Akedemia Suedeze ia dha çmimin Nobël për këtë vit në letërsi shkrimtarit francez Patrick Modiano, shumë pak ose aspak i njohur, jo vetëm në në Shqipëri. Më poshtë japim përshtypjet e një njeriu që i ka lexuar librat e tij qysh në adoleshencë e në vazhdimësi. Sipas një hipoteze (bastesh) të italianes Panorama, që Tema e solli për publikun shqiptar, Kadareja ishte i treti në listë, kurse i pari ishte keniani Ngugi Wa Thiong’o. Në fakt, duke lexuar artikullin e përkthyer nga Tema, Kadare rezulton i pesti.
Rupert Thompson
Patrick Modiano fitoi çmimin Nobel, një gjë e papritur, të themi më të paktën. Unë e kam admiruar Mondiano-n që në adoleshencë, kur ndesha në një kopje të librit “Vila e trishtë” në bibliotekën e qytetit të Eastbourne, por shumica e qytetarëve britanikë duket se nuk kanë dëgjuar për të, dhe herën e fundit që i tregova një të riu francez dashurinë time për librat e tij, ndesha në buzët e rrudhosura të tij. “Është nostalgjik,” thai ai. Kjo e anashkalon thelbin. Në librat e Mondiano-s, të cilat përgjithësisht kanë subjekte nga koha e Pushtimit, atmosfera nostalgjike është në shërbim të temave më të thella të mbijetesës dhe izolimit. Kryevepra e tij, “Muaji Mjaltit”, zë fill në një hotel të pluhurosur të Milanos një mbasdite gushti. Duke qëndruar në banak, Jean B zbulon se një grua që ai e ka njohur ka vrarë veten në hotel, vetëm dy ditë më herët. Më vonë, Jean zhduket në periferitë pariziane në përpjekje për të zbuluar rrethanat e vdekjes dhe jetës së saj. Personazhi që zhduket është vetë i obsesuar me një të zhdukur. Efekti i korridoreve me pasqyra është tipike për Mondiano-n. Ai rrok një botë amorale, shpesh pa dinjitet, gjithnjë ambige – një botë identitetesh të papërcaktuara dhe axhendash të fshehta. Mondiano shfrytëzon gjithë format e zhanrit, vjedh nga romanet policeske dhe me dedektivë – por dhe nga filmit e llojit të dramave me krim. Por ajo që intereson më shumë atij duket se janë boshllëqet në jetët e njerëzve – pjesët që janë hequr ose shtypur, pjesët që s’kanë shpjegim. Stili i tij është kaq elegant e konçiz saqë fjalët duken sikur janë vendosur lehtë mbi faqe, thuajse nuk janë aty, që afërsisht ilustron pamundësinë e asaj çfarë është synuar. Çështja, nëse ka një të tillë, nuk mund të zgjidhet kurrë. Librat e tij janë rebuse, por janë gjithashtu pikëllues. Ai mediton mbi thelbësoren e panjohur të të tjerëve, por ai është po kaq i magjepsur nga nazet dhe kurthet e kujtesës. Mondiano është poet i pushtimit dhe zëdhënës për të zhdukurit, dhe jam i lumtur që Akademia Suedeze e ka vlerësuar, megjithëse nuk e fsheh dot kurizoitetin se çfarë do të mendojë ai francezi buzërrudhur.