Kisha e Anglisë botoi një letër 52 faqe ku parashton shpresat e saj që partitë politike të përqafojnë “një vizion moral të përshtatshëm për vendin që dëshirojmë të jemi” para zgjedhjeve të përgjithshme në maj. Në të peshkopët kryesorë të Anglisë trajtojnë tema si detyra e kishës për të marrë pjesë në debatin politik në shoqëri konsumatore në rritje, për reformën sociale dhe rolin e Britanisë në botë. Këtu janë ca shkurtime nga pjesët kyçe të letrës:
Kush është fqinji im?
Në këtë pjesë, peshkopët parashtrojnë motivacionin principal për përfshirjen e kishës në shoqërinë e gjerë. Letra shpjegon se të krishterët besojnë që qeniet njerëzore janë krijuar në imazhin e Zotit dhe thekson: “Por ne nuk jemi krijuar në izolim. Ne jemi pjesë e një krijese që duhet mbrojtur dhe jo vetëm të përdoret dhe konsumohet”. Peshkopët bëjnë thirrje për një “trajektore politike.” Letra thekson se qëllimi i saj është të ndihmojë anëtarët e kishës të marrën në konsideratë mënyrën si të negociojnë “në këto kohë të rrezikshme për të ndërtuar atë lloj shoqërie që thonë se e duan shumë njerëz”, diçka që votuesit mendojnë se nuk ua ofrojnë partitë politike.
Detyra e kishës të përfshihet në debat politik
Kisha ka detyrim të përfshihet në procesin politik, sipas letrës, dhe të krishterët “kanë përgjegjësi si gjithë qytetarët e tjerë të marrin pjesë në strukturat demokratike të vendit tonë”. Peshkopët pohojnë se pretendimi që feja dhe jeta politike duhet të jetë ndara është “vazhdimisht e pasinqertë”, dhe nënkupton që politikanët janë të kënaqur që kisha të flasë për çështje politike për aq kohë sa ajo është dakord me këndvështrimin e tyre.
Neutraliteti politik
Autorët e hedhin poshtë idenë që letra u thotë anëtarëve të kishës të “votojnë për atë apo këtë parti”, dhe shkruajnë se, nëse kështu është perceptimi, “ata janë keqkuptuar”. Anglikanët nuk kanë një këndvështrim të vetëm, thotë letra, për partinë politike që ka përgjigjet më të mira për sfidat me të cilat përballen votuesit.
Çfarë duhet të kërkojë votuesi nga kandidati?
Peshkopët anglikanë shkruajnë se këto zgjedhje ofrojnë një mundësi për të “hedhur farën e një politike të re” dhe të inkurajojë votuesit të mbështesin kandidatë dhe programe që shfaqin gjashtë vlerat e mëposhtme:
(1) Frenimi dhe ndryshimi i akumulimit të pushtetit dhe pasurisë në gjithnjë e më pak duar, qofshin duart e shtetit, korporatave apo individëve. (2) Përfshirja e qytetarëve në një nivel më të thellë në marrjen e vendimeve që kanë ndikim më të madh. (3) Njohja e komuniteteve të veçanta, qoftë të përcaktuar nga gjeografia, feja ose kultura, të cilët përbëjnë shtetin dhe t’i mundësojë ata të lulëzojnë dhe marrin pjesë së bashku. (4) Trajtimi i elektoratit si njerëz me rrënjë, detyrime dhe tradita dhe të të gjithëve të na drejtohen në lidhje me të mirën e përbashkët dhe jo thjesht si konsumatorë me interesa vetjake. (5) Demonstrimi se të dobëtit, të varurit, të sëmurët, të moshuarit dhe të brishtët janë persona me vlerë të barabartë si gjithë të tjerët. (6) Ofrimi i një debati të pjekur për rolin e Britanisë në rendin botëror dhe mundësitë e detyrimet që e shoqërojnë atë.
Kultura politike Mbretërisë së Bashkuar
Publiku ndihet i veçuar nga jeta politike, sipas letrës, dhe “të gjitha partitë politike janë në krizë për të gjetur një vizion bindës”. Peshkopët thonë se tani është koha të shkojmë përtej “politikës zinxhir” dhe të fokusohemi te e mira e përgjithshme – kjo përfshin pjesëmarrjen e më shumë njerëzve në përpunimin e një vizioni politik.
Roli i shtetit
Peshkopët thonë se komunitete të ndryshme kanë nevoja të ndryshme – dhe mund të zgjedhin prioritete të ndryshme. Por, thonë ata, ekziston një “faktor kthjellimi” kur ligji dhe rregullat ndërhyjnë së tepërmi në jetën e përditshme. Letra kërkon:
Një justifikim më të fortë për shtetin, një shpjegim më të mirë për qëllimet e qeverisë, dhe një mënyrë të foluri më serioze për taksat. Roli i institucioneve ndërmjetëse – për shembull, shoqata e strehimit – pranohet, dhe peshkopët thonë se institucione të tilla anashkalohen nga politikanët dhe ato kanë vështirësi të ushtrojnë ndikim.
