Vdekja e një të riu në Shkodër mori jehonë në mediat e portalet kryesore në vend njëkohësisht si plagosje, vrasje vetëvrasje e një 35, 28 dhe 26 vjeçari, me emrin Valter dhe Andrea, e ndodhur po njëkohësisht në lagjet Gjuhadol, Skënderbeg(j), Truma e Dugajve të Reja dhe Perlat Rexhepi. Pra, dikush ka pësuar diçka, diku në Shkodër. Kjo është mënyra e raportimit të ngjarjes në këto media, ndërsa në portale, si p.sh. gazeta Tema, i ndjeri paraqitet një herë si Valter e të nesërmen si Andrea. E megjithatë, gjuhëtari Rami Memushaj, nëpërmjet artikullit “A po e prish interneti gjuhën shqipe?”, tërhiqte vëmendjen mbi komentet në formatet on-line, të faqeve si Tema (dhe Dita), prej tij të analizuara (pa ofruar referenca artikujsh). Nga shtatë paragrafët analizues, gjashtë i kushtoheshin gjuhës dhe drejtshkrimit, vetëm njëri “etikës”, ndërsa asnjë rresht nuk i rezervohet gjuhës së urrejtjes së këtyre dritareve mediatike, të cilat konsumojnë çdo ditë vepra penale në retorikën që përdorin vetë apo edhe lejojnë prej tifozëve histerikë që grumbullojnë në komente.
Profesor Memushaj shkruan:
“Një dukuri tjetër negative përbën mospërdorimi në këto lloje shkrimesh i shkronjave ë dhe ç, të cilat mungojnë në tastierat e kompjuterëve dhe të laptopëve që tregtohen në Shqipëri. Nga 100 komente që kemi kontrolluar, na del se vetëm pesë prej tyre i kanë këto shkronja, që do të thotë se vetëm 5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e komentuesve i përdorin ë-në dhe ç-në. Kjo gjë vërehet jo vetëm në komentet, po edhe në blogjet sociale, në faqet e internetit të individëve e të shoqatave etj. Deri edhe kryeministri e politikanë të tjerë në twitter a fejsbuk shkruajnë pa këto shkronja”.
Megjithëse në fund të artikullit profesori shkruan se “’gjuha e internetit’ nuk është përgjegjëse për prishjen e gjuhës”, analiza krijon përshtypjen e kundërt, se “prishja” i faturohet pikërisht komentuesve, që me siguri përdorin celularin nga ndonjë lokal, teksa paguajnë wireless-in “falas” me një konsum kafeje, por jo zanatçinjve, të diplomuar edhe prej Memushajt, që standardin e kanë pjesë të profesionit, siç mund të vërehet këtu:
“Një tjetër pistë del nga policia e Shkodrës për vrasjen e të riut Andrea Çobaj në lagjen “Gjuhadol” të Shkodërs. Sipas policisë, viktima është gjetur fillimisht i plagosur me një plumb në kokë në mjetin e tij “Ëolksvagen Golf”, me targë AA686 DX. Ai u dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjëndje të rendë. […] Në mjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri tip pisoletë dhe një fishek”.
Apo edhe këtu, për ironi te gazeta e analizuar nga Memushaj:
“Ka vdekur ne spital ne Shkoder shtetasi Valter Coba. Pasditen e sotme Coba është qëlluar me armë zjarri në automjetin e tij . Kyi fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij në lagjen “Skënderbeg” ku persona të paidentifikuar ikanë ngritur një pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Çoba është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. […] Çoba, u gjet nga Policia i plagosur rëndë dhe me një pistoletë tip Beretta në dorë, çka tregon se ka dash t’u kunderpergjigjet agresoreve”.
Përballë kësaj katandisjeje profesionale, me gjuhën në shkallët e fundit të degradimit, të realizuar nga dhe në media me të ardhura prej reklamave, shitjeve, shërbimeve partiake e sidomos prej shantazhimit të personave publikë, pushtetmbajtësve e biznesit të lidhur me politikën, padyshim që lexuesit marrin edhe modele funksionale të lirisë së tyre për të abuzuar me gjuhën. Por a mund të jetë mosrespektimi i gjuhës së shkruar më shqetësues se përdhosja e tjetrit?
Memushaj jep edhe zgjidhjet:
“Për t’u prerë rrugën këtyre praktikave të të shkruarit, rruga më e thjeshtë është që të përdoren tastiera për gjuhën shqipe. Kjo do të thotë që duhet ndaluar tregtimi i tastierave për gjuhë të tjera, si dhe i laptopëve e celularëve që nuk kanë tastierën e shqipes dhe të zëvendësohen tastierat që përdoren deri sot në kompjuterët e institucioneve shtetërore dhe të atyre private në shërbim të publikut me tastiera për shqipen. Pra, kërkohet ndërhyrja e shtetit, ashtu si për shumë çështje të tjera të gjuhës shqipe. Po, ndërkohë, nga figurat publike e politike kërkohet një kujdes më i madh kur shkruajnë në blogjet sociale”.
