“Gjithçka është politikë”. A nuk e thonë të gjithë këtë?
Shtetet në Eurovizion votojnë duke bërë një listë me dhjetë këngët më të pëlqyera – duke i dhënë 12 të parës, 10 të dytës, pastaj 8,7, 6 e kështu me radhë.
Fërkimi i kurrizit…
Mbretëria e Bashkuar është cinike e njohur e votimit në Eurovizion.
Një sondazh i YouGov më 2013 tregoi që britanikët kanë bindjen më të fortë që “gjithçka është politike”. Sir Terry Wogan hoqi dorë më 2008 pikërisht për arsyen se, sipas tij, ky aktivitet nuk ishte më një garë muzikore.
Këngëtarja Bonnie Tyler e përshkroi votimin si të “pabesueshëm” pasi doli e 19 nga 26 finalistë më 2013, dhe Simon Webbe, më 2011, tha se “shpesh votimi nuk kishte të bënte me këngën, por se kush ishte fqinji i vendit tënd.”
Si shpërndahen votat
Eurovizioni u krijua më 1956 për të bashkuar vendet evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, por votimi tregon se disa vende janë bashkuar më shumë se të tjerat.
Disa grupe vendesh të caktuara priren të votojnë këngët e njëri-tjetrit, dhe prandaj njihen si blloqe votimi.
Vëreni [në botimin origjinal, ky artikull është i pajisur me një hartë], për shembull, Bjellorusinë. Shpesh e quajtur si “diktatura e fundit në Europë,” e cila u nda nga Bashkimi Sovjetik më 1990. Qysh atëherë, ajo i ka dhënë Rusisë mbi dy herë më shume se vendeve të tjera, me thuajse një të tretën e pikëve që ia ka dhënë ose Rusisë ose Ukrainës. Nëse kjo nuk iu duket shumë, kujtoni që sistemi e detyron çdo vend t’i shpërndajnë shumë nga pikët e tyre në katër, shtatë dhe dhjetë preferenca.
Ose, shikoni marrëdhënien mes Greqisë dhe Qipros. Terry Wogan e quajti këtë shkëmbim pikësh mes tyre si “qesharak. Megjithatë ato vazhdojnë. Thjesht nuk e çajnë kokën.” Qipro i ka dhënë Greqisë tre herë më shumë se preferencës së saj më të shpeshtë, Rusisë. Dhe Greqia i ka kthyer me dy herë më shumë se çdo vend tjetër.
Cilat janë blloqet e votimit të mëdha?
Blloqet kryesore janë:
- Ballkani – vendet e ish-jugosllavisë, si dhe Rumania me Shqipërinë.
- Ish-Bashkimi Sovjetik – Polonia, Rusia dhe Ukraina janë lojtarët kryesorë në këtë bllok.
- Vendet Skandinave – Këtu përfshihen vendet nordike kryesore si dhe Islanda, Lituanai, Danimarka dhe Letonia. A do të ishin bërë kaq të suksesshëm ABBA, nëse nuk do të ishin mbështetur në pikë nga Finlanda dhe Norvegjia?
Shumica e blloqeve priren të bazohen në afërsinë gjeografike, por jo të gjitha. Për shembull, Britania dhe Irlanda shkëmbejnë shpesh pikë me Maltën, e mund të konsiderohet si bllok jo konvencional.
Blloqet nuk janë fikse, disa studime i ndajnë pak më ndryshe. Për shembull, më 2014, një studim i bërë nga UCL dhe Imperial College grupoi Britaninë, Irlandën dhe Skandinavinë me ish-Bashkimin Sovjetik, duke formuar një bllok gjigant, i cili thuhet se ndahet pak a shumë në dy grupe çdo vit.
Në një studim të 2008, Dr Derek Gatherer identifikoi gjashtë vendet që përgjithësisht nuk përfshihen në asnjë shkëmbim vote: Monako, Franca, Izraeli, Zvicera, Portugalia dhe Gjermania.
A ka votim negativ në bllok?
Ndërsa duket qartë se vendet votojnë pozitivish për fqinjët, kjo nuk do të thotë se vendet e tjera evropiane, sidomos ato në perëndim, diskriminohen. Staticienët e UCL dhe Imperial College zbuluan se asnjë vend nuk i jep numër të paktë pikësh një vendi në mënyrë sistematike.
Megjithatë, ka dëshmi anekdotike të bollshme. Vitin e kaluar, Armenia (e cila doli e katërta në renditje) u rendit e fundit nga vota e teleshikuesit dhe e jurisë azerbajxhanase. Votuesi dhe juria armene iu përgjigj Azerbajxhanit me të njëjtën monedhë, megjithëse në renditjen e përgjithshme Azerbajxhani nuk pati ndonjë rezultat të lartë (në vendin e 22). Mendohet që arsyeja pas këtij votimi negativ qëndrojnë ndjenjat negative që burojnë nga lufta e Nagorno-Karabakhut, e cila mori fund më 1994.
Në disa raste, pa diskutim. Shikoni pikët për Bosnjën dhe Hercegovinën. Kur fillojnë statistikat tona, ajo ishte përfshirë në lutën e egër mes grupeve myslimane, kroate dhe serbe.
