Jean-Francois Rosnoblet
Reuters
Lufthansa tha të mërkurën se nuk mund ta shpjegonte arsyen e përplasjes së avionit të degës së saj Airbus në alpet franceze, duke vrarë 150 veta në bord, ndërsa hetuesit u përpoqën të zbulojnë se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin më të rëndë ajror në Francë në 15 vitet e fundit.
Hetuesit thanë se largësia e zonës së rrëzimit të avionit do të thoshte se do të duheshin ditë për të pasur një pamje të qartë për tragjedinë e të martës.
Megjithatë, ata thanë se fakti që mbetjet e avionit ishin përhapur në zonë të ngushtë tregonte që A320 nuk ka shpërthyer në ajër, duke nënkuptuar që nuk mund të fajësohej një sulm terrorist.
“Është e pa shpjegueshme që një gjë e tillë t’i ndodhë një avioni pa probleme teknike dhe me një pilot me përvojë të Lufthansës,” tha shefi ekzekutiv i Lufthansës, Carsten Spohr, për gazetarët në Frankfurt.
Lufthansa tha se avioni 24 vjeçar kishte pasur të hënën një riparim te foleja nga del rrota e parë gjatë uljes. Një zëdhënës tha se riparimi nuk ishte për çështje sigurie, por për të pakësuar zhurmën.
Policë dhe ekipe ekipet mjeko-ligjore hetuan zonën me këmbë ose me helikopterë, rreth 100 këm në veri së Nisë (Francë), ku avioni u rrëzua gjatë rrugës për në Dyseldorf (Gjermani) nga Barcelona.
“Kur shkojmë në zonë aksidenti ne parashikojmë të gjejmë pjesë nga trupi i avionit. Por aty nuk kishte asgjë,” tha piloti Xavier Roy, që koordinonte operacionet ajrore.
Roy tha se ekipe hetuesish kishin shkuar me helikopterë në vendin e ngjarjes dhe po punonin së bashkunë lartësi rreth 2000 metra.
Ai tha se do të duhet të paktën një javë për të nxjerrë mbetjet e viktimave.
Para aksidentit nuk ishte marrë asnjë telefonatë shqetësuese, por autoritetet franceze thanë se ishte gjetur njëri nga “kutitë e zeza” të avionit, incizuesi i kabinës, megjithëse kishte nevojë të riparohej.
“Kutia e zezë është dëmtuar. Na duhet ta rregullojmë në orët e ardhshme që të jemi në gjendje të zbulojmë këtë tragjedi,” i tha radios RTL ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve.
Në total, në aksident u vranë 72 gjermanë, i pari aksident i një avioni pasagjerësh që nga viti 200 në tokën franceze, kur ndodhi aksidenti i Concord-it në periferi të Parisit. Zyrtarët spanjollë thanë se mes viktimave ishin 69 spanjollë.
Viktimat e tjera ishin një amerikan, një maroken, një danez dhe nënshtetas nga Britania, Argjentina, Australia, Belgjika, Kolumbia, Danimarka, Izraeli, Japonia, Meksika dhe Hollanda, thanë zyrtarët francezë. Analiza e ADN për t’i identifikuar të zgjatë me javë.
FLUTURIME TË ANULUARA
Germanwings tha se anuloi të mërkurën një fluturim dhe po përdorte 11 avionë nga shoqëri të tjera për rreth 40 fluturime pasi disa nga anëtarët e ekuipazhit të saj nuk pranuan të fluturonin. Punonjësit vendosën qirinj dhe lule te zyrat e Germanwings në aeroportin e Këlnit, ndërsa stafi i Lufthansa dhe Germanwings në gjithë botën mbajtën zi në orën 10.53 në kohën lokale – momenti që u zhduk avioni.
Mes viktimave ishin 16 adoleshentë dhe dy mësues nga shkolla (ekuivalente me 9-vjeçaren) Joseph-Koenig-Gymnasium në qytetin Haltern am See në veriperëndim të Gjermanisë. Ata po ktheheshin në shtëpi pas një vizite në Barcelonë.
Shkolla mbajti një ditë zi të mërkurën. Një shenjë e shkruar me dorë thoshte thjesht: “Dje ishim shumë, sot jemi vetëm.”
“Të martën e javës së kaluar ne dërguam 16 të rinj të lumtur, me dy kolegë të rinj të lumtur, në një udhëtim që mendohej të ishte i lumtur… dhe përfundoi në tragjedi,” u tha gazetarëve drejtori i shkollës Ulrich Wessel.
Opera Lice e Barcelonës tha se dy këngëtarë, Oleg Bryjak me origjinë kazakiztaneze dhe gjermania Maria Radner, vdiqën pasi ktheheshin në Dyseldorf pas kishin dhënë shfaqje Siegfried të Vagnerit.
Germanwings tha të martën se avioni nisi të zbriste një minutë pasi arriti lartësinë maksimale dhe u rrëzua për tetë minuta. Ekspertët thanë se, ndërsa Airbus zbriti me shpejtësi, ai nuk dukej se thjesht po binte nga qielli.
Avioni A320 është një nga llojet më të përdorura për pasagjerë dhe ka një histori siguri të mirë. Pas 24 vjetësh, avioni ishte më i vjetri se shumë avionë të Lufthansas, ku mosha mesatare e avionëve të saj është 11.5 vjet. Avioni i ishte dhënë Lufthansas më 1991 dhe kishte kryer rreth 58000 orë fluturime përgjatë 46000 fluturimeve, tha Airubus.