Fjalët e nënvizuara janë vijimi i hidhur i një artikulli të Mehmet Shehut, të botuar në revistën Studime Historike në 1968, ku krahu i djathtë i diktatorit kërkonte me të njëjtën gjuhë ndërhyrjen edhe në tekstet e këngëve popullore, sepse kanë “dashuri”. Përveçse Memushaj është fosilizuar intelektualisht (e pse jo, edhe emocionalisht) në atë regjim, çka e paaftëson atë në gjetjen e zgjidhjeve të problemit përtej mënyrave drakoniane, të pilotuara nga piramida, në stilin e planifikimit të konsumit, duke ndërhyrë edhe në hapësirën private, ai e shpërqendron tërësisht thelbin e problemit nga informuesit te konsumatori, nga abuzimi me profesionin tek indiferenca me formën e fjalës. Ndërsa faqet e marra në analizë prej tij, në komente e shpeshherë në produkte, janë hapësira kultivuese të urrejtjes, mllefit, revanshit, antishqiptarizmit, homofobisë, racizmit, mendësive totalitare, përjashtimit e thirrjeve për vrasje e shfarosje, problemi na qenkan ç-ja dhe ë-ja. Për informacion, shkrimi i Memushajt shoqërohet nga ky koment, mes të shumtëve, ndaj një komenti paraardhës:
“XUMEPROTOPAPA KOR-ÇARE I SHURREGOJUAR Me qe kur dole nga mes-shalet e sat’eme, re ne te dhjeret e sapo bere te te parit te fshatit tend korçar, po perpiqem te te ndreq pak qafeshtremberimin qe te shoqeron qe nga ajo dite fatzymte per çdo qenje njerezore. Une kam patur fatin dhe mundesine te hulumtoj arkivat e Korçes, ku pjesa dermuese e tyre flet per nje xhengije (jot’eme) qe kercenonte seks-paguesit e saj me dobecin e Iljaz bej Mirahorit. Aq e frikeshme ishte bere sa edhe sot, kur kurvat e rrugeve (jot’moter, jot’bije, gjyshja bythedredhur qe te pagezoi ne halene e Hamamit te Fejzollareve) tentohen nga kodoshet e lagjes se hamameve Ivlanka, zbulojne shalet ku shkelqen i frikshem dobeci i mirahoreve. Ju jeni spurdhjaket e Shqiperise, qe nje fare sulltan Bajaziti, ju mblodhi ne nje moçalishte mes kalase me mure qerpiçi e Peshkepise se bajgave helmuese, per t’ju quajtur, ashtu siç ishit dhe jeni : kor (zemer) – çare, shpirt-çare, bythe-çare. Sepse edhe sot nuk dihet nga erdhet, ku jeni e dijme, ku do ju shpjerdhim nuk e dini… Nuk mund t’ju mbroje as edhe çdo i shenjtuar i Manastirit te te Pordhuarit, ku mbani shprese, se shpifja qe ngjallni kudo ku gjendeni, eshte me e madhe se çdo bushterim i sojsezeve te rraces tende. Aq te trashe jeni si rrace, sa edhe, me kujtohet nje here nje kor-çarke qe ngordhi pa nje thinje ne koke, kur i kaloni te gjashtedhjetat, thinjat per ju jane nje raresi, shenje tipike e psikopateve bipolare. Aishja e Mirahoreve, kur irakenet i vrane te vellane, Muhametin, ne afersi te Bagdadit, ne nderim te tij, ndertoi pas Xhamise se Madhe, nje shurrtorhane, ku u flijua deri na vdiq e mbytur nga te shurruarit e kor-çareve si ti. Pusht”
E rëndësishme është që e-ja “me kaçurrela” të ketë dy pikat sipër, po nëse, e gabuar ose korrekte, është pjesë përbërëse e urrejtjes ka më pak rëndësi: merr përparësi forma dhe jo përmbajtja, e aq më pak pasoja e saj. Memushaj e vajton vdekjen e Mehmet Shehut si “një ditë shumë e ftohtë dhe me një shi të dendur që nuk e mbajtën as këpucët ushtarake 1300-lekëshe”, zgjedh të përfshihet te “një grup i vogël djemsh labë që ndanim mendimin se në kokën e Partisë dhe të shtetit po zhvillohej një luftë e ashpër klanesh dhe ngritjen në postet më të larta të njerëzve të paaftë e gjykonim si degradim të shtetit dhe të partisë”, megjithëse nuk dinin “gjë për përplasjen e Mehmet Shehut dhe të tijve me Ramiz Alinë”. Një person i tillë, që fajëson Alinë (veriun e paaftë) për vrasjen Shehut, e mbase edhe pistoletën, por kurrsesi liderin (mendjen dhe burimin e vrasjes), e ka të natyrshme të identifikojë origjinën e problemit të mediave shqiptare te korrektesa gjuhësore e komenteve. Njerëz që nuk kursejnë elegjitë për hierarkët e preferuar të regjimit janë të verbër ndaj urrejtjes së komenteve dhe gazetarisë që i mirëpret dhe i kërkon. Në qoftë se shteti duhet të ndalojë tregtimin e tastierave jo në gjuhën shqipe, këtyre intelektualeve u duhet ndaluar të shkruajnë, sepse urrejtja e vulgut është pikësëpari produkt i zgjedhjeve, metodave, punës, ndikimit, ligjërimit e mendësisë së tyre.