Armand Maho
Nga Kolonja Edi Rama bëri thirrje që të mos votohen “feudalët” që sipas tij kanë qeverisur Leskovikun dhe Kolonjën deri tani, por të shihnin t’ia jepnin votën atyre që e duan më shumë këtë vend, siç është rasti i Elisa Spiropalit. Në fakt të merresh me çdo lloj hajvanllëku që thotë kryeministri nëpër sheshe, duhet të kesh nerva çeliku, sepse me ato që thotë është bërë për guinnes. Por kur bëhet fjalë për Fatmir Gudën, s’mund të rri pa folur.
“Fatmir Beu”, (siç e etiketon Kryeministri, duke i bërë nder në fakt) ka qenë për 12 vjet Kryetari i Bashkisë Leskovik, një zonë tradicionale e së majtës të cilën, ai tashmë e fitonte zgjedhje pas zgjedhjesh. Në vitin 2015 pas ndarjes territorial, Leskoviku u shkri si Bashki sepse në rast se do kandidonte do fitonte sërish. Sot “Beu i Leskovikut” është pa punë, me dy fëmijë të mitur që i mban me rrogën e gruas. Edhe makinën mendohet dy herë që ta nxjerrë nga garazhdi kur i duhet, për shkak të karburantit!
Unë nuk di të them pse e duan aq shumë “Fatmir Beun” atje në Leskovik e Kolonjë, por krahasimi me Elisë Hanëmen është diçka që nuk shkon. Në rast se Fatmiri shkoi nga Tirana në Leskovik për hatër të atyre njerzve ku u lind e u rrit, Elisë Hanemja s’ka bërë asgjë tjetër vetëm se furëa nga Tirana për liderin global. Dhe ia ka parë hajrin që çke me të. Gjatë kohës së saj doganat shkuan nja 20 milionë euro grope. Se sa kanë vajtur ne xhep të hanëmes nuk di ta them, por di qe ajo goca “idealiste” që dikur nbante të njëjtën bluzë për një javë rresht kur ishte tek MJAFT, sot ndërron çdo ditë markat Gucci, Armani, e me rradhe. Sot një çantë e Elisës kushton sa makina e “Fatmir Beut”, megjithëse ky ka punuar 12 vjet Kryetar i Leskovikut dhe nja dhjetë të tjera gazetar, ndërsa Elisa vetëm 2 vjet punë ka në CV si drejtoreshë doganash.
Në rast se Fatmiri është sot kandidat për shkak të punës dhe influencës që ka në atë zonë, Elisë Hanëmja është e dyta në listën Rama sepse ka bërë vetëm dy gjëra: Ka firmosur vetingun që ti shpëtojë katrahurës që shkaktoi në buxhet, dhe ka krahasuar Ramën me Skënderbeun. Ajo që Elisa di të bëjë më mire, është tipi i servilit publik që pak rëndësi ka sa qesharak duket kur lëvdon shefin, mjaft që atij ti bjerë në sy.
Fatmir Beun , me sa e njoh, nuk bën kompromis, kushdo që të jetë kryeministër Rama, Basha apo dreqi me të birin. Ashtu është gatuar zevzek dhe mistrec që gërricet me çdo kryeministër kur e sheh se ai shkon kundër bindjeve të tij. Vesi del me shpirtin! Fatmir Beu, për interesat e zonës së tij, për hallet e njerzve të tij mund të të kthehet ne hall më vete, siç iu kthye dhe Berishës kur i kërkonte investime dhe vemendje për Leskovikun. Bëri aq sa mundi dhe dha sa mundi. Po Elisë Hanëmja do mund t’ia thotë ndonjë fjalë Skënderbeut të saj? Jo vetëm sepse është gati të puthë vendin ku shkel këmba e liderit global, por dhe se satërja e doganave i rri dhe do vazhdojë ti rrijë mbi kokë për një kohë të gjatë.