Rreshteri John Thompson, një inxhinier avionësh i forcave speciale britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte konsideruar i humbur në aksion për më shumë se 70 vjet. Jo më. Motra e tij 92 vjeçare, Dorothy Webster, mori unazën e tij të hënën nga një familje shqiptare bashkë me një kuti mbetjesh nga bombarduesi Halifax. Aeroplani, me një ekuipazh me shtatë anëtarë në bord, ishte rrëzuar në Shqipëri më 29 tetor 1944, ndërsa transportonte ndihmë për luftëtarët anti-naziztë vendas.
Më 1960, Jaho Cala gjeti gishtin e Thompson-it me unazën në malin Sinoi, 40 km në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Ai e mbajti unazën dhe e fshehu në shtëpi, duke pasur frikë t’ua tregonte autoriteteve komuniste të atëhershme.
Cala i kërkoi të birit Xhemilit që të kërkonte familjen e pronarit të unazës dhe pasi ai vdiq Xhemili kontaktoi ambasadat e SHBA dhe Britanisë – dy vendet të ndihmuan në largimin e nazistëve nga Shqipëria një muaj pas vdekjes së Thompson. Pas tre muajsh, ambasada britanike konfirmoi që unaza ishte e Thompson-it dhe njoftoi familjen e tij dhe familjet e gjashtë anëtarëve të tjerë të ekuipazhit.
“Kemi pritur 70 vjet. Nuk na besohet që jemi këtu sot të festojmë këtë pas kaq shumë kohësh,” tha Webster, e cila ishte e shoqëruar nga anëtarë të tjerë të familjes në një ceremoni në ministrinë e Mbrojtjes shqiptare. “Babai im do të ishte magjepsur me këtë histori.
“Gjithë këto vite ka qenë një histori humbjeje”, tha njëri nga djemtë e saj, Alan Webster. “Tani dimë thuajse gjithçka që ka ndodhur. Ka një ndjenjë përmbushjeje. E dimë kush është John-i. Është aty lart në male”.
Vëllai i Alan-it, Brian, tha se gjyshërit e tyre nuk e mbyllnin kurrë shtëpinë e tyre në Matlock, Derbyshire [Britani], sepse prisnin djalin e tyre të humbur. Autoritetet nuk u thanë kurrë ndonjë për Thompson-in, sepse ai ishte pjesë e “një operacioni në Shqipëri”, tha familja.
Pasi ambasadat e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar filluan të bashkojnë copat e fakteve rreth unazës, fjalët “Joyce & John” të gdhendura nga brenda ndihmuan në identifikimin e saj se i përkiste Thompson dhe gruas së tij të sapomartuar, Joyce. Ajo u martua përsëri pas humbjes së John-it dhe nuk jeton më.
Vetëm me unazën dhe një copë nga avioni të gjetura deri tani, Barry Hill, një tjetër nip i Thompson-it, tha se ata do të vijnë sërish pas disa muajsh të shkojnë te vendi i aksidentit. Shqipëria u pushtua fillimisht nga fashistë më 1939 dhe më 1943 nga Gjermania naziste. Xhemil Cala tha se ishte i çliruar që përmbushi amanetin t babait për të kthyer unazën te familja e pronarit të saj. “Do shkoj te varri i tij dhe t’i them të prehem i qetë se amaneti yt u përmbush,” tha ai.