Jacob Heilbrunn
The National Interest
George Orwell deklaroi dikur që Bashkimi Sovjetik i Stalinit ishte një vend ku moti i një dite më parë mund të ndryshohej me dekret. Me sa duket, as Amerika nuk është imune ndaj këtij impulsi totalitar. Ky shfaqet gjithnjë e më shumë në politikën e korrektesës, një fenomen që po lulëzon në universitetet elitë të Amerikës. Mos kini asnjë dyshim: implikimet autoritariste të kësaj lëvizjeje, siç thekson Jonathan Chait në revistën New York, nuk duhen përçmuar. Përkundrazi. Tribunat e korrektesës politike, thekson Chait, “mbartin ideale e një lëvizjeje që e konsideron delegjitimimin e mendimit kundër si qëllim të dorës së parë.”
The New York Times po boton një lajm për një sulm kundër Woodrow Wilson – ose më saktë, kundër Shkollës së Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare Woodrow Wilson. Një grup studentësh i quajtur Lidhja e Drejtësisë së Zezë kërkon që Universiteti i Princeton, në imazhin e të cilit Wilson kontribuoi në fillim si profesor, pastaj si president i shkollës, të pranojë “trashëgiminë raciste të Woodrow Wilson” dhe të heqë emrin e tij nga politikat publike të universitetit dhe kolegjit rezidencial. Për balancim masash, studentët radikalë duan që Princeton të futë kurse për “historinë e popujve të margjinalizuar” si dhe “trajnim për kompetencë kulturore.”
Atëherë, Wilson, një hero i madh progresist, përhapës i demokracisë dhe lirisë në botë, ishte vërtetë racist – një cilësi negative që ai e kishte të përbashkët me shumë bashkëkohës të tij. Në rastin e Wilson, ai e mori shumicën e këndvështrimit për botën nga babi i tij, i Përndershmi Joseph Ruggles Wilson, një demokrat nga jugu që mbrojti me forcë skllavërinë me argumente biblike. Një nga meshat e tij, shkroi historiani Arthur S. Link, “ishte kaq e fortë në mbrojtje të skllavërisë saqë kongregacioni i kishës porositi shtypjen e saj.” Për të atin, i biri, shkruan W. Barksdale Maynard në biografinë e tij për Woodrow Wilson, supozohej të ishte një hero i jugut që do të shpëtonte Amerikën: “retorika e shpëtimit kombëtar do të përshkruante shumicën e jetës së Wilson-it, së bashku me ndjenjën e një zotërimi triumfues dhe pa hakmarrje madje.”
Në të njëjtën kohë, Link bën kujdes të theksojë që qëndrimet e Woodrow Wilson ishin më të avancuara se disa nga bashkëkohësit e tij nga jugu. “Që më 1881, shohim që Wilson shkruante me shpresë për zhvillimin e një klase pronarësh me ngjyrë të pavarur dhe të fortë, në mbrojtje të shkollimit të detyruar për zezakët të cilët nuk duan të shkojnë në shkollë, dhe në përkrahje të veprimit politik të zezakëve.” Si president, Wilson, që i shikonte zezakët si “injorantë dhe racë inferiore”, riktheu segregacionin e fuqisë punëtore federale, një gjurmë e turpshme në veprimtarinë e tij për të cilën është shkruar shpesh.
Pra, Wilsoni kishte, siç ka ndodhur me shumë udhëheqës botërorë të famshëm, mangësitë e veta – mungesën e dëshirës për kompromis, vizione të mëdha pa mjetet për t’i zbatuar, temperament të prerë, dhe një bindje të brendshme për superioritetin racial të të bardhëve. Por çfarë do të thotë përpjekja për ta gjykuar dhe ndëshkuar që nuk kishte standarde të shekullit të njëzetenjë? Ku do të mbarojë ky impuls për pastrimin e të shkuarës nga mëkatet? A duhet që Uashington DC, që mban emrin e një pronari skllevërish, të marrë një emër tjetër? A duhet prishur Memoriali i Jefferson-it?
Kjo është një lojë ambiciesh të parëndësishme me pasoja reale në klimën intelektuale në universitete. Studentët nuk përpiqen më të kuptojnë pse pishtarët e një tjetër periudhe mendonin siç mendonin, të përpiqen t’i fusin në një kontekst më të gjerë.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Shtytja për korrektësi politike ka pasoja domethënëse për debatin e tanishëm, diçka për të cilën nuk janë të interesuar partizanët e virtytit bashkëkohor. Ideja është që mendjet e tyre të njoma duhet të ruhen të paprekura nga bota e madhe. Ata duan që t’i mbrojnë nga ndjenjat subversive, dhe jo t’i ekspozojnë përballë ideve të kundërta. Kërkojnë “hapësirat e mbrojtura” dhe shqetësohen nga “mikro-agresionet”.
Disa institucione po reagojnë. Universiteti i Çikagos publikoi një raport në janar që deklaronte se “nuk është roli i duhur i universitetit që të përpiqet t’i izolojë ata nga ide dhe opinione që atyre u duken të padëshiruara, me të cilat nuk janë dakord apo që u duken thellësisht fyese.”