Në qoftë se një ndryshim në orientimin politik është në interes të Amerikës, atëherë kjo është një ide e mirë. Nëse nuk është, atëherë është ide e keqe, dhe diçka që s’duhet ta bëjmë.
Në një epokë tjetër kjo do të ishte aq e dukshme sa s’do ishte nevoja të përsëritej. Por kujdesi për interesat tona kombëtare (ashtu siç parashikojmë që të tjerët të kujdesen për të tyret) ka hubmur gjatë rrugës nga liderët në dhjetë vitet e fundit, e tani tingëllon thuajse diçka demode.
Me këtë parim si guidë, disa pyetje për rivendosjen e marrëdhënieve më të ngushta me Kubën:
A ka qenë ndonjëherë në interes të vendit tonë të kishim, 90 milje larg brigjeve tona, një armik të deklaruar dhe aktiv?
Jo.
A është tani në interes të vendit tonë të kemi, 90 milje larg brigjeve tona, një armik të deklaruar dhe aktiv?
Jo.
A është në interesin e vendit përpjekja për të ndryshuar gjendjen, sikur dhe gradualisht e me shpresë, por me vetëdijen se prishja e staus qou-së mund të sjellë përfitime?
Po.
Nëse nisma e re del me sukses dhe e bën një armik të vjetër më pak aktiv ne do të jemi më mirë, dhe është gjithmonë e mundur, se jeta ka supriza, që të jemi shumë më mirë. Nëse nisma dështon ne nuk do të jemi më keq seç ishim dhe mund të kthehemi te rendi i vjetër, me largimin e ambasadës dhe ringritjen e barrierave të vjetra.
Kombet e mëdha janë si njerëzit. Ne formojmë zakonet e afeksionit dhe armiqësisë. Ajo për çfarë kemi nevojë është praktimi i realizmit të distancuar. Shpesh ata për të cilët krijomë afeksion na zhgënjejnë. Herë të tjera, ata përkundrejt të cilëve ndjejmë armiqësi kuptojmë se janë një armik i mundur, dhe qëndrimi i ri mund të rezultojë konstruktiv. Kyçi është ruajtja e vigjilecës ndaj situatave të reja dhe të përshtatja.
Fidel Kastro është një njeri i keq, i cili e mori një vend thuajse parajsë dhe e ktheu në një burg pluskues. Duke zëvendësuar një diktaturë ku korrupsioni lulëzoi për shkak të paaftësisë, ai krijoi një shtet totalitar komunist, i cili e bëri më keq gjithçka në vendin e tij. Ai i vodhi pasuritë, burkurinë dhe lirinë potenciale. Ai ishte gjithashtu një gjemb dhe kërcënim për SHBA, të cilën e urrente tmerrësisht. Të gjitha këto i bëri për më shumë se gjysmë shekulli.
Ai do të vdesë së shpejti, dhe vendin e tij e ka zënë i vëllai. Ky është një ndryshim situate.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kubën nuk do t’i japë “legjitimitet” regjimit të Kastros, siç si u shpreh gjithë pasion në këtë gazetë senatori Marco Rubio.
Asgjë nuk ofron legjitimitet.
Fidel Kastro e shkatërroi vendin e tij për një ideologji të vdekur dhe këtë e di gjithë bota. Më afër të vërtetës mund të jetë fakti që dëshira e vëllezërve Kastro për normalizim mund të shihet si pranim i dështimit të tyre. Ata kanë humbur gjithçka që i mbajti gjallë, nga Bashkimi Sovjetik te Venezuela, e pasur me naftë dikur. Qeveria Kastro ka ngecur. Ekonomia e tyre është një hiç. Nuk kanë fuqi. Ata gëzojnë një farë respekti nga disa qendra të caktuara, por shumë pak. Ata janë humbur, dhe e dinë këtë.
Pse të mos ta bëjmë tani?
Normalizimi nuk do të pasohet menjëherë me ndonjë mrekulli. Vëllezërit Kastro nuk do të thonë “nuk më besohet, tregu i lirë dhe demokracia janë realisht më të mirë, nuk e kisha idenë.” Kuba nuk do të bëhet demokratike brenda natës. Por përfshirja amerikane dhe prania – e turistëve, bisnesmenëve, dollarëve, teknologjisë dhe stilit amerikan – me kalimin e kohës do të kenë ndikim çlirues. Me shtimin e kontaktit do të krijohet një masë ndjenjash pozitive. Dhe kjo mund ta bëjë Kubën, me një gjeneratë ose më pak, një mike.
