Politkanët. Reputacioni i tyre është shumë i ulët. Të jemi të sinqertë, ky është kryesisht faji i tyre, por do të ishte mendjelehtësi të merrnim të mirëqenë që çdo politikan është i tillë. Nëse do të ishin, atëherë gjithë infrastruktura do të shembej sa hap e mbyll sytë. Sidoqoftë, të gjithë janë burim urrejtje, e përherë parandjejnë të keqen.
Politikani zbaton politika të këqija? Është person i keq. Ndryshon mendjen shpesh? Është njeri i dobët dhe i paaftë të udhëheqë. Premton përmirësime (ulje taksash, rritje shpenzuimesh)? Sigurisht që gënjen. Politikanët premtojnë se do bëjnë diçka jo fort popullore (rritje taksasht, ulje shpenzimesh)? E garantuar që do të ndodhë? Është një thikë me dy presa, kështu që pse ata e marrin përsipër? Shumë politikanë janë në lojë për interesat e tyre, por sigurisht që mes tyre ka dhe shumë që dëshirojnë më të mirën dhe e marrin përsipër të durojnë opinionte negative.
Kështu, pra, për kujtesë, jo të gjithë politikanët janë idiotë (megjithëse përkufizimi i fjalës idiot për ju mund të jetë i ndryshëm. SHBA duket veçanërisht e prekur prej tyre; Sarah Palin, Ted Cruz, këta persona ishin/janë kandidatë për president. Dhe arketipi George W. Bush ishte president. Për 8 vjet. Njeriu, gafat idiotike të të cilit arritën të mbronin bizneset kishte nën komandë një arsenal bërthamor.
Mbretëria e Bashkuar s’ka pse ndihet krenare, me Michael Gove, Chris Grayling, Grant Shapps, Jeremy Hunt, David Tredinnick, një Parti Laburiste qesharake, me rritjen e UKIP, dhe kryebashkiaku i dashur Boris Johnson.
Shumë njerëz nxitojnë të theksojnë se Boris Johnson është faktikisht shumë inteligjent/i rrezikshëm, por ai thjesht shtiret sikur është bufon. Por anashkalon thelbin; një person inteligjent duhet të preket nga idiotësia që të arrijë sukses politik.
Çfarë po bëhet kështu? Logjikisht, njerëzit duan një person inteligjent, i cili njeh medodat dhe qasjet më të mira për drejtimin e një vendi në mënyrën më të mirë. Por jo, njerëzit duken se tërhiqen nga shfaqja e aftësive intelektuale të diskutueshme. Ka një shumëllojshmëri faktorësh ideologjikë, kulturorë, shoqërorë, historikë, financiarë dhe të tjerë të përfshirë, sepse politikanët i përmbledhin të gjitha këto, por gjithashtu dhe disa procese psikologjike që mund të kontribuojnë te ky fenomen.
Vetësiguria ngjall vetësiguri
Njerëzit me vetësiguri janë më bindës. Kjo është treguar nga shumë studime. Shumica e studimeve përqendrohen te skenat në gjykatë, dhe sugjerojnë që një dëshmitar me vetësiguri është më bindës për jurinë, sesa një dëshmitar hezitues, emocional, por kjo mund të vërehet dhe në fusha të tjera. Ky është një fenomen që shitësit e makinave të përdoruara dhe agjentët e pronave e kanë shfrytëzuar për dekada. Dhe politikanët janë të vetëdijshëm për këtë, por kështu trajnuesit mediatikë dhe menaxherët e PR; çdo politikan që nuk përcjell vetësiguri shkatërrohet. Prandaj vetësiguria është e rëndësishme në politikë.
Megjithatë, efekti Dunnig-Kruger [kur të paaftët vuajnë nga superioritet] zbulon që njerëzit më pak inteligjentë kanë vetësiguri të pabesueshme. Njerëzit më inteligjent nuk janë hiç. Vlerësimi i vetes është një aftësi e dobishme metakonjitiv, por që kërkon inteligjencë; nëse nuk zotëroni hiç prej saj, nuk e konsideroni veten me defekte ose injorant, sepse teknikisht nuk kini aftësinë për ta bërë këtë.
Prandaj, nëse doni një person me vetësiguri që përfaqësojë publikisht partinë tuaj politike, një person inteligjent do të jetë zgjedhje e keqe në shumë mënyra. megjithatë kjo mund të ketë pasoja të kundërta; studimet kanë treguar që kur një person me vetësiguri është zbuluar që e ka pasur gabim/gënjeshtër, i konsiderohet shumë pak i besueshëm e me vlerë sesa një person që s’ka vetësiguri. Kjo mund të shpjegojë imazhin negativ të politikës, e cila është kryesisht një radhë njerëzish me vetësiguri që bëjnë premtime të mëdha dhe dështojnë në mënyrë spektakolare në mbajtjen e tyre. Kësi gjërash i zhgënjejnë realisht njerëzit.
