Këto fjalë, të bërtitura nga një grua e moshuar, u bënë të famshme në një mjet alarmi mjekësor në vitet 1990. Në 2015, kjo mund të jetë fraza emblematike e Europës.
Ndërsa ekonomia e SHBA po ngrihet ngadalë, analistët e gjithë spektrit politik shikojnë shumë pak gjëra që mund t’i duartrokasin Europë. Optimistët parashikojnë një rritje ekonomike vetëm me 1 për qind në 2015; shumë të tjerë dyshojnë se Europa mund të zhytet në recesion të trefishtë. Gjermania shikohet si gjerësisht si një vend i shëndetshëm, prosperiteti i së cilës ndihmon për kompensimin e dobësive të Europës, mirëpo në dy tremujorët e fundit për të cilët kemi të dhëna, ajo nuk ka pasur rritje neto fare. Parashikimet për deflacion gjatë dekadës së ardhshme, prodhim të ulët dhe papunësi të lartë po bëhen dije konvencionale.
Për çfarë ka nevojë Gjermania? Shumica e ekonomistëve dhe specialistëve përqendrohen te politika fiskale si dhe te reformimi i tregut të punës. Gjej balancën e duhur të politikave dhe inçentivat e përshtatshme ekonomike, dhe Europa mund ta shmangë rënien e lirë, dakord?
Ndoshta jo. Sado të mira të jenë politikat ekonomike, ato nuk do t’i rregullojnë problemet themelore të Europës, të cilat janë demografike dhe jo ekonomike. Ky ishte thelbi i një fjalimi që u mbajt në Parlamentin europian në nëntor, nga askush tjetër veç Papa Françeskut. Siç e tha Papa, “Në shumë qendra gjejmë përshtypjen e përgjithshme të lodhjes dhe plakjes, të një Europe që tani është “gjyshe”, jo më pjellore dhe vibruese.”
Prisni se shkon më keq: Gjyshja Europë nuk përjeton një plakje të thjeshtë. Ajo dhe po lajthit njëkohësisht. Ajo është, siç e shpjegoi fatkeqësisht Papa më herët në një konferencë të kardinalëve: “e rraskapitur nga keqorientimi”. Një pjese të lexuesve mund t’i vijë keq për fjalorin e zgjedhur nga Papa – ne i duam gjyshet tona, të lodhura apo jo. Por siç e tregon në studimin e tij kolegu im Nicholas Eberstadt i American Enterprise Institute (Instituti Amerikan i Sipërmarrjes), analiza e Papës është thellësisht e vërtetë.
Fillojmë me moshën. Sipas të dhënave ndërkombëtare të zyrës së censusit në SHBA, afërsisht një në pesë europiano-perëndimorë ishte 65 vjeç ose më i madh në 2014. Vetëm kjo është një barrë, duke pasur parasysh daljen në pension parakohe dhe sistemin e pensioneve që paguhen sot për sot (duke krijuar borxh për brezat e ardhshëm). Por deri më 2030, kjo shifër do të ketë shkuar një në katër. Nëse përdorim historinë si udhërrëfyes, elektoratet e moshuara do të kalojnë shuma gjithnjë e më të mëdha nga produkti i brendshëm bruto drejt përfitimeve në pensione – dhe do të investojnë më pak për mundësitë e brezave të ardhshëm.
Më tej, shikojmë lindshmërinë. Sipas Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim ekonomik, hera e fundit që vendet e Europës kanë riprodhuar në nivele zëvendësimi (që do të thotë, pak më shumë se dy fëmijë për një grua) ka qenë në mesin e viteve 70. në 2014, mesatarja e fëmijëve të lindur për çdo grua ishte rreth 1.6. Kjo është një fije floku më e trashë se kulmi në 2001, por ka pësuar rënie përsëri në më shumë se një gjysmë dekade. Imagjinoni një botë ku shumë njerëz nuk kanë motra, vëllezër, kushërinj, teze ose xhaxhallarë e daja. Aty do të shkojë Europa në dekadat e ardhshme. Në anën pozitive, të paktën do të blihen më pak dhurata për krishtlindje.
Ka disa përjashtime. Franca është ngritur te saktësisht 2 fëmijë për grua më 2012, nga 1.85 më 1980, një rritje më shumë e nxitur prej sistemit të pagesave qeveritare për prindërit, jo një ndryshim në kulturën e jetës familjare. A ka gjë më despotike se kur shtetet u japin ryshfet qytetarëve të lindin fëmijë?
Së fundi, le të shikojmë punësimin. Shtatorin e kaluar, shkalla e pjesëmarrjes të fuqisë punëtore e SHBA – përqindja e të rriturve që janë ose në punë ose në kërkim të një pune – arriti 62.7 për qind, më e ulëta në 36 vjet.
Megjithatë, sado keq që kjo është, SHBA duket mirë krahasuar me shumicën e Europës. Miqtë tanë përtej Atlantikut pëlqejnë të thonë se jetojmë për të punuar, ndërkohë që jetojnë për të jetuar. Kjo do të ishte tërheqëse, nëse do të punonin më shumë prej tyre. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion nga Banka Botërore, shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në BE gjatë 2013 ishte 57.5 për qind. Në Francë ishte 55.9 për qind. Në Itali vetëm 49.1 për qind.
Një e shndritshme duket sikur është emigrimi. Në 2012, mosha mesatare e popullsisë kombëtare në BE ishte 41.9 vjeç, kurse mosha mesatare e të huajve që jetonin në BE ishte 34.7. Kështu që, a janë europianët të kënaqur që njerëz të rinj do të vijnë të punojnë dhe paguajnë taksa kur vendasit të dalin në pension?
Jo tërësisht. Ndjenjat kundër emigrimit po përhapen në gjithë kontinentin. Lëvizjet vendase patën rezultate tmerrësisht të mira në zgjedhjet e PE vitin e kaluar. Europa ngjan më pak me një gjyshe që qëndis paqësisht në dritare dhe më shumë me gjysh të inatosur, që u kërkon me britma e shat në dorë të huajve të largohen nga oborri i tij.
Kjo nuk duhet t’i gëzojë amerikanët. Në nivel thjesht praktik, një tre europian në rënie do të frenojë rritjen amerikane. Por më e rëndësishmja, rënia e vazhdueshme e Europës do të zvogëlojë mundësinë e ndikimit të gjerë të kontinetit në përhapjen e vlerave demokratike dhe lirisë në botë.Atëherë cila është receta për sëmundjet e Europës – dhe leksioni për të ardhmen e Amerikës?
Është e vërtetë se politikat e mira fiskale dhe monetare janë të rëndësishme. Por problemet e thella të Europës nuk do të zgjidhen nga Banka Qendrore Europiane. Cilido qoftë niveli i shpenzimeve publike dhe sasisë së parave, një vend ose një kontinent do të jetë në rënie, nëse injoron kulturën e familjes, nuk i kthen asaj funksionin, dhe izolon veten nga të dëshpëruarit dhe të huajt.
Europa ka nevojë për liderë vizionarë dhe lëvizje sociale që të zbulojnë që njerëzit janë asete për t’u zhvilluar, dhe jo entitete për t’u menaxhuar. Nëse ajo nuk përmbush këtë sfidë thelbësore, një “dekadë e humbur” do të duket si një shëtitje në park për Gjyshen Europë.