Dhe kjo do të ishte mirë për interesin kombëtar amerikan, sepse është më mirë të kesh një mik 90 milje larg sesa një armik të deklaruar dhe aktiv.
Hapja e Kubës mund të ketë ndikim në rikrishtërimin e një populli, të cilit i është ndaluar liria e besimit dhe partikimi i tij në breza. Kjo mund të jetë e mirë, për ata dhe për ne.
Nuk ka arsye të besojmë se shtimi i bashkëpunimi mes Amerikës dhe Kubës do ta inkurajojë një qeveri post-Kastro të jetë më agresive dhe armiqësore ndaj SHBA. Më shumë lëvizje dhe tregëti, përfshi praninë e mendieve, nuk do t’i japë asaj qeverie motiv për të abuzuar dhe shtypur popullin e vet. Sa për ushtrinë, nuk do të zgjasë shumë derisa oficerët të mësojnë sa fitojnë manaxherët në hotelin Hilton i ri, dhe do të kalojnë në shërbimin e hotelit.
Me hapjen reale, përfshi heqjen e embargos, gjithë presioni do të shkojë më shumë drejt prosperitetit më të madh dhe më shumë liri që do të çojë interneti dhe televizioni.
Në Kubën e ringritur, gjithë presioni do të jetë drejt lirisë. Jo drejt diktaturës.
Në Amerikë, me të drejtë u është kushtuar vëmendje kubano-amerikanëve në Florida dhe reagimit të tyre. Ata u dëbuan brutalisht nga regjimi komunist dhe u detyruan të largoheshin nga Kuba. Ata humbën gjithçka, erdhën këtu pa një kacidhe, dhe me talent e djersë fituan fuqi ekonomike dhe politike. Më të vjetërit, të cilët erdhën në vitet 1960, ndjejnë urrejtje – dhe i qëndrojnë besnikë asaj. Fëmijët e tyre e kanë më të dobët këtë ndjenjë, e brezi tjetër do ta ketë akoma më të paktë. Sepse gjithçka ndryshon. Nuk mund të lihet një politikë e jashtme të qeveriset nga urrejtja, edhe kur kjo është legjitime. Këshillë për qeverinë e SHBA: me kohë të përpiqet të krijojë një kornizë pune SHBA-Kubë, që të shpronësuarit të kenë mundësi të rimarin pronën.
Hapja e presdientit Obama duket e bërë me kujdes dhe e përcjellë shumë mirë. Ai ka mburojë të fuqishme në këtë sipërmarrje papën më popullor në histori, dhe qeverinë e Kanadasë, një vend popullor i përhershëm, kryministri i të cilës, i bëshmi dhe i qendrueshmi Stephen Harper, është kryeministri më i sukseshëm, në heshtje, në hemisferën veriore.
Duhet theksuar që hollësitë e marrëveshjes do të përmirësohen, me mbikëqyrje, pa shumë reklamë, se negociatori ishte vetë zoti Obama. Kjo duket, por ai tha, kur u kandidoi herën e parë për president, më 2008, se shpresonte për qasje të re ndaj Kubës, dhe e realizoi.
Diçka që duhet vënë re: Kur një qeveri ndërmerr një nismë kontroversiale, ajo ka prirjen, jo ta harxhojë shumicën e kohës pasuese për të garantuar mbarëvajtjen e saj, por të vërtetojë se ajo ishte nisma e duhur për marrë. Të gjithë ata që gjykojnë vazhdimin e hapjes së re duhet ta bëjnë këtë gjatë dhe pas saj.
Një shënim përbyllës: Gjithmonë kam menduar, siç është e padrejtë jeta shpesh, se Fidel Kastro do të përjetonte vdekjen e një monstre të lumtur, i plakur, në shtrat, me puro në gojë, dhe uski mbi komodinë. Ëndërra ime në vitet e fundit ishte që ky fund paqësor do të prishej nga kjo skenë: turistët amerikanë duke u hedhur përpjetë te dritrja e tij, për të bërë foto me telefonat e tyre. Turistët amerikanë lumë në ishull, miqësimi me njerëzit e tij, tregëtia me ta, që tregojnë përmes qëndrimit të tyre dhe me miliona bisedave se cili sistem është, faktikisht, më i pëlqyer. Kastro i shikon ata nga dritarja. Ai shtrëngon dhëmbët aq shumë sa e kafshon puron. Paraja dhe emocioni mund punën e jetës së tij. Ai e lë këtë botë në dijeni që humbi, në lojën më të madhe të historisë.
Hapni dyert, lëreni Amerikën ta përmbytë atë zonë dhe t’i bëjë ato fotografi. “Fidel, shiko këtej!” Tak. Blic. Fund.