Këto janë 10 urdhëresat që Erioni zotëria i Veliajve, sundimtari i Fiqve, biri i Sorosit në tempullin e MJAFT i urdhëroi Levitëve të rinj në kodrën Figus:
- Unë jam ERIONI, zotëria yt. Mos harro që ishe një i dështuar dhe unë të bëra me dashnore dhe OJF! S’do të kesh zotëri tjetër veç meje!
- Nuk do ta përdorësh emrin e zotëriut tënd lart e poshtë kot! Nuk do lejosh që zotëria yt të bëhet pis nëpër portale dhe ç’do lloj mjeti tjetër! Do të mbrosh nderin tonë dhe familjeve tona edhe kur ne të jemi gabim.
- Shenjtëro fikun dhe të lëvduarën Ajolë! Dhe në ditët e festave luaj basketboll!
- Përhapni sa më shumë OJF që sekti jonë të shumohet! Zgjidhni më besnikët dhe ata më të shkathtët, më hipokritët e më të paskrupujt për t’i shërbyer mbretërisë së fikut.
- Ti nuk do ofendosh sivëllezërit dhe simotrat e tua! Do të jesh aty sa herë ato duan dhe kanë nevojë! Do shpërndash poste e detyra për ta, do organizosh parti për ta! Do të jesh loti i syve të tyre, e hareja e fytyrave të tyre!
- Gënje në emër të zotëriut tend, sepse ai i pëlqen dhe vlerëson gënjeshtarët! Ai urren e përbuz vetëm të sinqertët dhe të drejtët. Ata nuk do ta gëzojnë mbretërinë e perëndisë së fikut! Sinqeriteti i takon vetëm Zotëriut tënd. Ruaje atë vetëm për të, dhe ardhmja jote do të jetë e ndritur!
- Mos ki turp! Turpi është bela e të zot dhe pengesë për suksesin. Zotëriu yt nuk i do skrupulozët. Ai afron vetëm ata që nuk përkulen e nuk skuqen edhe kur iu dalin në shesh mynxyrat më të tmerrshme.
- Do të vjedhësh sa të mundesh nga fondet publike dhe një të tretën do t’ia japësh zotërisë tënd!
- Do të hiqesh si i pavarur, por nuk do të bësh asgjë pa lejen e eprorit tënd! Zotëriu yt i do ata që, ndërsa janë tërësisht të bindur, hiqen sikur janë plotësisht të lirë e autonomë. Edhe gjumin t’a bësh me një sy, për të qenë gati kur thërret nevoja!
- Mos lakmo atë çfarë Zotëriu yt iu jep vëllezërve të tu. Lakmia të shpie drejt mosmirënjohjes dhe mosmirënjohja të ndan nga kopeja. Atëherë do të humbësh mbretërinë e Zotëriut tënd e do të provosh ferrin e papunësisë dhe varfërisë. Gëzoju të mirave që Zotëriu të ka falur e ji falenderues!