Të drejtosh me sukses një vend me dhjetëra milionë banorë, të gjithë me kërkesa dhe nevoja të ndryshme, është një punë ndërlikuar. Janë kaq shumë variabla që kanë nevojë të merren në konsideratë. Fatkeqësisht, është e pamundur të ngjeshësh të gjitha këto në një fjali të përshtatshme për përdorim në medien moderne, kështu që personalitetet dalin në sipërfaqe më shpesh. Dhe personalitetet inteligjente janë më të sigurt, e për rrjedhojë më bindës, e kështu me radhë.
Zakonisht njerëzit qëndrojnë larg temave e diskutimeve intelektuale e të ndërlikuara. Ata mund të mos kenë përvojë në lidhje me çështjen e në diskutim, ose mund t’u duket shumë e ngarkuar të përfshihen në të, sepse një gjë e tillë do kërkonte kohë e përpjekje. Por politika, veçanërisht në demokraci, kërkon që njerëzit të marrin pjesë në të.
Studimet e personalitetit sugjerojnë se shumë njerëz shfaqin orientim të qëllimit, një “prirje drejt zhvillimit ose shfaqjes së aftësisë në situata arritjesh.” Ndjesia se ke ndikim në diçka (p.sh. zgjedhje elektorale) është një motivues i fuqishëm, por nëse ndonjë tip i ditur do nisë të përdorë fjalë të mëdha rreth normave të interesit, kjo i largon ata që nuk i kuptojnë gjëra të tilla. Kështu që, nëse një person me vetësiguri thotë se ka një zgjidhje më të thjeshtë ose premton t’i largojë gjërat e ndërlikuara, ai do duket shumë më tërheqës.
Kjo ilustrohet dhe me ligjin e Parkinson-it [ligji i të parëndësishmes], ku njerëzit harxhojnë shumë më shumë kohë e përpjekje për diçka të parëndësishme që e kuptojnë, sesa për diçka të ndërlikuar që nuk e kuptojnë. E para ofron më shumë mundësi për kontribut dhe ndikim. Njerëzve u pëlqen të merren me gjëra të vogla, prandaj njerëzit më pak inteligjentë që i ngjeshin çështjet e rëndësishme në fjali të shkurtra (por të pa sakta) janë fitues të mundshëm.
Njerëzve u pëlqen i ngjashmi
Një nga cilësitë e përmendura shpesh të George W Bush ishte ndjesia që kishin njerëzit se “me të mund të pinin një birrë.” Prandaj, atyre u duket se janë të ngjashëm të. Përkundrazi, elitizmi është cilësi negative. Ideja se ata që drejtojnë vendin janë jashtë normave të shoqërisë është alarmuse për shumë vetë, për këtë arsye politkanët bëjnë përpjekje të vazhdueshme “të përshtaten”.
Shumica e njerëzve janë të prirur të paragjykojnë, të formojnë steriotipe dhe preferojnë “gupet” e tyre. Asnjë nga këto gjëra nuk është logjike dhe nuk mbështetet nga faktet dhe realiteti, dhe njerëzit nuk pëlqejnë t’u thuhen gjëra që ata nuk i pëlqejnë. Njerëzit janë të ndjeshëm ndaj statusit social; kemi nevojë të ndiejmë që jemi superiorë ndaj të tjerëve në një farë mënyre për të ruajtur ndjesinë e vlerës personale. Si rezultat, dikush më shumë inteligjent që thotë gjëra, të cilat përmbajnë fakte të parehatshme (por të sakta) nuk do t’i pëlqejë askujt, ndërsa dikush dukshëm më pak inteligjent nuk e kërcënon statusin social të perceptuar të dikujt, dhe nëse ata do të thonë gjëra të thjeshta që mbështet paragjykimet e përhershme dhe mohojnë të vërtetat e parehatshme, atëherë akoma më mirë.
Është një situatë fatkeqe, por duket se kjo është mënyra si funksionon mendja e njerëzve. Kjo çështje ka më shumë gjëra se ato që janë përmendur këtu, sigurisht, por duke përfshirë ato, e gjithë analiza do të bëhej më të ndërlikuar, e kështu s’ka mundësi që t’i bësh njerëzit të përlqejnë diçka, gjë që duhet të jetë e qartë tani.