësisht dhunimeve të shumta, pse Maqedonia dhe të tjerët duhet të mbahen në pritje?” tha Judy Dempsey, një analist për Carnegie Europe.