Asa Bennett
The Daily Telegraph
Jeremy Corbyn habiti shumë vetë kur cioti diktatorin komunist Enver Hoxha në festën krishtlindjeve të Partisë Laburiste [Partia e Punës]. Duke e përshkruar Enverin si një “sundues të fortë”, lideri laburist citoi deklaratën e Hoxhës që “ky vit do të jetë më ashpër se viti i kaluar”.
Burimet laburiste janë munduar ta trajtojnë si diçka parëndësi, si një “referencë për të qeshur”, por pak veta qeshën.
“Sigurisht Corbyn nuk kishte qëllim t’i kujtonte njerëzit se ai vjen nga një formacion i majtë politik kaq ekstrem” shkruan ish-këshilltari laburist John McTernan. “Rezulton që nuk ishte një gabim – por ishte ajo që ai është.”
Për të parë sa të ngjashëm ishin lideri laburist, dhe Hoxha, lideri i partisë laburiste të Shqipërisë (e vetmja parti e lejuar të ekzistonte atëkohë), gazeta Daily Telegraph kishte përgatitur një me deklarata nga të dy politikanët, dhe lexuesi duhet të përcaktonte kush i kishte, duke zgjedhur mes sy politikanëve.