Familja e Sir Winston Churchill iu lut atij “të luftonte kundër” dëshirës së tij për t’u konvertuar në mysliman, tregon një letër e zbuluar kohët e fundit. Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore ishte kaq i dhënë pas islamit dhe kulturës lindore sa që familja e tij i shkroi në përpjekje për ta bindur që të mos bëhej mysliman.
Në një letër të datuar gusht 1907, vajza që shumë shpejt do të bëhej kunata e Churchill-it i shkroi atij: “të lutem mos u konverto në islam; unë kam vënë re se ke një tendencë për t’u orientalizuar, tendencë pashallarësh, me të vërtetë”. “Nëse bie në kontakt me islamin, konvertimi yt mund të bëhet me lehtësi më të madhe se ç’mund ta kesh menduar ti, thirrje gjaku, e kupton çfarë dua të them, lufto kundër tij”.
Letra, e zbuluar nga një kërkues shkencor i Universitetit të Cambridge-it, Warren Dockter, është shkruar nga Lady Gwendoline Bertie, e cila u martua me vëllain e Churchill-it, Jack-un. “Churchill nuk e mendoi kurrë seriozisht konvertimin,” i tha The Independent Dr Dockter. “Ai ishte pak a shumë një ateist në atë kohë. Megjithatë, ai pati një magjepsje pas kulturës islame, gjë e zakonshme mes viktorianëve”.
Churchill kishte pasur mundësi ta vëzhgonte shoqërinë myslimane kur shërbeu si oficer i ushtrisë britanike në Sudan. Në një letër drejtuar Lady Lytton më 1907, Churchill shkroi se “dëshironte të ishte” pasha, një rang i shquar në Perandorinë Otomane. Madje ai vishej si arab privatisht – një dëshirë e përbashkët e tij së bashku me mikun e tij të mirë poetin Wilfrid S. Blunt. Por Dr. Dockter mendon se familja e Churchill-it nuk duhej të ishte shqetësuar kurrë për interesimin e tij për islamin.
“[Lady Gwendoline Bertie] do të ishte shqetësuar sepse Churchill-i po nisej për një tur në Afrikë dhe duhet ta ketë ditur se Churchill-i takohej me shokun e tij Wilfrid S. Blunt, një arabist, antiimperialist dhe poet i njohur. Megjithëse ata ishin shokë dhe vishhin shpesh si arabë për festat ekscentrike të Blunt-it, ata rrallë binin dakord me njëri-tjetrin. Më 1940, kur Churchill-i drejton te Britaninë në luftën kundër Gjermanisë naziste, ai dhe përkrahjen e tij për planet e ngritjes asaj që u bë Xhamia Qendrore e Londrës në parkun Regent, duke hequr mënjanë 100 mijë sterlina për atë qëllim – me shpresën për të fituar përkrahjen e vendeve myslimane në luftë. Më vonë ai i tha parlamentit se “shumë nga miqtë tanë në vendet myslimane kishin shprehur vlerësim për këtë dhuratë”.
Megjithëse ai e shprehte admirimin e tij për islamin, Churchill-i ishte kritik. “Fakti që sipas ligjit mysliman çdo grua duhet t’i përkasë një burri si pasuri e tij absolute, ose si fëmi, ose grua, ose si kukubinë, duhet të vonojë zhdukjen përfundimtare të skllavërisë derisa besimi islam të pushojë se qeni një fuqi e madhe mes burrave,” shkroi ai më 1899 në një artikull për Sudan, The River War. “Individë myslimanë mund të tregojnë cilësi të shkëlqyera, por ndikimi i fesë paralizon zhvillimin social e atyre që e ndjekin”.
Dr. Dockter e zbuloi letrën gjatë kërkimeve të tij për librin e ardhshëm Winston Churchill dhe bota islame: orientalizmi, perandoria dhe diplomacia në Lindjen e Mesme.