Allister Heath
Është koha që Greqia ta shpëtojë veten nga vuajtjet. Ajo duhet të heqë dorë nga shpresa te mrekullitë, por të dalë nga zona euro. Në afat të shkurtër, kjo mund të precipitojë një kataklizëm tjetër drejt rënies ekonomike për popullin e shumë vuajtur grek. Por është e vetmja rrugë dhe është bërë e nevojshme, megjithëse jo një kusht i mjaftueshëm që Greqia të ketë më së fundi ngritje ekonomike.
Qeveria duhet të bëhet vetë nismëtare e daljes. Por nëse vendos të qëndrojë varur pafundësisht, pjesa tjetër e eurozonës duhet të gjejë një mënyrë për ta detyruar të largohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të binte ndesh me mënyrën e mendimit imperialist të BE, dhe do të shkelte rregullin famëkeq: integrimi në BE nuk mund të lejohet të anulohet në asnjë zonë dhe asnjë shtet. Por kjo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund çmendurisë së tanishme, dhe e vetmja shpresë për një vend që ka vuajtur pasivisht prej vitesh.
Argumentet më të fuqishme në favor të daljes së Greqisë nga euro lidhen me ekonominë politike dhe psikologjinë elektorale. Barra e borxhit të Greqisë është tepër e madhe: nuk mund të paguhet kurrë. Sa më shpejt ta pranojnë të gjithë këtë, aq më mirë. Po e kaq e rëndësishme është që votuesit grekë duket se janë dakord me ideologjinë e qeverisë së tanishme: ata duan, në tërësi, të qëndrojnë në eurozonë, por nuk duan që t’u nënshtrohen rregullave të saj për taksat, shpenzimet dhe tregjet. Kjo është e paqëndrueshme: e vetmja rrugë që euro të funksionojë, në mungesë të parave të vazhdueshme dhe masive të dhëna nga Gjermania dhe vende të tjera të pasura, është për vendet anëtare që të përqafojnë tregun e lirë dhe fleksibilitetin radikal në tregut e punës.
Megjithatë, shumë grekë mendojnë se kryeministri Aleksis Cipras ka bërë shumë kompromise me kreditorët, dhe ka bërë shumë lëshime sa i përket reformimit të ekonomisë së vendit. Me këto politika kolektiviste dhe anti-treg, të cilat përkrahen kaq shumë në Greqi, siç sugjerojnë sondazhet, ka dy probleme të tjera: ato garantojnë varfërim gradual dhe ato janë të bazuara në premisa të pakuptimta që dreka falas ekziston. Nuk ekziston, dhe asnjë vend nuk duhet të mendojë të jetojë përmes zemërgjerësisë së të tjerëve, përfshi taksapaguesit që po shtrydhen nga organizata ndërkombëtare si FMN.
Teorikisht, Greqia mund të mos e paguajë borxhin, por të mos e lërë euron; por pjesa tjetër e eurozonës duhet dhe BQE duhet ta detyrojë të kthejë dhrahminë. Rruga ligjore dhe praktike do të jetë e ndërlikuar, por e menaxhueshme. Me pak borxh ose hiç fare, dhe me monedhën e re, e larguar nga gabimet e të shkuarës, atëherë mund të ketë një mundësi që Greqia mund zgjedhë, me kohë, një qeveri ekonomikisht të përkushtuar për zbatuar politika të arsyeshme, pro rritjes ekonomike.
Rruga më e mirë për Greqinë që të mësojë rëndësinë e fanatizmit ekonomik është të provojë të shkatërrojë politikën monetare të saj, sistemin e saj të taksave dhe ligjet e veta. Fajësimi i pjesës tjetër të botës ose “neo-liberalizmin” nuk do të jetë më i mundur, pasi të largohet nga euro dhe borxhet e saj. E lënë me mjetet e saj, mund të ketë një mundësi reale që ajo mund të zbulojë më në fund virtytin e parave të vërteta, buxhetit të balancuar dhe sistemit rregullator dhe të taksave, që mund të tërheqë kapitalin e huaj dhe të nxittë sipërmarrjet vendase. Vende që votojnë për socializmin, plëngprishjen dhe luftën e klasave nuk kanë të drejtë të detyrojnë të tjerët t’u paguajnë faturën.
Dredhimet e fundit në muajt e fundit nuk ndihmojnë askënd: sistemi financiar është kalbur, ekonomia është në rënie përsëri dhe njerëzit më punëtorë e më të kualifikuar të vendit po largohen, për të gjetur punë e për të ndërtuar jetën jashtë. Çdo person me depozitë ka qenë i zënë me tërheqjen e parave nga bankat greke, në dyshim për kontrollin e kapitaleve dhe për monedhën e re, e potencialisht thuajse pa vlerë.
Në dëshpërim, disa kanë harxhuar për makina të reja, ata që munden blejnë prona jashtë vendit ndërsa kursimtarët me mjete më të kufizuara kanë kalua te futja e kartëmonedhave 500 euroshe poshtë dyshekëve. Depozitat e bankave greke kanë zbritur në 139.4 miliardë euro në prill, nga 145 miliardë në mars, më e ulëta që nga 2004.
Disa kompani dhe organizata janë të detyruara të mbajnë ca para në bankë për bërë paguar detyrime dhe stafin; por ato shumëkombëshet por bëjnë përpjekjet maksimale t’i mbajnë këto vlera në minimum. Përpjekjet e dëshpëruara të vazhdueshme të Greqisë për të gjetur burime alternative parash për të mbajtur qeverinë në rrugë dhe va kohë do të përfundojë në izolimin gjeopolitik të saj. Siç raporton kolegu Ambrose Evans-Pritchard, Panajotis Llafazanis, ministri i energjisë, ka siguruar një marrëveshje me Gazpromin rus për të ndërtuar pjesë të një gazsjellësi përmes Greqisë, me Rusinë që ofron deri në 3 miliardë si paradhënie në formë kredie si pjesë e marrëveshjes. Greqia duhet lejuar të luajë këtë lojë gjeopolitike, dhe të vazhdojë të ndërtojë lidhje më të ngushta me vendet e Bric-ut. Por perëndimi duhet t’i presë fondet: ka një kohë kur të gjitha vendet duhet të bëjnë një zgjedhje, dhe pastaj të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.
Zërat e vetmuar që kundërshtuan krijimin e euros më 1990 janë hakmarrë në mënyrë spektakolare. Ekonomistë si Martin Feldstein dhe Milton Friedman parashikuan saktë që monedha e njehsuar do të nxiste tensione brenda BE. Ata e dinin që eurozona nuk ishte zonë optimale për monedhë të njehsuar: tregu i punës nuk do të bëhej kurrë elastik për të absorbuar tronditjet ekonomike, dhe barrierat kulturore do të pengonte punëtorët nga vendet me probleme të gjenin punë në vendet e suksesshme. E vetmja mundësi do të kishte qenë krijimi i një shteti social, masiv, pan-europian, me sasi të mëdha parash të marra nga vendet e pasura dhe t’u jepej vendeve të varfra. Një zgjidhje e tillë, nëse do të kishte qenë e mundshme, do të kishte krijuar një kulturë masive varësie – por nuk ishte e mundshme politikisht. Eurozona nuk është një shtet i vërtetë: nuk ka një popull të vetëm, një popull të vetëm, e për rrjedhojë nuk përkrahje për integrim financiar.
Rruga e Greqisë është e mbushur me vështirësi. Por, ndërsa dalja nga euro do të jetë një bast i madh, ajo është rruga që Greqia duhet të nisë.