Në Manifestin Komunist, Karl Marksi shkroi që “një fantazmë endet mbi Europë – fantazma e komunizmit”.
Ky imazh është përshtatur shumë. Fantazmat që enden mbi Europën e sotme përfshijnë amerikanizimin, privatizimin, e djathta ekstreme, shpërbërja e euros, mes disave. Mark Carney, guvernatori i Bankës së Anglisë, tha kohët e fundit se fantazma që endet sot mbi Evropë është “stanjacioni ekonomik”, duke guxuar të evokojë Marksin nga zemra e City të Londrës (bursa angleze).
Por tani, fantazma origjinale e 1948, e cila u end për shumë dekda e pavlerësuar, po rikthehet, duke u endur sërish sipër kontinetit të vjetër. Komunizmi po endet sërish mbi Europë.
Syriza, e cila fitoi zgjedhjet elektorale në Greqi muajin e kaluar dhe është partia dominante në qeverinë e koalicionit, është një pëlhurë e shtrezëruar prej disa partish të ekstremit të majtë, të mbijetuar – e luftëtarë – ndarjesh, luftërash dhe tradhëtish të së majtës greke, anëtarët e të cilës, që pas luftës, janë nxjerrë jashtë ligjit, burgosur, toruruar dhe, në dekadën e fundit, margjinalizuar.
Kryeministri i ri, Aleksis Cipras, ishte udhëheqës i rinisë së njërës prej partive të majta. Ministri i financave, Janis Varufaqi, thotë se është marksist libertarian. Partia e tyre ka premtuar të rritë pagat, të rikthejë në punë të shkarkuarit në administratë dhe të shtetëzojë disa sektorë të ekonomisë. Në një intervistë për Channel Four të Britanisë, Varufaqis tha se qeveria e tij do të luftonte “sistemin oligarkik” në Greqi – përzierje e udhëheqësish politikë, biznesmenësh të mëdhenj dhe mediash – dhe do ta “shkatërrojë” atë.
Të mënjanuar nga çdo lloj pushteti, njerëzit e rinj të Syriza-s e shikojnë të shkuarën e vendit pas lufte, me periudhat e saj të regjimit ushtarak dhe kulturën e korrupsionit, sikur s’kanë të bëjnë me të – e kështu ata nuk janë përgjegjës për marrëveshjet e bëra para se ata merrnin pushtetin. Cipras u tha turmave pas fitores se “Greqia ka kthyer një fletë. Greqia po i lë mbarapa masat ekonomike shtrënguese dhe shkatërrimtare, frikën dhe autoritarizimin. Po lë mbrapa pesë vite poshtërimi dhe dhimbjeje.”
Kjo duket si një frenim i përsosur. Asnjë shtet europian nuk do të bjerë dakord me vendosmërinë e Syriza-s të shkurtojë në mënyrë radikale detyrimet e saj të borxhit. Duke ardhur në pushtet me një program maksimalist, Syriza i ka zbutur disa nga kërkesat e saj, por nuk mund të kthejë fletën e të pranojë vetëm disa ndryshime kozmetike të prmetimeve të saj. Për tani, para se të nisin bisedimet, kjo nuk është një periudhë mjalti, por një periudhë në të cilën komentuesit dhe disa politikanë kanë bërë sugjerime ku mund të gjenden disa kompromise.
Hugo Dixon i Breakingviews mendon se vonesa për t’i bërë presion qeverisë së re “do të zvogëlonte rrezikun e përplasjes politike dhe financiare në prejsën tjetër të eurozonës në rast se Athina del nga euro.” Martin Woolf, në Financial Times, ishte më direkt: “Krijimi i eurozënës është ideja e dytë më e keqe që anëtarët e eurozonës mund të kenë në kokë. Më e keqja është prishja e saj. Megjithatë, shtyrja e Greqisë të dalë, aty mund të çojë. Kursi i drejtë është njohja e çështjes për ndihmë financiare me kushte për arritje në reforma të verifikueshme. Politikanët nuk do ta pranojnë këtë ide. Burrat e shtetit po.”
Grekët u tremben më shumë majtistëve “të mirë”: socialdemokratët, si Partia Demokratika Sociale e Gjermanisë me të cilën Angela Merkel është në koalicion, qeveria socialiste e Francës, dhe, mbi të gjitha, Partia Demokratike e qendrës së majtë në Itali – të cilët qendrojnë me konsesusin centrist. Ata kanë bërë thirrje për më pak masa shtrënguese, por kanë qendruar brenda kornizave që u kanë përcaktuar Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania dhe bota e globalizuar.
Shikoni – si shembull çdo të thotë për ata që gjenden në karriget e pushtetit të tronditur – firgurën e Giuliano Poletti-t, ministër i punës në qeverinë italiane të Mateo Renzit. Një 63-vjeçar mjekërrthinjur në një qeveri me 30-40 vjeçarë (Renzi mbushi 40 muajin e kaluar), Poletti e kaloi shumicën e kohës së tij si njëri nga udhëheqësit e lëvizjes së fuqishme kooperativiste, me lidhje të forta me sindikadat dhe të majtën.
Në qeveri ai u gjend përballë një tregu pune të pandryshueshëm si në gjithë Europën. Ai pa që Italia, qysh pas luftës, kishte bërë një zgjedhje, që e kishin pranuar të majtët shekullarë dhe centristët me ndikim katolik. Kjo do të thoshte, që vendet e punës duhet të mbrohen, dhe aty ku bëheshin pushime nga puna, ata duhet të pagueheshin për papunësinë, shpesh për shumë vite.
Mendohej që të ishte humane, por ishte bërë depresuese, në një botë ku fleksibiliteti është gjithçka. Poletti pa që mbrojtja e vendeve të punës, siç ishte, frenonte krijimin e vendeve të punës në të ardhmen dhe linte jashtë punëtorët e rinj. Në ligjin e tij të parë, ai paraqiti elementë fleksibiliteti në kontartat e punës, u përpoq të rriste punësimin e grave (më i ulëti në Europë), dhe të fuste kurset e punës praktike në shkolla dhe universitete. Lëvizje modeste, por dhe kjo u prit me greva nga konfederatat e mëdha të konfederatave që kërcënonin për më shumë.
Kur e tallin se bën punën e kapitalistëve, ai mendon: Çfarë e majte do të ishim, nëse nuk përballemi me tregun e punës, i cili është shumë i ndryshëm nga ai për të cilin janë krijuar ligjet e Italisë pas lufte – përfshi Kushtetutën? Kurse në Greqi, Varufaqis pyet: Çfarë e majte do të ishim ne nëse nuk u japim, tani, njerëve që shkojnë të uritur në krevat, punë dhe nëse nuk u kthejmë dinjitetin?
Cipras dhe Varufqis duhet të bindin gjermanët, të cilët kanë dhënë shumicën dhe presin shumë prej tyre.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, u takua me Varufaqis në fillim të kësaj jave dhe u tha medieve se “ramë dakord që të kemi kundërshtime”. Varufaqi, tha: “As nuk arritëm të kundërshtoheshim.”
Partitë europiane të qendrës së majtë kanë shkurtuar buxhetet, kanë liberalizuar ligjet e punës dhe kanë goditur sindikadat – në kërkim të një rritjeje ekonomike të nivelit para krizës. E majta ekstreme në Greqi ka një mandant nga një popull i dëshpëruar, dhe propozon një hap drejt lirisë, duke shfaqur një vizion joshës për legjionet e të rinjve të papunë, aktivistë dhe qëndrestarë. Fantazma vazhdon të endet përsëri.