Justin Huggler
The Daily Telegraph
Gjermania do të transmetojë një reklamë televizive në Ballkan për t’i lajmëruar azilkërkuesit se do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e tyre për kthimin në shtëpi.
Reklama katërminutëshe, e cila ka dalë të premten e kaluar, tregon azilkërkues në shi që futen në një autobus me plaçkat e tyre dhe përcillen për në aeroport.
“Pak njerëz e kanë besuar premtimet fals të mjeshtërve të trafikimit se është e lehtë të qëndrosh në Gjermani dhe vende të tjera të BE si azilkërkues dhe të bësh shumë para,” thotë një zë në sfond.
“Mos shkatërroni veten dhe familjen tuaj financiarisht duke u trafikuar në Gjermani. Ndihmoni për të ndihmuar atdheun tuaj ekonomikisht: përdorni dijen dhe aftësitë tuaja aty.
Reklamat janë bërë specifikisht për Ballkanin dhe do të transmetohen në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi dhe Malin e Zi.
Ato do të shoqërohen me reklama në gazeta me sloganin: “Jo azil ekonomik në Gjermani”.
Gjermania merr numrin më të madh të emigrantëve në BE, dhe ka relativisht sistem azili liberal.
Por autoritet thonë se po mbingarkohen me refugjatë të rremë nga Ballkani,të cilët kanë pak ose aspak mundësi t’u jepet azil ndërkohë që Gjermania vuan të përballojë fluksin e madh të refugjatëve të vërtetë nga Siria.
Në pesë muajt e parë të 2015, aplikuan për azil në Gjermani 26 250 refugjatë nga Siria, sipas shifrave të qeverisë. Përkrah tyre aplikuan 29 747 nga Kosova, 16 250 nga Shqipëria dhe 13 502 nga Serbia.
Megjithëse shumica dërrmuese e tyre do të kthehen, autoriteteve gjermane sërish iu duhet t’u ofrojnë strehë dhe ushqim ndërkohë që aplikimet e tyre janë në proces.
“Shumica dërrmuese e këtyre njerëzve nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare,” tha në Gjeneveë, Vincent Cochetel, drejtori i agjencisë së refugjatë e OKB në Europë. Ato po “shfrytëzojnë sistemin”, tha ai.
“Duhet të marrim vendime të shpejta për këta njerëz, që nuk kanë nevojë për mbrojtje, dhe t’i rikthejmë me shpejtësi.”