Philip Freeman
Project Sindicate
Populizmi ka një histori të gjatë dhe shumëngjyrëshe në politikën amerikane, nga Huey Long te George Wallace në të djathtë, te Ross Perot më 1992 dhe Donald Trump-i sot. por rrënjët e populizimit shtrihen më thellë në kohë – më shumë se dy mijëvjeçarë, në fillimin e fundit të Republikës Romake.
Në pjesën më të madhe të historisë, Republika Romake u qeveris nga familje të vjetra politike dhe besnikë me ndikim politik që dinin si t’i mbanin masat në rresht. Zgjedhjet bëheshin, por ato ishin të diezenjuara qëllimisht t’i jepnin klasës sunduese pjesën e luanit nga vota popullore. Nëse aristokracia romake, e cila votonte e para, zgjidhte një person për postin, zyrtarët shpesh nuk e merrnin mundimin t’i numëronin votat e klasave të ulëta.
Me raste, fermerët, pronarët e taverrnave, karvanarët e gomerëve, të zhgënjyer ngriheshin dhe u bënin presion sunduesve të tyre t’u falnin borxhet dhe t’u jepnin një zë të vërtetë në qeveri, por këto revolta shtypeshin shpejt me premtime për kohë më të mira në të ardhmen dhe duke ngarkuar ca gladiatorë jashtë orarit të punës t’i zbusnin shkaktarët e revoltave. Në fund të shekullit të dytë para erës sonë, vëllezërit aristokratë Grachi u përpoqën të bënin një revolucion nga brenda, por u vranë nga fisnikëria konservatore.
Njeriu që më në fund e shembi sistemin ishte një fisnik i pasur dhe ambicioz i quajtur Publius Clodius Pulcher, një demagog populist i cili nuk pranonte të luante brenda rregullave. Clodius kishte qenë gjithmonë ekscentrik dhe i paparashikueshëm në mënyra që e tronditnin dhe e argëtonin popullatën romake. Kur ishte i rij, ai kishte nxitur një kryengritje mes trupave të kunatit të tij. Pastaj, kur e morën peng piratët, ai u ofendua thellë për shpërblimin e vogël që ata pranuan për lirimin e tij.
Clodius nuk kishte gjë të shenjtë. Sa më e çuditshme sjellja e tij, aq më shumë publiku e donte. Në Romë, për shembull, Clodius, një burrë i dalluar me femrat, kreu një sakrilegj kur u vesh si grua dhe shkoi në festivalin fetar vetëm për gra të perëndisë Bona Dea, me synim të ngacmonte Pompeia-n, gruan e Jul Çezarit. Skandali e shtyu Çezarin ta ndante Pompeia-n, dhe kështu lindi shprehja thumbuese që gruaja e Çezarit të jetë përtej dyshimit.
Pasi ia hodhi pa u dënuar për shkak të punësimit të një grupi ligjor të madh dhe duke dhënë ryshfete, Clodius u fut në politik në përpjekje të siguronte respektin e klasës sunduese, e cila e flaku tutje duke e konsideruar një bufon. Ajo që kritikët e Clodiuss-it nuk e kuptuan ishte që ai ishte i zgjuar, i vendosur, dhe shumë në kontakt me shqetësimet e njerëzve të thjeshtë.
Pasi elita e përzuri, Clodius nisi të thyente çdo rregull në kërkim të pushtetit. Ai hoqi dorë nga vendi i tij fisnikut dhe u bashkua zyrtarisht me plebeut, duke e pozicionuar veten si lider të klasës punëtore romake të zemëruar. Duke përdorur sharmin e tij natyror, retorikën e rrjedhshme, dhe instinktin për t’i kundërvënë politikanët e establishmentit kundër njëri-tjetrit, ai krijoi për herë të parë në historinë perëndimore ligjin për dhënien e grurit falas në mënyrë të rregullt. Kjo i krijoi shumë ndjekës te njerëzit e thjeshtë, sidomos te ata që kishin humbur vendet e punës në krizat e fundit ekonomike. Ai u bë mbreti i rrugëve romake dhe përgatiti një lëvizje popullore të paparë ndonjëherë në Romë.
Klasat sunduese të Romës nuk e kishin idenë si ta kontrollonin Clodius-in, të cilin vazhduan ta përbuznin. Nëse republika do të shkatërrohej, deklaroi oratori i famshëm dhe politikani me përvojë Ciceroni, të paktën le të rrëzohet nga dora e një njeriu të vërtetë.
Për t’u hakmarrë, Clodius përgatiti emigrimin politik të Ciceronit dhe përgatiti plane për t’u ngjitur në majë të piramidës politike. Gjatë fushatës për praetorship, një gjykatës i zgjedhur i radhitur pak nën nivelin e këshilltarëve sundues të Romës, zgjedhjet u desh të shtyheshin dy herë, për shkak të lfutës në rrugë mes mbështetësve të tij dhe grupeve të kundërshtarit të tij, Annius Milo. Kur ndodhi që Clodius u takua me Milo përgjatë rrugës Appian, shpërtheu përleshja mes rojeve të tyre, dhe Clodius u plagos rëndë. Duke besuar që rival i vdekur ishte më pak kërcënues se një i gjallë dhe i zemëruar, Milo i urdhëroi njerëzit e tij ta hiqnin qafe.
Por megjithëse Clodius u vra, forcat populiste që ai nxiti mbetën gjallë, dhe menjëherë gjetën përkrahës të rinj, më i shquari Çezari. Klasat sunduese qëndruan të habitura dhe të pafuqishme ndërsa kontrolli i shtetit që e kishin drejtuar për shekuj rrëshqiti nga duart e tyre.
Në vitin 49 para erës sonë, Çezari kaloi Rubikonin, duke e zhytur Romën në luftë civile. Vrasja e Çezarit u pasua nga një revoltë që shkatërroi, një herë për gjithmonë, pushtetin e klasave sunduese. Lindi një Perandori autokratike, dhe Republika Romake u zhduk përgjithmonë.