Sot, të njëjtat ndarje janë të dukshme në të dhënat e votimit. Turqia dhe Kroacia janë vendet më të preferuara, dhe Serbia vjen e katërta – duke treguar se grupe të ndryshme votojnë ende për vende të ndryshme.
Ndërkohë, pëlqimi i madh i Turqisë në votimin e Gjermanisë dëshmon madhësinë e popullsisë turke në Gjermani.
Ka dhe shpjegime të tjera. Intepretime që janë tashmë të mirënjohura priren të kenë rezultat të mirë në garë, dhe këngëtarët janë zakonisht të njohur në vendet fqinje. Marija Seferoviç, e cila fitoi eurovizionin më 2007, kishte nisur produksionin pesë vite më herët. Pjesëmarrjet e saj në festivale e ngjarje të tjera në Serbi, Mal i Zi dhe Kroacia nënkuptonte që ajo kishte simpatizantë në këto vende, e për rrjedhojë mori më shumë pikë nga vendet ballkanike.
Kjo funksionon dhe për vendet perëndimore. Britani, për shembull, i dha Jedward (Jedward!) maksimumin ose afër maksimumit të pikëve dy vite rresht. Kjo ndoshta ngaqë britanikët e janë njohur interpretimin.
Kur Britania organizoi një turne evropian më 2009 për Jade Ewen, pati rezultat, Ewen doli në vend të respektueshëm – e pesta, një përmirësim i madh nga vendi i fundit më 2008.
Zyrtarët evropianë pëlqejnë të thonë se gjurmët gjeografike të votimit mund të jenë për shkak të shijeve. Shumë vende fqinje kanë peizazh mediatik, gjuhë dhe shije muzikore të njëjta.
Megjithatë, shumë vetë mendojnë se ka raste kur vota e vendeve nuk është e bazuar te kënga. William Adams, themeluesi i portalit të lajmeve për Eurovizionin WiWi Bloggs, mendon se “Rusia mund të shfaqet pa këngë dhe sërish mund të dalë në finale”, e tillë natyra e pandryshueshme e votës ish-sovjetike.
A duhet të shqetësohemi?
Vitet e fundit Mbretëria Bashkuar s’ka pasur renditje të mirë. Ne kemi dalë të fundit tre herë në 12 vitet e fundit dhe vetëm dy nga 15 konkurrentët e fundit kanë dalë në 10 të parët. Megjithatë, Norvegjia vazhdon të jetë vendi më i pafat në historinë e Eurovizionit, ka dalë e fundit 11 herë dhe katër pa asnjë pikë.
Vende që nuk janë pjesë e blloqeve kryesore të votimit kanë pasur rezultate të mira, megjithatë. Për shembull, Gjermania fitoi në 2010, me studenten Lena që fitoi pikë nga dy të tretat e vendeve pjesëmarrëse me këngën Satelit.
Herë-herë votimet në Eurovizion bëhen në kundërshtim me armiqësitë tradicionale. Vitin e kaluar, Rusia dhe Ukraina i befasuan shikuesit duke i dhënë njëra tjetrës pikë, pavarësisht konfliktit në rajon.
Megjithëse votimi në bllok favorizon Europën Lindore, Mbretëria e Bashkuar ka përfituar nga votimi i njëanshëm. Malta i dha maksimumin e pikëve në 2007. Votimi në bllok padyshim është një pjesë e konsiderueshme në Eurovizion, por nuk është e vetmja arsye që ne nuk dalim mirë.
Çfarë mund të presim këtë vit?
Lajm i mirë këtë vit për Mbretërinë e Bashkuar është që Irlanda dhe Malta nuk janë kualifikuar. Vendet që nuk kualifikohen sërish votojnë në finale, dhe përderisa nuk mund të votojnë për njëra tjetrën, ato mund të favorizojnë ne.
Me Ukrainën që nuk merr pjesë sivjet dhe me Bjellorusinë dhe Moldavinë që nuk janë kualifikuar, favoritja e Rusisë Polina Gagarina mund të jetë në pozicion të mirë të marrë pikë të larta nga shtetet ish-sovjetike.
Vendet nordike mund ta kenë të vështirë për rezultate të larta, ngaqë marrin pjesë më shumë vende skandinave se zakonisht. Letonia është kualifikuar për herë të parë që nga 2008, dhe Estonia, e cila është kualifikuar vetëm katër në 11 festivalet e fundit. Edhe Lituania, kualifikimet e së cilës janë sporadike, është kualifikuar sivjet. Prania e gjithë këtyre vendeve, si dhe e Suedisë dhe Norvegjisë, do të thotë që vota e vendeve skandinave do të zbutet.
Pastaj është dhe Australia. Pa konkurruar më parë, cilat vende do t’i japin votën homologëve tani nga pjesa tjetër e botës? Me monarkun dhe diasporën e përbashkët, gjasat janë që Mbretëria e Bashkuar të jetë zemërgjerë me Australinë, por kënga e Guy Sebastian, fituesi i Pop Idolit të Australisë, mund të rezultojë e pëlqyeshme për shumicën e Europës. Mundësitë e tij janë premtuese.