Alex Barker
Financial Times
Cili është modeli tregtar i Shqipërisë?
Bosnja, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina janë ekonomikisht të dobëta, të dëshpëruara të integrohen në BE dhe ende me vraga të thella nga luftërat dhe revolucionet e fundit. Atëherë çfarë e bën modelin e tyre të tregtisë me BE kaq tërheqës për mbështetësit e daljes së Britanisë nga BE.
Lavdërimi i opsionit Shqipëri-Ukrainë i theksuar nga Michael Gove, sekretari britanik i drejtësisë, është në një vijë me mendimin e analistëve pro-daljes nga BE që i shikojnë këto vende si model “të një rruge përpara” që përfshin tregti të lirë me bashkëpunim politik të arnuar.
Problemi është se Brukseli i shikon këto pakte – njohur si “marrëveshje stabilizim-asociimi” në Ballkanin perëndimor – si mbështetje në fillim të një udhëtimi të gjatë drejt anëtarësimit në BE për këto ekonomi të vogla, me probleme, dhe jo një marrëveshje divorci me një ekonomi të madhe, dhe të suksesshme.
Karel De Gucht, ish-komisioneri i tretë i BE, tha se çdo krahasim për daljen e Britanisë nga BE ishte “pa kuptim dhe qesharak”. “Shqipëria është një vend i varfër, një ekonomi e vogël, jo e zhvilluar,” tha ai. “Kjo është si të krahasosh një lajthi të vogël me një shalqi të madh.”
Olli Rehn, i cili ishte pjesë e negociatave për këtë marrëveshje kur ishte komisioner i BE për zgjerimin, tha se ishte “i befasuar” që pala pro daljes dëshiron një marrëveshje që e vendos Mbretërinë e Bashkuar “përgjithmonë në stolin e rezervave”.
“Përveç kësaj, nuk besoj që Mbretërisë së Bashkuar do t’i ofrohej i njëjti trajtim preferencial që u jepet vendeve të Ballkanit, sepse kjo bëhet për të mbështetur zhvillimin e tyre ekonomik dhe rrugën e integrimit europian të tyre.”
Gjërat më tërheqëse për mbështetësit pro daljes së Britanisë nga BE janë prezantuar në studimin 1000 faqësh “Biznes për Britaninë” i qujtur “Ndrysho ose largohu”.
Kjo hedh sytë nga “marrëveshja për tregti të gjithanshme dhe të thellë” për Ukrainën si “model alternativ” për t’iu bashkuar Zonës Ekonomike Europiane. Ajo lejon një marrëdhënie ekonomike më të ngushtë me BE, pa detyrimet politike dhe financiare si një vend Zonës Ekonomike Europiane, si Norvegjia, e cila zbaton ligjet evropiane gjysmë-automatikisht, pranon lëvizjen e lirë dhe paguan në buxhetin e BE.
Raporti mbron idenë që marrëveshja tregtare me Ukrainën – e krijuar në kohën e aneksimit rus të Krimesë dhe luftës në Ukrainën lindore – ishte një “rrugë jo fort ekzaminuar përpara” që mbulon “gjithë aspektet kyçe si dhe evidenton pengesat për tregti, por pa përshtatur modelin burokratik në gjithë ekonominë e brendshme.”
Raporti vazhdon të thotë ky format ka ngjashmëri me qasjen e BE ndaj vendeve ish-komuniste në Ballkanin Perëndimor – fillimisht i quajtur “Marrëveshje e tregtisë së lirë me Europën Qendrore”. Kjo ishte një përpjekje për të hequr pengesat pa kërkesa të mbingarkuara.
Për një vend si Shqipëria, kjo është ngrirë në një marrëveshje asociimi që përcakën kornizën e saj për afrim të mëtejshëm me ligjet e BE dhe standardet e biznesit, pjesërisht për t’u dhënë vetësiguri investitorëve të BE për të punuar në atë vend.
Në teori, marrëveshja është e gjerë, duke mbuluar tregtinë e materialeve dhe – me rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar – mundësisht shërbimet financiare, por kjo çon në hyrjen e plotë në tregun e përbashkët nëse Shqipëria zbaton ligjet e BE ekzistuese dhe të së ardhmes.
Në shërbimet financiare raporti flet dhe për industrinë e vogël shqiptare, e cila thuajse nuk është fare e integruar me tregun europain, ndërsa City of London [bursa britanike] është qendra financiare më e madhe e Europës, e cila përpunon 40 pë qind të gjithë tregtisë të dominuar nga euro.
Edhe nëse shtetet e BE janë të gatshme të bëjnë një marrëveshje të favorshme për Britaninë, vështirësitë politike për zbatimin e saj u shfaqën këtë muaj kur Holladna hodhi poshtë me referendum marrëveshjen tregtare të planifikuar me Ukrainën.