Ola Cichowlas
Reuters
Lufta në Ukrainë ka dërguar valë frike në gjithë Europën Lindore, dhe në vendet baltike më shumë se kudo tjetër. Agresioni i Kremlinit që prej aneksimit të Krimesë i ka shuar kufijtë e të pamundshmes. Estonia, Letonia dhe Lituania, të gjitha vende anëtare të Natos, i tremben një sulmi rus.
Në Lituani kërcënimi nga Moska është aq real sa ky vend mendon të rikthejë ushtrinë e detyruar. Ndryshe nga Letonia dhe Estonia, Lituania nuk ka kufi të përbashkët me Rusinë. Në jug ndodhet Bjellorusia, e drejtuar nga Aleksander Lukashenko, diktatori kukull i Vladimir Putinit. Ushtria ruse po e forcon bazën aty. Në perëndim shtrihet Kaliningradi, enklava tejet e militarizuar në Europën verilindore.
Shefi i mbrojtjes Ukrainase, Jonas Vytautas Zukas, lajmëroi planet e rikthimin e shërbimit ushtarak të detyruar. “Numri i pakët i ushtarëve nuk na lejon të jemi të mirë përgatitur dhe përbën një kërcënim real për sovranitetin tonë kombëtar,” tha ai.
Presidenti Dalia Grybauskaite tha se rikthimi i ushtrisë së detyruar ishte një “domosdoshmëri” dhe Lituania, me një popullsi rreth tre milionë, nuk ka “tjetër rrugë për të forcuar ushtrinë”. Nëse parlamenti e kalon ligjin, rreth 3000 burra nga 19 në 26 vjeç mund të futen në ushtri që në shtator.
Një nga ushtritë më të vogla në Europë, ushtria e Lituanisë tani ka 15 000 vetë personel. Qysh kur Lituania u anëtarësua në Nato më 2004, ishte kryesisht e përgatitur të kontribuonte në misione të përbashkëta, si Afganistani ose Kosova, jo për mbrojtje territoriale. Por rikthimi i menjëhershëm revizionist i Rusisë e ka detyruar Vlinusin të rishikojë rrënjësisht politikën e sigurisë.
Rikthimi te ushtria detyruar kulmoi me një sërë hapash që i përgatiti lituanezët se kërcënimi nga Moska nuk është imagjinar. Të frikësuar nga një inkursion i “burrave të vegjël jeshilë” të Putinit – ushtarë rusë që infiltrohen në vende të tjera pa simbolet e tyre – Vilnus ndaloi përdorimin e çdo lloj veshjeje të stilit ushtarak pa leje. Të shtunën, Berlini tha se Lituania ishte e interesuar për blerjen e tankeve. Muajin e kaluar, Lituania publikoi një manual 98 faqe për t’i përgatitur qytetarët për mundësinë e agresionit, pushtimit dhe konfliktit të armatosur.
Pas aneksimit rus të Kirmesë, shumë ekspertë për sigurinë kanë paralajmëruar se lufta hibride e Moskës mund të përhapet në vendet baltike. Por Marius Laurinavicius, një analist lituanez në qendrën e studimeve për Europën Lindore në Vilnus, mendon se vendi i tij përballet me një kërcënim real sulmi konvencional nga Kaliningradi.
“Ata [Kremlini] kanë nevojë për një korridor nga Kaliningradi në Rusi, njëlloj si ai nga Krimea në Donbas,” tha Laurinavicius.
Kaliningradi ka qenë pikë përplasjeje me perëndimin prej kohësh. Ai ishte një arsyet kryesore ëse vendet baltike u anëtarësuan në Nato më 2004, pesë vjet pas vendeve të Europës Qendrore. Shenjat paralajmëruese për rrezikun në rajon kanë qenë të dukshme para aventurës ruse në Ukrainë.
Në gusht 2013, për shembull, Kremlini e shfaqi fuqi ushtarake të Kaliningradit kur Putini dhe Lukashenko i parakaluan tanket e tyre në një stërvitje ushtarake masive afër kufirit me Poloninë dhe Lituaninë. Ata gjuajtën një kishë prusiane të shekullit 14-të.
