PostBllokPostBllokPostBllokPostBllok
  • Kreu
  • Komente
  • Qasje
  • Histori
  • Lexime
  • Shtypi
  • Mediavulg
  • FoxLadyNews

    Fahri Xharra: Dje u protestua për hundëzakët, jo kundër ‘Zajednicës’

    10.01.2016 Postbllok Author

    Pampress

    Pas reagimit të Arbana Xharrës, e cila deklaroi se masiviteti i protestës së djeshme nuk ishte rezultat i shqetësimit të qytetarëve për ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me Malin e ZI, por si produkt i pakënaqësisë me problemet ekonomike e sociale, një reagim i ngjashëm ka ardhur nga një anëtar tjetër i kësaj familje.

    Është gjithologu Fahri Xharra, ai i cili ka deklaruar poashtu se në këtë protestë, qytetarët s’kanë dalur të kundërshtojnë ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me Mal të Zi, por sipas tij, de u protestua për të drejtat e hundëzakëve, të cilët historia i njeh si trima ilirë që luftuan krahas Aleksandrit të Madh.

    “Gjithë i njohim hundëzakët, të cilit njihen si leshkuqët e Aleksandrit të Madh. Këta trima pellazgo-ilirë që jetonin në vendin e njohur si Hundëza, po tentohet të fshihen nga e kaluara jonë e ndritshme dhe e vjetër sa vetë toka e qielli. Por populli pellazgo-iliro-shqiptar, nuk i harron këta sepse nëpër vena iu rrjedh gjak i njëjtë, ndërsa nëpër kanalet urinare, mbajnë të njëjtën shurrë. Pellazgo-iliro-shqiptarët e mijë dje protestuan për vëllëzërit e tyre hundëzakë, dhe kërkuan të drejtat e tyre, kudo që ndodhen apo nuk ndodhen ata”, ka thënë Xharra.

    Ndryshe hundëzakët thuhet se jetonin aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, në vendin e quajtur Hundëza. Thuhet se jetonin rreth 100- 140 vjet. Konstatohet se nënat hundëzake, djali të lindur i jepnin gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy vite. Në Hundëzë  thuhet se nuk kishte ndarje të çifteve të martuara. Ndërsa, hundëzakë u vetëquajtën, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës.

    Të kujtojmë se kishte edhe dy reagime të tjera në lidhje me protestën e djeshme nga familja Xharra. Është motra e Arbana Xharrës, Besiana e vogël bukuroshe, e cila përmes një fotografie me masën protestuese të publikuar në facebook, tha se ‘i është bërë zemra mal’. Si dhe një reagim nga supergazetarja Jeta Xharra, e cila tha se vitin e kaluar, po kaq njerëz kishin marrë rrugën për gyrbet, prandaj më mirë këtë vit që po protestojnë në vendin e tyre. Ende s’ka reagim nga Andin Lokaj.

    PostBllok | Të gjitha të drejtat e rezervuara
    • Kreu
    • Komente
    • Qasje
    • Histori
    • Lexime
    • Shtypi
    • Mediavulg
    • FoxLadyNews
    PostBllok