PostBllokPostBllokPostBllokPostBllok
  • Kreu
  • Komente
  • Qasje
  • Histori
  • Lexime
  • Shtypi
  • Mediavulg
  • FoxLadyNews

    Kryeministri parë shqiptar në Beograd, 68 vjet pas Enver Hoxhës

    8.10.2014 Postbllok Author

     

    images (2)Ministri i jashtëm shqiptar thotë që Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në fund të këtij muaji, vizita e parë e një kryeministri shqiptar në 68 vjet, shkruan në faqen e elektronike të tij televizioni amerikan ABC News.

    Ditmir Bushati tha të premten se situata e minoritetit etnik shqiptar në krahinën e Preshevës dhe njohja e Kosovës do të jenë pjesë e bisedimeve të 22 tetorit.

    Beogradi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të vitit 2008, ish-provincë e Serbisë, por me shumicë të popullsisë shqiptarë etnikë.

    images (1)Hera e fundit që kryeministër i shtetit shqiptar ka vizituar Beogradin ishte më 1946, kur diktatori komunist Enver Hoxha u takua me udhëheqësin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito, pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet e dy ish-aleatëve u prishën më 1949. Tani të dyja vendet synojnë të anëtarësohen në BE.

     

    ABC News

     

    PostBllok | Të gjitha të drejtat e rezervuara
    • Kreu
    • Komente
    • Qasje
    • Histori
    • Lexime
    • Shtypi
    • Mediavulg
    • FoxLadyNews
    PostBllok