Por një skenar ku Rusia pushton vendet baltike është i mundshëm pasi Putini testoi planet e tij ekspansioniste në Gjerogji dhe Ukrainë. Bashkimi Europian duket se mendon që Moska nuk do të guxonte kurrë të sulmonte një vend anëtar të Natos. Mirëpo, Laurinavicius mendon se perëndimi e ka gabim kur e shikonin Putinin nga këndvështrimi i vlerave të veta. “Putini nuk beson që Nato nuk do ti mbrojë vende kaq, në këndvështrimin e tij, të parëndësishme, duke rrezikuar një konflikt bërthamor.”
Analistë të tjerë paralajmërojnë se Putini mund të përdorë popullsinë etnike ruse në vendet baltike si pretekst për ndërhyrje. Por popullsia ruse në Lituani është shumë më e vogël se ajo në Letoni dhe Estoni. 200 000 polakët e Lituanisë përbëjnë minoritetin më të madh të saj. Këta janë ata nga i ka kthyer sytë Rusia.
Partia politike e minoritetit polak, Aksioni Elektoral i Polakëve në Lituani, është përfshirë në kundërshtime. Udhëheqësi i saj, Waldemar Tomaszewski, i kritikoi protestat e Ukrainës në Miadan, e ka krahasuar aneksimin e Krimesë me Kosovën dhe ka mbajtur publikisht medaljen e Shën Gjergjit, një medalje ruse që jepet për trimëri e vendosur nga carët në shekullin e 19-të, tani e përdorur nga rebelët pro rusë në Ukrainë. Në aleancë me partinë e rusëve etnikë të Lituanisë, Aleanca Ruse, Tomaszewski ka një deputet në Parlamentin Europian dhe doli i treti në garën për bashkinë e Vilnusit. Edhe Varshava, e cila ka mosmarrëveshje të vjetra me Vilnusin në lidhje me trajtimin e polakëve në Lituani, e ka kuptuar që Moska po shfrytëzon minoritetin polak për të bërë presion.
Qëndrimi i fortë pro rus i Tomaszewski-t tregon që spiunët e Moskës po punojnë fuqishëm në gjithë rajonin. Por konflikti me Putinin nuk është vetëm për Europën Lindore. Goditjet e Moskës ndaj rendit politik pas luftës së ftohtë bëhet për të testuar institucionet evropiane. Në Europën Lindore, shumë njerëz kthejnë kokën te Mynihu i vitit 1938, kur nënshtrimi perëndimor çoi në shkatërrim. Megjithëse Britania, Franca dhe Italia ranë dakord që Gjermania e Hitlerit të merrte pjesë të Çekosllovakisë, kjo nuk e frenoi luftën.
“Duhet të kujtojmë sa e shtoi Mynihu oreksin e agresorit,” tha Alvydas Medalinskas, analiste në universitetin Mykolas Romeris në Vilnus.
Pasojat e këtyre gabimeve nuk janë kund tjetër më të dukshme se në vendet baltike. E braktisur nga perëndimi në shërbim të Rusisë, lufta e gjatë e Lituanisë për pavarësi ka lënë shumë plagë ende të pambyllura. Sot, zëdhëniet e Kremlinit dhe propaganda ruse e minojnë vazhdimisht sovranitetin e vendeve baltike. Shumë nga intelektualët rusë, të cilët para revolucionit ukrainas ishin ngritur me forcë në mbrojtje të vendeve baltike dhe Ukrainës, nuk dëgjohen askund.
Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Solidariteti i demokratëve rusë me Lituaninë ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij vendi në luftën për liri. Medalinskas kujton banderola në Sheshin e Kuq në 1991 që lexonin “Sot Vilnu, nesër Moska.” Në 2015, ai e ka vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me miqtë e tij rusë.
Një nga këta demokratë rusë në betejë ishte Boris Nemtsov, i vrarë afër Kremlinit muajin e kaluar. Kërcënimi për vendet baltike rritet çdo ditë që zgjat pushtimi i Ukrainës dhe, me zhdukjen e opozitës në Rusi, askush nuk e di cili është hapi tjetër i Putinit.
Ndërkohë, lituanezët po përgatiten për më të keqen.