Një juri miratoi gjykimin e kryetarit të parlamentit të shtetit të Alabamas (SHBA) për 23 akuza për korrupsion, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara të hënën.
Mike Hubbard, i cili udhëhoqi republikanët drejt fitores së të dyja dhomave të legjislativit të Alabamës më 2010, për herë të parë në 136 vjet, u akuzua zyrtarisht të premten për akuza që përfshijnë përdorimin e zyrës për përfitime personale dhe miratim ligjesh me konflikt interesi.
Duke iu referuar akuzës, e cila u miratua nga një juri në Lee County, Hubbard ka përfituar favore nga një radhë njerëzish të fuqishëm në Alabama, përfshi dhe ish-guvernatorin Bob Riley, republikan, bashkë me një numër biznesmenësh.
Akuzat, të cilat përfshijnë marrje sendesh me vlerë, janë shkelje të klasës B, të cilat, sipas ligjit të shtetit, secila prej tyre ka një masë dënimi makimale deri në 20 vjet burg dhe 30 mijë dollarë gjobë.
Në fjalën e tij të hënën, jashtë burgut të Lee County, ku është vendosur Hubbard, Mark White, avokati i tij, tha se Hubbard do t’i kundërshtonte akuzat, raportoi Alabama Media Group.
“Ne do të jemi gati të kundërpërgjigjemi,” tha White, sipas të njëtës organizatë informative.
White nuk iu përgjigj mesazheve që kërkonin koment.
Hubbard, i cili përballet me zgjedhjet që parrishikohet ti fitojë muajin që vjen, nuk është i detyruar të japë dorëheqjen për shkak të akuzave, tha Natalie Davis, profesoreshë në politologji në Birmingham-Southern University.
Rasti i Hubbard-it rrit perceptimin nes shumë qytetarëve në Alabama se politika në këtë shtet është një veprimtari e pistë, tha Davis.
“Ekziston ndjesia sikur paratë janë mbi tavolinë dhe të gjithë synojnë një pjesë prej tyre,” tha ajo.