Josephine McKenna
Papa Françesku të hënë u zhyt në debatin e ngatërruar për origjinën e jetës njerëzore, duke thënë se teoria e bige bengut nuk binte në kundërshtim me rolin e një krijuesi hyjnor, madje e kërkon atë. Papa përshëndeti asamblenë plenare të Akademisë Pontifikale Shkencore, e cila u mblodh në Vatikan të diskutojë “Koncepti evolutiv i Natyrës”.
“Kur ne lexojmë për Krijimin në Ungjill. Ne rrezikojmë ta përfytyrojmë Zotin si një magjistar, i cili e bënte gjithçka me një shkop magjik. Por nuk është kështu,” tha Françesku. “Ai i krijoi njerëzit dhe i la të zhvilloheshin në përputhje me ligjet e brendshme që ai i dha secilit që kështu ata të arrin përmbushjen e tyre.”
Françesku tha se fillimi i botës nuk ishte “një punë në kaos”, por i krijuar nga një parim dashurie. Ai tha se nganjëherë besimet në krijim dhe evolucion mund të bashkëjetojnë.
“Zoti nuk është një qenie hyjnore apo një magjistar, por Krijues që solli gjithçka në jetë,” tha papa. “Evolucioni në natyrë nuk është në mospërputhje me nocionin e krijimit, sepse evolucioni ka nevojë për krijimin e qenieve që evoluojnë.”
Ndryshe nga shumica e protestantizmit evangjelist në SHBA, mësimi katolik tradicionalisht nuk ka qenë në kundërshti me evolucionin. Më 1950, Papa Piu XII deklaroi se nuk kishte përplasje mes evolucionit dhe doktrinës katolike. Më 1996, Gjon Pali II mbështeti deklaratën e Piut XII.
Disa u habitën, nëse papa emeritus Benedict XVI donte ndryshonte këtë kur ai dhe disa përkrahës të tij dukej sikur mbështetnin teorinë e projektimit inteligjent, idenë se bota është shumë e ndërlikuar të ketë evoluar në përputhje me teorinë e seleksionimit natyral të Charles Darwin-it. Kardinali i Vjenës Christoph Schoenborn, bashkëpunëtor i ngushtë i Benedict-it, botoi një koment në New York Times më 20065 që thoshte “Evolucioni në kuptimin e trashëgimisë së përbashkët mund të jetë i vërtetë, por evolucioni në kuptimin neo-darvinist – një proces i paplanifikuar dhe pa drejtim… jo.”
Giovanni Bignami, profesor dhe president i Institutit Kombëtar të Astrofizikë në Itali, i mirëpriti komentet e Françeskut, duke thënë se ai varrosi “pseudoteoritë” e krijesionistëve. “Deklarata e papës është domethënëse,” tha Bignami për agjencinë italiane të lajmeve Adnkronos. “Ne jemi rrjedhim nga Bing Bengu që krijoi universin. Evolucioni erdhi nga krijimi.”
Giuglio Giorello, profesor i shkencave filozofike në Universitetin e Studimeve i Milanos, tha se mendon që Françesku “po përpiqej të ulte emocionet e debateve ose debateve të prezumuara” me shkencën. Françesku e mbajti fjalimin në përurimin e një busti në nderim të Benedict-it, paaradhësit të tij, në Vatikan.