Roli i familjes
Letra shpjegon: ne jemi më shumë njerëzorë kur e dimë që varemi nga tjerët. Kjo është diçka që e mësojmë në familjet tona, nëse kemi fatin e mirë të provojmë bekimin e jetës familjare. Dhe shton: “familjet nuk janë vetëm për fëmijë”.
Ekonomia
Peshkopët shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar përballet me një krizë të sistemit bankar dhe strehimit. Letra bën thirrje që teoria e ekonomisë të kuptohet si një disiplinë morale dhe pretendon se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të ekzagjeron e vë theksin te konkurrenca dhe i ngjan darvinizmit shoqëror. Ajo e shpall si: konsumi, dhe jo prodhimi, ia ka arritur të na përkufizojë, dhe individualizimi i ka bërë njerëzit të huaj për njëri-tjetrin.
Varfëria dhe pabarazia
Peshkopët thonë se pabarazia materiale është rritur dhe në terma praktikë ata janë pro një page për të jetuar. Letra thotë: “Tradita biblike nuk është e ‘anuar nga i varfri’, si thuhet shpesh, por paralajmëron në mënyrë konstante kundër grumbullimit të pushtetit të madh në pak duar. Kur kjo ndodh, ndjenjat njerëzore provokohen deri në pikën e shpërthimit”.
Papunësia
Letra thotë se është lajm i mirë që papunësia në Mbretërinë e Bashkuar nuk është rritur siç ishte parashikuar. Dhe shton: “Papunësia ka qenë prej kohësh shkatërruese e dinjitetit njerëzor.”
Shëndeti
Letra trajton çështjen e vetmisë në shoqëri dhe thotë: “Nëse kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara, të sëmurët për vdekje ose njerëz me sëmundje mendore, do të bëhej në kontekstin e një rrjeti mbështetës miqsh, fqinjësh dhe aleatësh, frika e të qenit barrë për të tjerët nuk do të çonte shumë prej tyre ta nënvlerësonin jetën e tyre deri në atë pikë sa shumë prej tyre përpiqen t’i japin fund asaj”.
Emigracioni
Fqinjësia është temë qendrore e letrës, dhe peshkopët thonë: “Ka një oreks në rritje për të shfrytëzuar fatkeqësitë, për të gjetur koka turku dhe për të krijuar pengesa mes popujve dhe shteteve”.
Arsimi
Peshkopët shkruajnë se shkollat duhet të modelojnë një komunitet të komuniteteve. Ata shtojnë: “Qëllimi i shkollimit nuk është që t’i përgatitë njerëzit të bëhen njësi ekonomike, por të kultivojë aftësinë e tyre që të lulëzojnë si vetvetja dhe të kërkojnë lulëzimin e të tjerëve.
Mjedisi
Peshkopët shkruajnë se ata përkrahin politika që respektojnë mjedisin natyror: ne i përkasim të gjithë një krijimi që duhet të mbrohet dhe jo thjesht të përdoret dhe konsumohet.
Roli global i Britanisë
Nevoja për aleatë ndërkombëtarë të fortë pranohet dhe peshkopët thonë: “Pa kuptuar pushtetin dhe fenë, është e pamundur të kuptohen dinamikat e politikës globale sot”. Po, “perceptimi ynë e ndërvarësisë politike dhe kulturore është shumë mbrapa”, sipas letrës.
Mbrojtja dhe lufta
Ndërhyrja ushtarake nga ana e Britanisë nuk është gjithmonë e gabuar, shkruajnë peshkopët, megjithatë “përkrahja nuk duhet ofruar në mënyrë të verbër”.
Zhvillimi ndërkombëtar
Peshkopët janë pro ndihmës për vendet e tjera, dhe shkruajnë: “Qeveria duhet të lavdërohet për caktimin e 0.7 për qind të GDP ndihmë për vende të tjera, në këto kohëra të vështira financiare. Letra vazhdon: Për çdo palë që heq dorë ose pakëson këtë përkushtim do të ishte një papërgjegjshmëri globale në kuptimin pragmatik si dhe do të nënkuptonte që imperativi moral i bashkësisë dhe pajtimit nuk vlen hiç”.
Kërcënimi nga ekstremizmi dhe konfliktet me frymëzim fetar
Liderët anglikanë shkruajnë se kërcënimi i vazhdueshëm për stabilitetin e të gjithë kombeve na kujton për “varësinë tonë te njëri-tjetri” dhe shton: “Përgjigja ndaj “religjionit të zemëruar” nuk është margjinalizimi i fesë në përgjithësi ose që të shikohet besimi fetar si një lloj problemi”. Peshkopët shtojnë: “Duhet pranuar se përkushtimi fetar është i përhapur në mënyrë jashtëzakonshme dhe njerëzit e të gjitha besimeve historike kanë shumë gjera që mund t’i ofrojnë vizionit për një shoqëri të mirë dhe një botë paqësore”.