Kina deklaroi të martën se do të krijojë një fond të ri investimesh prej tre miliardë dollarë me objektiv Europën qendore dhe lindore, në përpjekje për të forcuar bazat e saj në rajon si një derë për në Bashkimin Europian.
Kina e shikon Europën qendrore dhe lindore si një treg të pasur dhe si urë drejt Bashkimit Europian, e joshur nga pagat relativisht të ulëta, fuqia punëtore e arsimuar dhe qëllimi për zhvillim në periferi të BE.
Investimet kineze në rajon zakonisht vijnë në formën e kredive të financuara nga bankat shtetërore kineze për projekte që zbatohen nga kompani kineze, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës.
Megjithatë, kryeministri kinez Li Keqiang, duke folur në një samit me drejtuesit e 16 vendeve nga Eurpa lindore dhe qendrore në Beograd, tha se Kina do të hapte “një model të ri financimi dhe investimi.”
Gjatë vizitës treditore, Li pritet të ratifikojë një marrëveshje me Hungarinë dhe Serbinë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësis së lartë që lidh Beogradin me Budapstin.
“Sa i përket palës kineze, ne mund të krijojmë një fond me vlerë 3 miliardë dollarë,” tha Li në samit.
“Ne parashikojmë mënyra të reja bashkëpunimi përmes panteritetit shtet-privat, marrëveshje të ndryshme financimi që do ta bëjnë bashkëpuinimin tonë më eficent, më produktiv, e duke bërë këtë do të plotësohen gjithë dëshirat e shteteve të BE për respektimin e rregullave,” tha ai.
Mikpritësi i Li-së, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, aludoi gjithashtu për gjetjen e rrugëve të reja për financim, duke shfaqur shqetësim në lidhje me nivelin e borxheve në rajon.
“I një rëndësie të veçantë është diversifikimi i sistemit të financimit mes palëve të interesuara, duke hedhur hapa drejt financimit të projekteve në investime përmes koncesioneve ose partneritetit shtet-privat,” tha Vuçiç.
Në 2012, Kina shpalli një linjë kreditimi 10 miliardë dollarë për një rajon që përbëhet nga anëtarët më të rinj të BE dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor të cilat nuk janë ende pjesë e BE, por përpiqen të anëtarësohen.
Të martën, Li do të inagurojë një urë të ndërtuar nga kinezët me vlerë 170 milionë euro, që kompleton një unazë autostradë të Beogradit. Ai tha të martën se një hekurudhë e shpejtësisë së lartë mes Beogradit dhe Budapestit të mbarojë brenda dy viteve.
Projektet përputhen me planet e Kinës për zgjeruar praninë e saj në portin kryesor të Greqisë, Pire, ku kompani ndërkombëtare kineze Cosco fitoi një koncesion 35 vjeçar në 2009, për zgjerimin e tij, si portë për në Ballkan dhe Europën qendrore.