Charles Duxbury/ Christina Zander
Wall Street Journal
Suedia u zgjua të hënën me tituj që mund të ishin huazuar nga shtypi i viteve 80, pasi kërkimet për një nëndetëse të huaj në bregdetin lindor të vendit nordik hynë në ditën e katërt.
Të dielën në mbrëmje marina suedeze publikoi një imazh të turbullt që dukej se ishte një lloj makinerie, e cila lëvizte mes ishujve të arkipelagut të Stokholmit, 80 km në lindje të kryeqytetit.
Fotoja, e bërë nga një qytetar i thjeshtë, nuk e ishte shumë e qartë për të identifikuar objektin, por në të dukej diça e gjatë dhe e bardhë në ujë, me një objekt më të vogël, i zi, me drejtim nga ana e sipërme e tij.
Admirali i marinës suedeze, Anders Grenstand, tha në një konferencë për shtyp se fotoja tregon diçka që ai e emërtoi si “veprimtari të huaj nënujore”, por nuk pranoi të thoshte se cili vend mund të fshihej pas dyshimeve për shkelje territoriale.
Ministri i Mbrojtjes, Peter Hultqivist, tha se marina nuk e kishte verifikuar ende natyrën e aktivitetit dhe nuk ishte në gjendje të thoshte kush mund të ishte përgjegjës.
Megjithatë, dyshimet menjëherë u drejtuan nga Rusia, pasi kohët e fundit avionët rusë e kanë shkelur disa herë hapërsirën ajrore të Suedisë. Zbulimi aksidental i një nëndetëseje ushtarake sovjetike mbetet një temë e përhershme diskutimi në Suedi, megjithëse ngjarja ka ndodhur më 1981.
Dalja në breg e asaj nëndetëseje, U137, në shkëmbinjtë e qytetit suedez Karlskrona 33 vjet më parë, çoi në ngrirjen e marrëdhënieve mes Stokholmit dhe Moskës. Kryeministri suedez i atëhershëm, Thorbjorn Falldin, lëshoi urdhërin e famshëm tashmë për ushtrinë suedeze që të “mbronte kufirin”, ndërsa anijet sovjetike u afruan në ndihmë të nëndetëses së aksidentuar, e cila përfundimisht u shoqërua drejt ujërave ndërkombëtare.
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ruse hodhi një ide alternative për origjinën e mundshme të nëndetëses, duke u thënë angjencive lokale të lajmeve të hënën se gjasat ishin që ajo të ishte hollandeze.
“Me qëllim të ulim tensionet në Detin Balltik dhe t’u kursejmë para takspaguesve suedezë, u rekomandojmë t’u kërkojnë shpjegim komandantëve të marinës hollandeze,” tha ai.
Zëdhënsi rus shtoi se gjatë javës së kaluar një nëndetëse hollandeze kishte zhvilluar manovra taktike afër Stokholmit, përfshini dhe dalje në sipërfaqe në raste urgjence, fotot e së cilës u shfaqën në shtypin suedez.
Ministria e Mbrojtjes e Hollandës deklaroi se gjatë fundjavës nuk kishte pasur nëndetëse hollandeze në bregdetin suedez. Megjtihatë, një nëndetëse hollandeze ishte në Stokholm javën e kaluar si pjesë e një stërvitjeje vjetore në ujërat norvegjeze, por ajo u largua për në Tallin të enjten.
Rritja e tanishme e tensioneve rreth Detit Balltik është prova e parë për zotin Hultqvist në detyrën e ministrit të mbrojtjes, i emrëuar pas zgjedhjeve që u zhvilluan në shtator.
Radio publike suedeze tha se të hënën u panë duke patrulluar anije ushtarake pranë pjesës së arkipelagut ku janë vërejtur tre nga lëvizjet e dyshimta për nëndetëse.
Marina tha se po i vazhdonte operacionet në largësi të bregut me “fuqi të palëkundur”, raportoi radio suedeze.
Kontrolli për nëndetësen vjen pas një radhë shkeljes të hapësirës ajrore suedeze nga avionët rusë, prej të cilëve rasti më serioz ishte në mes të shtatorit. Ministri i jashtë suedez i atëhershëm, Carl Bildt, i paraqiti një ankesë zyrtare ambasadës ruse në Stokholm, pasi dy avionë fluturuan në jug të ishullit suedez Oland. Zoti Bildt tha se ishte hera e parë në tetë vjet si ministër që iu desh të thërriste një ambasador për t’i dorëzuar një notë proteste.
Shtetet balltike janë në gatishmëri të lartë edhe ngaqë një oficer i shërbimit të fshehtë estonian u ndalua nga autoritet ruse muajin e kaluar, i dyshuar për spiunim.