Andrea Lorenzo Capussela
EurActive
Ky, jo historitë me gaz lotsjellës, sado intriguese dhe shqetësuese që janë, është lajmi i vërtetë. Sepse është e padëgjuar në Europën pas 1945, dhe lajmëron rrëshqitje drejt autoritarizmit. BE ka qëndruar në heshtje. Kosova ishte skena e ndërhyrjes më ambicioze, intensive, dhe me shpenzime për krijimin e një shteti që është ndërmarrë ndonjëherë. Mund të thuhet që ajo vazhdon të jetë një protektorat i Perëndimit: një mision i gjerë i BE mbikëqyr sektorin e sundimit të ligjit. Freedom House ende e cilëson Kosovën një “regjim autoritarist gjysmë i konsoliduar”, i vetmi në perëndim të Bjellorusisë.
Rreth dy javë më parë, autoritet e Kosovës arrestuan liderin kryesor të opozitës – Albin Kurti, themeluesi dhe figura më karizmatike e partisë më të madhe opozitare – dhe nëntë deputetë të tjerë të opozitës. Pesë prej tyre, përfshi Kurtin, janë në paraburgim njëmujor, në pritje të gjyqit, dhe pesë të tjerë janë në arrest shtëpie. Vetëm dje (14 dhjetor), u arrestuan dhe tre deputetë të tjerë, duke e çuar totalin në 13.
Këto arrestime janë të paligjshme, sepse sipas kushtetutës së Kosovës, deputetët nuk mund të arrestohen pa miratimin e kuvendit (që as u kërkua e as u dha). E megjithëse një gjykim më 2011 nga gjykata kushtetuese e Kosovës e keqinterpretoi krejtësisht këtë ligj – imuniteti parlamentar vazhdon të qëndrojë.
Ai gjykim vetëm e nënvleftëson nevojën për imunitet të tillë, qëllimi i të cilit është të mbrojë lirinë parlamentare dhe garantojë ndarjen e pushteteve. Gjyqësori i Kosovës, në fakt, është servil ndaj ekzekutivit (dhe elitës politike që e kontrollon atë) aq sa vepron me “përulje parashikuese” të dëshirave të elitës, siç thekson raporti i auditorëve të Gjykatës Euroipian.
Kështu që nevoja për të mbrojtur lirinë morale e politike të deputetëve nga kërcënimi i e arrestimeve të motivuara politikisht është veçanërisht e lartë në Kosovë. Imuniteti bën pikërisht këtë, asgjë më tepër. Nëse deputetët shkelin ligje duke kryer krime, ata mund të paditen, gjykohen, dënohen dhe burgosen. Por nuk mund të arrestohen para se të jenë paditur. Vetëm Kuvendi e lejon këtë (imuniteti është prerogative e Kuvendit, jo e deputetëve individualisht).
Arrestimet janë lidhur me një krizë politike. Për të protestuar kundër vendimeve të caktuara të qeverisë, opozita vendosi të ndalojë mbledhjen e Kuvendit. Taktikat e tyre u shkallëzuan, gjë që media ndërkombëtare e vuri re: fillimisht ata përdorën bilbila, pastaj hodhën vezë, pastaj hodhën gaz lotsjellës në sallën plenare (kjo ka ndodhur tani gjashtë a shtatë herë; por shpesh Kuvendi është mbledhur në dhoma të tjera).
E marrë të mirëqenë që hedhja e gazit është vepër penale. Dhe mendoj se kryerja e këtij veprimi në Kuvend është e papranueshme. Megjithatë kjo s’do të thotë që deputetët të arrestohen. (Përfshi që arrestimi para gjyqit është legjitim vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër, por në këtë rast më duket se do të kishte qenë i mjaftueshëm kontrolli i kujdesshëm i çantave të deputetëve kur hyjnë në Kuvend).
Prandaj, lajmi i vërtetë nuk është gazi lotsjellës. Lajmi është që autoritet kosovare kanë arrestuar një të tretën e opozitës parlamentare dhe liderin e saj kryesor, gjë që nuk është dëgjuar në Europë pas 1945-ës, dhe askush nuk është ankuar, përveç opozitës në Kosovë dhe gazetës kryesore – dhe goxha e lirë – në Kosovë.
Kjo sugjeron një rrëshqitje drejt autoritarizmit: “regjimi autoritarist gjysmë i konsoliduar” duket i prirë të konsolidojë veten. Por të pranohet kjo, duhet pranuar që ndërhyrja për ndërtimin e shtetit ka dështuar në përgjithësi, sistemi check and balance nuk funksionon, gjyqësorit, përfshi gjykatën kushtetuese, i mungon pavarësia, dhe ndarja e pushteteve është shumë e dobët.
Asnjë nga këto nuk është e lehtë të pranohet nga misioni i BE në Kosovë ose zyrtarët dhe institucionet në Bruksel, që kanë drejtuar politikat e BE në Kosovë. Dhe ndërsa opinioni publik evropian nuk është i informuar mirë për atë që ndodh në një vend të vogël ballkanik, ata mund t’ia dalin pa e pranuar hiç. Kjo, mendoj unë, shpjegon heshtjen e BE për faktin e jashtëzakonshëm që ka nevojë të përsëritet: autoritet e Kosovës kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme një të tretën e opozitës parlamentare dhe liderin e saj kryesor.
Sigurisht, mund ta kem gabim. Megjithëse nuk jam në gjendje ta përfytyroj se çfarë mund të jetë, nuk e përjashtoj mundësinë që ekzistojnë argumente të fortë për të mbrojtur arrestimet. Por përjashtoj me siguri çdo sugjerim që kjo çështje të lihet pa asnjë hetim të hollësishëm. Nuk mund të merret e mirëqenë që gjyqësori i Kosovës i ka lëshuar ato fletarreste, ajo duhet të jenë të ligjshme. Edhe veç çështjes së imunitetit, në fakt, çdo raport i BE për Kosovën thotë që gjyqësorit i mungon pavarësia dhe është tejet i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve politike.
Mes institucioneve të BE, heshtja e Parlamentit Europian është më e rënda. Në komisionin e çështjeve të jashtme, raportuesi për Kosovës është deputeti evropian Ulrike Lunacek. Në deklarata për shtypin e Kosovës, ajo shprehu rezerva për “kohën dhe shtrirjen” e arrestimeve, por nuk e vuri në dyshim legjitimitetin e tyre – “mund të jenë kryer sipas procedurave penale”, tha ajo. Pastaj ajo i dorëzoi komisionit draftin e rezolutës mbi Kosovën, më 7 dhjetor, ajo nuk i përmendi arrestimet. As drafti i saj, të cilin zyra e saj ma vuri në dispozicion.
Diskutimi për rezolutën fillon tani. Shpresoj që Parlamenti Europian të mbajtë qëndrim për arrestimet, dhe shpresoj që ky qëndrim të ndihmojë ata që kundërshtojnë autoritarizmin që ilustrojnë këto arrestime të paligjshme.
Ka gjithashtu argumente solide për të dënuar këto ngjarje. Një nga arsyet e rëndësishme pse 5 për qind e popullsisë, nga 14 dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, emigroi në mënyrë të paligjshme në BE është pikërisht se ata kanë humbur besimin te sistemi politik.