Steve Holland dhe Amanda Becker
Reuters
Senatori i SHBA Ted Cruz mundi miliarderin Donald Trump në garën e nominimit për president të hënën në shtetin e Ajouas, duke e shtuar konkurencën presidenciale të partisë dhe duke krijuar një garë me tre garues së bashku me kandidatin e establishmentit republikan senatorin Marco Rubio.
Cruz, ligjvënës konservator nga Teksasi, fitoi garën republikane në shtetit të parë me 28 për qind të votave në Ajoua krahasuar me 24 për qind të biznesmenit Trump. Rubio, senator amerikan nga Florida, doli në vendin e tretë me 23 për qind, duke pasur një rezultat më të lartë se parashikimet.
Në kampin demokrat, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton dhe senatori amerikan Bernie Sanders nga Vermonti dolën barazim, të dy morën afërsisht 50 për qind. Sanders-i, i vetëquajtur socialist demokrat, e deklaroi rezultatin “barazim virtual”.
Fitorja e Cruz dhe rezultati i mirë i Rubio-s mund të frenojnë inercinë e Trump-it, kandidimi i të cilit ka alarmuar establishmentin republikan dhe është shquar për deklarata shqetësuese nga thirrja e tij për ndalimin e myslimanëve të hyjë përkohësisht në SHBA deri te premtimi për të ngritur një mur në kufirin SHBA-Mesksikë.
“Sonte është një fitore për konservatorët kurajozë në gjithë dhe në gjithë vendin,” tha Cruz-i, 45 vjeç, gjatë fjalimit të fitores që zgjati më shumë se 30 minuta.
Trump-i, 69 vjeç, kokulur, diçka jo karakteristike për të, përgëzoi Cruz-in dhe tha se ai ende parashikonte ta fitonte nominimin republikan. Sondazhet tregojnë Trump-in kryesues në nivel kombëtar dhe në Nju Hamsh, shteti ku do të zhvillohet gara e rashës.
“Jam thjesht i nderuar,” tha Trump.
Ndryshe nga zakonisht turma njerëzish u dyndën drejt shkollave, kishave dhe vendeve të tjera zgjedhore, ku votuesit mblidhen për të zgjedhur kandidatët.
Organizimi i mirë i Cruz-it në përpjekjen për pjesëmarrje të lartë ndihmoi në tejkalimin e turmave të mëdha entuziaste që janë shfaqur në mitingjet e Trump-it. Trump-i nuk shkoi në debatin televiziv të fundit të republikanëve para zgjedhjeve për shkak të një grindjeje me organizatorin e FOX News. Një këshilltar i Trump-it tha se vendi i dytë parashikohej.
Në Ajoua mbahet gara e parë në SHBA që nga fillimi i viteve 1970, duke i dhënë këtij shteti një peshë ekstra në procesin zgjedhor që mund të kthehet në start për kandidatët fitues.
Rubio, 44, mund të përfitojë nga starti po aq sa Cruz-i, i cili u ndihmua nga mbështetja evangjeliste dhe falënderoi Zotin për fitoren. Senatori i Florida-s e vendosi veten si kandidat i rëndësishëm alternativë ndaj dy rivalëve kryesor.
“Rubio ka fuqi të qëndrueshme. Ai harxhoi 30 milionë dollarë për reklama negative dhe votuesit e vonuar kaluan në anën e tij për shkak të pa epshmërisë dhe optimizmit të tij,” tha strategjisti republikan Scott Reed.
clinton psherëtin, sanders buzëqesh
Rezultati i garës demokrate vendosi presion mbi Clintonin për t’i tërhequr mbështetjen Sanders-it, i cili ka fituar votuesin me anim të majtë me premtimet e tij për të goditur Wall Street-in [qendra financiare] dhe ta fillojë nga e para me reformën shëndetësore.
Clinton, 68, tha se po merrte “frymë e çliruar” pas rezultatit. Ajo e humbi Ajouan përballë ish-senatorit Barack Obama në garën demokrate të 2008-s dhe kurrë nuk e mori më veten.
Ish-zonja e parë e përgëzoi Sanders-in dhe nuk deklaroi fitore në fjalën e saj. zëdhënësi i saj Brian Fallon tha se ajo mund të dalë me dy delegatë më shumë se Sanders-i në Ajoua, një fitore. Delegatët përcaktojnë kandidatin e partisë në një konventë në korrik.
“Është e rrallë që ne kemi mundësi të kemi një garë reale idesh,” tha Clinton, me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën Chelsea, në skenë.
Sanders, 74, u shpreh i mallëngjyer. Senatori, që buzëqeshi ndërsa foli para mbështetësve, udhëheq në Nju Hamsh, shteti ku do të bëhen zgjedhjet javën e ardhshme, por është i dyti në shtete të tjera si Karolina e Jugut, që është shteti i tretë në radhë.
“Nëntë muaj më parë, kur ne erdhëm te ky shtet i bukur, nuk kishim organizim politik, nuk kishim para, nuk kishin emër të njohur, dhe ne po i kundërviheshim organizimit politik më të fuqishëm në SHBA,” tha ai.
Ish-guvernatori i Merilandit Martin O’Malley, i cili e pati vështirë të linte gjurmë në garën demokrate, e pezulloi fushatën e tij pasi doli i treti në Ajoua me 0.6 për qind.
Zgjedhjet e 2016-ës po marrin formë të jenë zgjedhjet e votuesve të zemëruar ndërsa amerikanët e pakënaqur janë të shqetësuar për çështje si emigrimi, terrorizmi, pabarazia e të ardhurave dhe kujdesi shëndetësor, duke ushqyer fushatën e Trump-it, Sanders-it dhe Cruz-it.
Kandidatët republikanë të estbalishmentit më tradicional se Rubio nuk dolën mirë në Ajoua. Ish-guvernatori i Floridas Jeb Bush mori 2.8 për qind, guvernatori i Ohios John Kasich mori 1.9 për qind, dhe guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie took mori 1.8 për qind.
Kirurgu Ben Carson zuri vendin e katër mes republikanëve me 9 për qind, ndërsa ish-guvernatori i Arkansasit Mike Huckabee tha se do ta pezullonte fushatën për kandidim. Ai e fitoi garën e Ajouas më 2008.