Timothy Garton Ash
The Guardian
Të shikosh politikën amerikane sot do të thotë të shikosh paratë që flasin. Zgjedhjet elektorale amerikane të 2016 do ta jenë thuajse me siguri zgjedhjet më të shtrenjta në histori, me një total shpenzimesh që do ta tejkalojë vlerën prej 7 miliardë dollarësh të harxhuar derdhura në fushatën presidenciale dhe të zgjedhjeve për në Kongres më 2012. Donald Trump [kandinat në garën republikane për nominim] është njëkohësisht personifikimi i kësaj dhe përjashtimi që vërteton rregullin sepse – siç ai e thotë vazhdimisht – ai prish paratë e tij. Gjithë të tjerët janë të varur nga paratë e të tjerëve, shumica e të cilave tani kanalizohet përmes grupeve të jashtëm si “Super PAC” – komitete politike veprimi – që lejohen të grumbullojnë shuma të pakufizuara nga individë dhe korporata.
Shumta e përfshira tejkalojnë në mënyrë ekstravagante ato që përdorën në të gjitha demokracitë e pjekura. Vetëm në gjysmën e parë të 2015-ës janë grumbulluar tashmë 400 milionë dollarë, megjithëse zgjedhjet janë vjeshtën e ardhshme. Shpenzimi për reklama televizive parashikohet tano të arrijë 4.4 miliardë gjatë gjithë fushatës. Për krahasim, të gjithë kandidatët dhe partitë në Britani në zgjedhjet e 2010-ës harxhuan më pak se 46 milionë sterlina. Në zgjedhjet e përgjithshme të fundit të Kanadasë ligji u lejoi partive të harxhonin maksimumi 1.5 milionë sterlina në 37 ditët e para të fushatës, plus 685 185 dollarë kanadezë (rreth 340 000 sterlina) për çdo ditë të ngelur.
Duke hedhur poshtë një padi kundër këtyre rregullave të financimit më 2004, gjykata e lartë e Kandasë u shpreh se “individët duhet të kenë mundësi të barabartë për pjesëmarrje në procesin elektoral”, dhe që “kapitali është pengesa kryesor për barazi në pjesëmarrje”. “Nëse ata që zotëronin kapitalin më të madh do të monopolizonin debatin publik në zgjedhje,” shpjegoi gjykata, “kundërshtarëve të tyre do t’u hiqej një mundësi e arsyeshme për të folur dhe për t’u dëgjuar.”
Gjykata e lartë amerikane ka mbajtur një qëndrim shumë të ndryshëm. Në vendimin e saj të 2010-ës për Citizen United (Qytetarët e Bashkuar), ajo tha se paraja ka të drejtë të flasë. Specifikisht, ajo pohoi që “ndalimi i shpenzimeve të pavarura të korporatave është… ndalim i fjalës së lirë.” Siç u shpreh studiuesi i së drejtës Robert Post, në një shkatërrim bindës të arsyetimit të gjykatës, “ky pasazh barazon ashiqare të drejtat e amendamentit të parë për korporatat e biznesit të zakonshme me ato të personave të gjallë”. (Apo, siç u shpreh ish-kandidati presidencial në një reagim ndaj një kritiku: “Korporatat janë njerëz, miku im.”).
Në një libër të titulluar Citizens Divided (Qytetarët e përçarë), Post tregon se si gjykimi për Citizen United keqkupton frymën dhe qëllimin e thellë të amendamentit të parë: që njerëzit të pajisen mirë për të qeverisur veten kanë nevojë jo vetëm për lirinë e shprehjes, por dhe për “integritet përfaqësues” në procesin elektoral.
Natyrisht, rol i madh i parave në politikën e SHBA nuk është diçka e re. Henry George, një nga ekonomistët politikë më të njohur i kohës së tij, shkroi më 1883 se “qeveria popullore është një mashtrim” aq kohë sa “zgjedhjet do të fitohen nga përdorimi i parasë, dhe nuk mund të fitohen pa to”. Nëse zgjedhjet e sotme fitohen me lehtësi nga përdorimi i parave është e dyshimtë, kur kaq shumë para harxhohen për kaq shumë kandidatë, por a vë kush në dyshim që “nuk mund të fitohen pa para?”
Paratë i kanë dhënë formë politikës amerikane për një kohë të gjatë, por ajo që është e re është shkalla dhe karakteri i pakufizuar i shpenzimeve, që nga vendimi për Citizen United dhe Super PAC që ajo mundësoi. Statistika të Center for Responsive Politics tregojnë që rritjen e madhe të shpenzimve vitet presidenciale 2004 dhe 2008, por pastaj më 2012 gati u trefishua – dhe shenjat e tanishme sugjerojnë diçka që ‘e kemi parë deri tani.
Një analizë e New York Times zbuloi se rreth 130 familje dhe bizneset e tyre ishin donatorët e më shumë se gjysmës së parave të mbledhura nga kandidatët republikanë dhe Super PAC i tyre deri në gjysmën e këtij viti. (Gjërat nuk janë mëzirë kampin e demokratëve).
Profesori i të drejtës në Harvard Larry Lessing ka shkuar një hap më tej, dhe vetë kandidat për president me qëllim të vetëm për pastrimin e politikës, me një draft për aktin e barazisë qytetare që mbulon regjistrimin e votuesve, falsifikimin, ndryshimin e sistemit të votimit dhe reformimin e financimit të fushatave. Kur të arrijë këtë qëllim modest, ai do të japë dorëheqje dhe do t’ia lërë detyrën zëvendëspresidentit të tij. Në fillim të këtij viti ai tha se ai do të vazhdonte me kandidimin, nëse do të arrinte të mblidhte më shumë se 1 milionë dollarë, gjë që e ka bërë. Ne mund të mos kemi bukë të hamë, por Super PAC-u i Jeb Bush-it parashikon të harxhojë 37 milionë për reklama televizive deri në shkurtin e vitit të ardhshëm. Kështu që një nga problemet e fushatës për të reformuar fushatën financiare është… si të financojë fushatën e vet.
Nëse keni lexuar The Guardian, ose keni parë The Daily Show me John Stewart, ose programin GPS me Fareed Zakaria-n (në CNN), ose që përgjithësisht lundroni në mediet sociale, duhet të jeni në dijeni për kryqëzatën civile të Lessing. Por nëse shikoni politikën amerikane ashtu si e ndjekin shumica e amerikanëve, atëherë ndoshta nuk ia keni idenë përse bëhet fjalë. Mobilizim civil online përballë 4.4 miliardë dollarëve reklamë? Kjo funksionoi për të frenuar nja dy ligje të këqija për të drejtat e pasurisë intelektuale, por kjo ishte pingpong krahasuar me lojën e vrazhdë të futbollit amerikan.
Kështu që unë mendoj se nuk do të ndodhë këtë herë, por kjo nuk është arsye për të ndaluar. Winston Churchill dikur deklaroi se mund të mbështeteni te amerikanët për të bërë gjënë duhur, kjo pasi kanë provuar gjithë alternativat.
Mendimi im është se vitin tjetër gjërat do të shkojnë më keq, e ndoshta kështu dhe më 2020, para se të përmirësohen. Por alarmi për dëmin që ndikimi i ekzagjeruar i parave po i bën thelbit të demokracisë “me integritet përfaqësues” ka mbërritur tashmë në mediet mainstream. Do të vijë dita, por le të vijë sa më shpejt. Nuk rrezikojnë vetëm amerikanët me shëndetin e tyre të demokracisë.