Duke pasur parasysh dënimin “e padrejhtë dhe të rëndë” me burg të përjetshëm që Koreja e Veriut komuniste i dha priftit kanadez Hyeon Soo Lim për veprimtarinë si misonar i krishterë, dhe pretendimin e fundit për shpërthimin me sukses të bombës me hidrogjen, i përshkruar nga ministri i Jashtëm kanadez Stéphane Dion si “një kërcënim i rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, është koha që të ngrihet Memoriali i Viktimave të Komunizmit në Otava, dhe për kritikët e tij, të ndalojnë lojën e futbollit për vendin e vendosjes, madhësinë, dizajnin.
Si një emigrant polak unë jam i vetëdijshëm për ideologjinë egërsisht ateiste dhe sektare të komunizmit, së bashku me pasojat e tij. Nga këndvështrimi i botës sonë të rrezikuar gjithnjë e më shumë, është i nevojshëm një kujtim fizik për relitetin e të jetuarit (në të tashmen ose të shkuarën) nën ideologji totalitare si komunizmit, i themeluar nga filozofët gjermanë Karl Marx dhe Friedrich Engels, që më vonë u përhap si një epidemi vrasëse nga Vladimir Lenini, revolucionari rus – “hero” për ca njerëz. Kjo murtajë ideologjike vlerësohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz në gjithë botën, nga Uria e Madhe nën Mao Ce Dunin te Holodomos [edhe kjo krizë urie] në Ukrainë, te fushat e ekzekutimit në Kamboxhia nën Kmerët e Kuq, te spastrimet e Stalinit.
Për fat të keq, ata që u zhdukën nga komunizmi nuk kanë varre. Si shembull personal, në fillim të viteve 1940, vendlindja ime Polonia kishte dy milionë viktima që ranë pre e shtypjes së komunizmit rus, kur me urdhër të diktatorit Stalin ata u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe u çuan me makina kafshësh në kampet e punës në Siberi. Shumica e tyre vdiqën më vonë nga uria ose sëmundjet. Stalini e goditi Poloninë pas shpine edhe kur burgosi 21857 nga qytetarët e saj më të shkolluar, patriotë me influencë më 1939 – kryesisht oficerë polakë. Nga këta, 4400 u masakruan në pyllin e Kitinit më 1940 dhe u varrosën në varre masive. Për këtë krim më vonë u akuzuan nazistët. Pjesa tjetër e viktimave nuk dihet ku janë – ndoshta janë ende të pa zbuluar në varre masive.
Ne në Kanada, si një shoqëri multikulturore, ku tetë milionë njerëz i kanë rrënjët në vende komuniste, ua kemi kaq borxh milonave të vrarë nga komunizmi sa të mos kemi frikë të themi emrat e organizatorëve të këtyre krimeve. Është detyra jonë morale. Nëse ata që u zhdukën nga nazistët e Gjermanisë meritojnë përkujtimin tonë dhe muzeume, po ata 100 milonët që u zhdukën nga duart e tiranëve komunistë nuk meritojnë të njëjtin përkujtim dinjitoz?
Një monument kanadez madhështor në një vend të dukshëm do të ishte një përgjigje e përshtatshme për të përfaqësuar vendet staliniste të sotme si Koreja e Veriut – një simbol i dukshëm i kurajos dhe përkujtimit tonë. Për tepër, do të ishte një dhuratë e çmuar për të shkuarën, përderisa ne kanadezët krenohemi me multikulturalizmin tonë, lirinë dhe ndjenjën e drejtësisë ndaj gabimeve të së shkuarës. Megjithatë, nëse ne nuk arrijmë të ruajm me respekt këtë dhuratë të çmuar të historisë së kombeve, a nuk do të humbiste vendi ynë dhe gjithë bota pjesë nga vetëdija e saj?
Kontributi ogurzi i komunizmit në historinë e njerëzimit ka qenë më së pari, siç dëshmova më sipër: gjenocid në gjithë botën; shtypje e shumë vendeve; dhe një pengesë shtesë mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik gjatë krizës kubane të raketave, ku shpëtuam për mrekulli nga një kataklizmë globale – një luftë bërthmaore, jo me miliona vitkima, por miliarda ndoshta. Le të mos e lëmë këtë lloj historie të përsëritet. Ajo që gjithë të këqijat duan të mbijetojnë dhe të ngrihen është të mbeten të fshehura dhe të harruara.
ottawacitizen.com