Zgjedhjet e 21 qershorit mund të analizohen nga këndvështrime të ndryshme, por këtu do të limitohemi vetëm te suksesi elektoral i krimit të organizuar, që u konfirmua nga disa hetime mediatike dhe sigurisht faktori ndërkombëtar. Megjithatë populli i zonave përkatëse i votoi kandidatët e akuzuar publikisht me fakte. “Oh sa mirë më qenë shqiptar” nganjëherë i përshtatet më së miri mungesës totale të përgjegjësisë. Sa më shumë që pretendojmë se i largohemi tranzicionit aq më tepër i afrohemi një faze përtej të cilës nuk është as bota harmonike e kafshëve: tanimë krimi është shndërruar në normalitet të plotë, njerëzit janë dorëzuar, e votojnë dhe shpresojnë prej tij. Kjo situatë mund të jetë gjithashtu e vlefshme për koleksionet statistikore të studiuesve të demokracisë, si një shembull i radhës ku dëshmohet se vullneti i turmës fare mirë mund të degradojë deri aty sa të legjitimojë me votë të keqen, krimin, dhunën.
Organized Crime and Corruption Reporting Project
I dënuari për trafik droge Elvis Roshi ka fituar mandatin e dytë si kryebashkiak i qytetit të Kavajës në Shqipëri, në afërsi të kryeqytetit Tiranë. Rroshi është vetëm njëri nga tre kandidatët e zgjedhjeve të së dielës që në të shkaurën janë arrestuar për trafike droge, sipas rrjetit informativ Balkan Insight. Zgjedhjet ishin relativisht të qeta, por, sipas informacioneve, ato patën pjesëmarrjen më të ulët në 25 vjet. Nga 3.37 milionë shqiptarët e regjistruar për t’u votuar, vetëm 45 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} votuan, një rënie e theksuar nga 53 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} që morën pjesë më 2013.
Sipas hetimit të Rrjetit Raportues Investigativ të Ballkanit (BIRN), Rroshi, kandidat i koalicionit të majtë në pushtet, u dënua për trafik droge në Zvicër në vitet 1990. Rroshit, i cili fitoi 63.6 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave, iu dha një dënim i ulët dhe u përzu drejt Shqipërisë.
Një tjetër kandidat i koalicionit qeverisës, Artur Bushi, u arrestua në Itali më 2010 për trafik droge, por nuk u dënua kurrë. Bushi, deputet i Kuvendit, u zgjodh kryetar i baskisë së Krujës, me 54.6 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të votave.
Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama, lider i koalicionit qeverisës, deklaroi se partia nuk kishte vendosur “asnjë kandidat të dënuar për vepra kriminale nga ndonjë gjykatë vendase apo e huaj”. Zëdhënësit e Rroshit dhe Bushit nuk iu përgjigjën kërkesës së BIRN për koment.
Një kandidat bashkie tjetër i Partisë Demokratike në opozitë për bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, ishte arrestuar gjithashtu më 1997 për trafik droge në Itali. Ai u dënua me 18 muaj burg dhe 15 milionë lira (8500 dollarë) gjobë. Partia Demokratike e tërhoqi kandidaturën e Muhametit para zgjedhjeve, por nuk pranoi të komentonte për BIRN.
Në një konferencë shtypi të hënën, vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) dhe Këshilli i Europës dhe BE shprehën shqetësimet e tyre për procesin elektoral. Zgjedhjet e sivjetshme priteshin të ishin të përmirësuara nga zgjedhjet e shkuara, të cilat në vitet e shkuara janë shoqëruar me dhunë dhe korrupsion. Vëzhguesit thanë se, megjithëse liria e votës në përgjithësi ishte respektuar, pati raste të frikësimit të votuesve dhe blerjes së votës. Në dyshime bënin pjesë dhe raporte se kandidatë të pa emërtuar nga partitë kryesore kishin përdorur burime dhe ngjarje shtetërore gjatë fushatës së tyre. OSCE raportoi gjithashtu se afërsia e madhe e disa medieve me parti politike të veçanta kishte dëmtuar autonominë editoriale dhe pluralizmin e mendimit në shtyp. Raporti i plotë i vëzhguesve të huaj do të publikohet pas dy muajsh.