Në një periudhë kohore prej 25 vjetësh shoqëria njerëzore ka avancuar dukshëm në shumë fusha të jetës duke përfshirë, reformat ekonomike, modernizimin e teknologjisë dhe pjesëmarrjen demokratike (World Bank , 2014). Megjithatë, autorë të ndryshëm theksojnë se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, një sërë rreziqesh e vënë në pikëpyetje të ardhmen e shoqërisë njerëzore.
Misha Glenny e sheh rrezikun që i kanoset shoqërisë njerëzore në krimin e organizuar. Sipas tij: “Në dy dekadat e fundit mafia (ose siç ai quan ndryshe Ekonomia Botërore në Hije, ose McMafia) ka përjetuar një zhvillim të pa precedent. Tani ajo përbën afërsisht 15{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të GDP botërore.” Krimi i organizuar në botën e globalizuar vepron në të njëjtën mënyrë si bizneset e tjera, me zonat e veta të prodhimit dhe shpërndarjes të cilat shtrihen përgjithësisht në botën në zhvillim dhe janë shpesh nën kërcënimin e dhunës së tmerrshme dhe gjakderdhjeve.
Philip Zimbardo, e vë theksin tek sistemi. Sipas tij njerëzit ‘e rëndomtë’ mund të transformohen pa qenë e nevojshme të përdorin drogë, pasi përdorimi i proceseve social-psikologjike është mëse i mjaftueshëm. Sipas Zimbardos ekzistojnë disa procese sociale që grasatojnë tatëpjetën e së keqes: Pa mendje hidhet hapi i parë i vogël; Çnjerëzimi i të tjerëve; Deindividualizimi i vetes; Shpërhapja e përgjegjësisë personale ; Bindje e verbër ndaj autoritetit; Konformizëm me normat e grupit; Toleranca pasive ndaj së keqes nëpërmjet mosveprimit ose indiferencës.
Duke i’u referuar studimit të Stanford ai thekson se (eksperimenti) ishte paralajmërim për operacionet ushtarake: nëse njerëzit posedojnë pushtet pa kontroll ata do të kenë prirjen për të abuzuar.
Shembulli 1. Si një dëshmitar i ngjarjeve që ndodhën në burgun e Abu Graib, Zimbardo, thotë: Disa vjet më parë, jam i sigurt që u tronditët po aq sa unë nga publikimi i abuzimeve të ushtarëve amerikanë me të burgosurit në një vend të çuditshëm, në një luftë të debatuar shumë: Abu Graib në Irak. Dhe këta ishin gra dhe burra që po i detyronin të burgosurit të bënin veprime tepër turpëruese. U trondita, por nuk u habita, sepse i kisha parë këto paralele vizuale kur isha mbikëqyrës i burgut në Studimin e Burgut të Stanford.
Shembulli 2. 912 qytetarë Amerikanë u vetëvranë ose u vranë nga familja ose miqtë në xhunglën e Guajanës në 1978, sepse i’u bindën verbërisht një njeriu, pastorit të tyre (jo priftit), Reverendit Xhim Xhouns.
Studimi i Milgramit tregoi se si autoriteti i individit mund të kontrollojë njerëzit. Shumicën e kohës ne jemi në institucione prandaj studimi i Burgut në Stanford është studim i pushtetit të institucioneve për të influencuar sjelljen e individëve.
Një vëmendje të veçantë Zimbardo u kushton pasuesve, përse ata vrasin (ose vetëvriten) në emër të udhëheqësve të tyre. Cila është vija, kufiri kozmik, që shndërron një person të mirë, qytetar të ndershëm, në një vrasës masiv, pa ndërgejgje për veprat djallëzore dhe pa keqardhje për shkatërrimin e jetës së njerëzve? Si mbahet kjo linjë? Çfarë do të thotë ta kalosh atë?
Bindja ndaj autoritetit dhe deindividualizimi janë dy proceset kryesore. Hiqjuni njerëzve ndjenjën e të qenit të veçantë dhe individualitetit, sepse kjo inkurajon spontanitet, rebelim dhe pavarësi! Bëjeni këtë duke i mbytur në grupe! Vishjuni uniforma! Fshihini ata me kapuç dhe maska!
