Dennis Prager
Dallimet mes të Djathtës dhe të Majtës të trajtuara në këtë artikull merret me metodën thellësisht të ndryshme që të dyja përdorin për përmirësuar shoqërinë. Konservatorët besojnë se rruga për të përmirësuar botën është thuajse gjithmonë përmes përmirësimit moral të individit – me çdo person duke bërë luftën me defektet e tij morale. Është e vërtetë që veçanërisht në shoqëri të dhunshme si tiranitë fashiste, komuniste dhe islamiste individi duhet të preokupohet me betejën kundër forcave të jashtme. Megjithatë, thuajse kudo tjetër, e sigurisht në shoqëri të lira si SHBA, beteja më e madhe e individit duhet të jetë me forcat e brendshme – që do të thotë, me karakterin e tij/ e saj me të meta dhe defektet morale.
E majta, nga ana tjetër, beson se rruga drejt një bote më të mirë është thuajse gjithmonë përmes betejës me defektet morale të shoqërisë (reale ose të perceptuara të tilla nga e majta). Në Amerikë, e majta e përkufizon personin e mirë si dikush që lufton seksizmin, racizmin, mungesën e tolerancës, ksenofobinë, islamofobinë dhe të tjera sjellje të këqija që e majta beson se gjenden në shoqërinë amerikane. Kjo është një arsye që të majtët merren më shumë me politikë sesa të djathtët. Një shembull i thjeshtë e bën të qartë këtë pikë. Kurdoherë që përdoret termi “aktivist” ose “aktivist shoqëror” ose “organizues”, përfundimi është që termi i referohet dikujt në të majtë.
Një nga rrjedhojat e këtij dallimi është se konservatorët besojnë se e mira arrihet shumë më gradualisht seç mendojnë liberalët. Procesi i përmirësimit të botë është kryesisht përpjekje një nga një. Dhe çdo brez duhet ta ribëjë. Edhe brezi më fisnik i lindur ndonjëherë sërish duhet t’i mësojë fëmijët e tij si të luftojnë me natyrat e tyre. Nëse nuk e bën, edhe shoqëria më e mirë do të devijojë, dhe konservatorët besojnë se pikërisht kjo i ka ndodhur Amerikës që pas Luftës së Dytë Botërore.
E majta nuk fokusohet te zhvillimi individual i karakterit. Ajo gjithmonë dhe kudo është fokusuar te revolucioni social. Deklarata më domethënëse e presidentit Barack Obama kur ishte kandidat për president, presidenti më i majtë i SHBA i zgjedhur ndonjëherë, u bë pak ditë para fitores së tij më 2008: “Jemi pesë ditë nga transformimi rrënjësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” i tha ai një audience entusiazte.
Konservatorët jo vetëm që nuk janë të interesuar në transformimin rrënjësor të SHBA, por ata e kundërshtojnë me pasion atë. Transformimi rrënjësor qoftë dhe shoqërinë më të keqe – jo që bëhet fjalë për shoqërinë ndoshta më të mirë në histori – veç mund ta bëjë shoqërinë më keq. Natyrisht, konservatorët besojnë që Amerika mund të përmirësohet, por jo të transformohet, le më pastaj të transformohet rrënjësisht.
Themeluesit [e SHBA] e kuptuan se transformimi që çdo brez duhet të punojë për transformimin moral të çdo qytetari. Pra, zhvillimi i karakterit ishte në themel të rritjes së fëmijëve dhe edukimit në shkollë të të rinjve. Siç ka thënë John Adam: “Kushtetuta jonë është bërë vetëm për besimtarë dhe të moralshëm. Për çdo lloj tjetër qeverie është e mangët”. Dhe në fjalët e Benjamin Franklin: Vetëm njerëzit e virtytshëm janë të aftë për liri.” Pse është kështu? Sepse liria kërkon vetëkontroll. Përndryshe, duhet të imponohen kontrolle të jashtme – që do të thotë një qeveri gjithnjë e më madhe.
Sa më shumë idetë e majta ndikojnë në një shoqëri, aq më pak edukim karakteri ka. Në vend të kësaj, fëmijët mësohen të fokusohen në çështje sociale. për shembull, The Wall Street Journal s’ka shumë që ka raportuar se Common Core, programi standard federal për shkollat fillore dhe shkollat e larta [9 vjeçaret sipas sistemit shqiptar], ka publikuar një kurrikul të re shkencore K-12, “Brezi i ri standardeve shkencore”, që do të indoktrinojë amerikanët e rinj në lidhje me ngrohjen globale që nga kopshti e në vazhdim. E kur ata mbërrijnë në kolegj, të rinjve amerikanë do t’u flitet për nevojë e luftës kundër “privilegjit të të bardhëve” dhe “kulturës së përdhunimit” në klasat e tyre.
Në të njëjtën kohë, siç shkroi një profesor filozofie në New York Times, gjithnjë e më pak të rinj amerikanë besojnë se ekzistojnë të vërteta morale. Ndërkohë, në shtëpi, baballarët dhe besimi, historikisht dy përcjellësit kryesorë të të vërtetave morale dhe vetëdisiplinës morale, shpesh nuk ekzistojnë. Si rezultat i gjithë kësaj, ne po prodhojmë – në fakt kemi prodhuar që pas Luftës së Dytë Botërore – një numër të madh amerikanësh që përpiqen me pasion të luftojnë emisionet e karbonit [në ndotjen e mjedisit] dhe seksizmit dhe “privilegjin e të bardhëve”, të cilët gjithashtu kopjojnë në provime në nivele të papara. Por mençuria e lashtë që konservatorët kanë përqafuar mbetet më e vërtetë se kurrë: Para se të rregullosh shoqërinë, rregullo veten.