Duket se kërkesa e banorëve të Facebook-ut drejtuar shumë vite më parë përfundimisht do të bëhet realitet. Presidenti i Facebook-ut, Mark Zuckerberg paralajmëroi se butoni dislike përfundimisht do të bëhet pjesë e Facebook-ut shumë personalitete kosovare janë duke e menduar rrugën e së ardhmes në rrjetet sociale.
I pari që ka reaguar është kryeministrit Isa Mustafa i cili ka paralajmëruar mbylljen e profilit të tij në Facebook.
Këtë e ka paralajmëruar në një intervistë, në të cilën ka thënë se së shpejti mund të mos jetë pjesë e Facebook, pasi po e shqyrton mbylljen e llogarisë. Kjo pasi Facebook ka marrë vendim që të vendos butonin distike.
Kryeministri ka thënë se së fundi u kritikua shumë dhe se sipas tij, herëve të ardhshme do t’u përgjigjet kundërshtarëve në ‘mëngjes’, siç u shpreh pasi ‘të pushojnë emocionet’, sepse nuk dëshiron që për emocionet e ‘mbrëmjes’ të marrë distike në Facebook.
https://www.facebook.com/kukunews.net/videos/vb.594548724013364/696823727119196/?type=2&theater
“Në politikë gjithmonë duhet të mendohet në mramje dhe pastaj të nesërmen të jepen qëndrime sepse në politikë më së miri është që emocioneve t’iu japësh kohë që të flejnë, të pushojnë dhe që të mos jepet përgjigje gjithmonë në hapin e parë, ka mundësi që të ipet edhe në hapin e dytë edhe përmes mënyrave të tjera”, tha Mustafa.