Duke i’u referuar studimit të John Watson mbi ndikimin e pamjes tek luftëtarët ai sjell në pah një rezultat të frikshëm. Në 23 kulturat e studiuara Watson zbuloi se: Në rastet kur luftëtarët nuk e ndryshonin pamjen e tyre vetëm 1/8 vrisnin, torturonin, apo gjymtonin. Nëse ndryshonin pamjen (visheshin me uniformë), 12 në 13 vrisnin, torturonin apo gjymtonin, dhe kjo vinte si pasojë e pushtetit të anonimitetit.
Heroizmi si kundërhelmi i së keqes
Në studimin e tij Zimbardo i bën një kritikë të fortë promovimit të heronjve që fëmijët shohin në jetën e përditshme nëprmjet televizionit. Sipas tij: heronjtë tradicionalë të shoqërive tona janë të gabuar, sepse ata janë përjashtim, sepse kanë talente mbinjerëzore. Për Zimbardon, ‘ideja e heroizmit është se janë njerëzit e zakonshëm ata që bëjnë vepra heroike’, prandaj është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë që shumica e heronjve janë njerëz të jetës së përditshme.
Heronjtë janë njerëzit e zakonshëm, veprimet sociale të të cilëve janë të jashtëzakonshme. Psikologjia e heroizimit është si t’i inkurajojmë fëmijët në rrugën e heronjve të rinj dhe t’i mësojmë atyre aftësitë për të qenë heronj, duke u mësuar të qenit deviantë, sepse kjo i ndihmon ata që të shkojnë kundër bindjes së grupit. Sipas Zimbardos çelësi i heroizmit mbështetet në dy aspekte: Duhet të veprosh kur njerëzit e tjerë janë pasivë; dhe duhet të veprosh me fokus mbi shoqërinë, jo veten.
Për të ilustruar heroin e zakonshëm Zimbardo na sjell rastin e Uesli Otri (një punëtor ndërtimi afro-amerikan), heroit të trenit nëntokësor në New York. Teksa po priste në stacion ai pa një burrë të bardhë teksa rrëzohet mbi shinat e trenit. Treni është duke u afruar. Në stacion ka 75 vetë, por ata të gjithë janë të ngrirë. Otri ka një arsye të mos përfshihet. Është afro-amerikan, tjetri është i bardhë, dhe mbi të gjitha (Otri) ka me vete dy fëmijë të vegjël. Përkundrazi, ai ia jep fëmijët një të huaji, hidhet mbi shinat, e shtyn tjetrin midis shinave, shtrihet mbi të, treni u kalon sipër. Uesli dhe tjetri, 52 cm lartësi. Treni është vetëm, 53 cm i lartë nga toka, 1cm do t’ia kishte hequr atij kokën. Kur u pyet për aktin e tij ai përgjigj: “Bëra atë që do të kishte bërë çdokush,” hedhja në shina nuk ishte ndonjë gjë e madhe.
Teksa shoqëria zhvillohet mundësi të reja dalin në pah bashkë me to sfida e rreziqe, të vjetra apo të reja, dalin në skenë si problemet e mjedisit, krimi i organizuar e sistemet politike shtypëse. Nëse nuk identifikohen, vlerësohen e adresohen në mënyrën e duhur ato mund t’a çojnë shoqërinë njerëzore drejt rrënimit. Për të qenë e suksesshme një shoqëri duhet të përqafojë ndryshimin, të parashikojë rreziqet, të përgatitet për dhe t’i menaxhojë ato në mënyrën e duhur. Për të arritur suksesin ne duhet të kultivojmë heronjtë e së ardhmes, ata që do kenë kurajon të kundërshtojnë sistemin kur ai është i padrejtë. Kujtoni Kartën e UNESCO-s, që deklaron: “Që kur luftërat filluan në mendjet e njerëzve, janë mendjet e njerëzve vendet ku ne duhet të ngremë fortesat e paqes”