Nafta brent bruto mbërriti çmimin më të ulët në 5 vjet të martën me 66 dollarë për fuçi, duke zbritur për të gjashtën herë njëra pas tjetrës për shkak të rritjes së prodhimit të saj. Herën e parafundit çmimet u ulën me 4 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} dhe qysh prej qershorit kanë zbritur 43 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, ndërsa prodhimi i SHBA që rritet me shpejtësi e ka dëmtuar aftësinë e OPEC për të menaxhuar prodhimin.
Burime nga industria e naftës thanë të martën se eksportuesi më i madh i OPEC, Arabia Saudite, do t’i përmbushë kontratat e brutos për blerësit aziatikë muajin e kaluan, si shenjë e fundit që prodhuesit e Gjirit janë gati të frenojnë rënien e çmimeve. Nafta ka mundësi të mbetet te çmimi 65 dollarë për fuçi në 6-7 muaj e ardhshëm, tha të hënën shefi i kompanisë kombëtare të naftës të Kuvajtit.
“Në afat të shkurtër kërkesa për naftë bruto do të mbetet e dobët, duke pasur parasysh mbiprodhimin e parashikuar për vitin 2015”, thanë analistët të ANZ në një deklaratë.
Nafta brent bruto për furnizimin e muajit janar zbriti në 65.29 dollarë të martën, çmimi më i ulëti që nga shtatori 2009. Ajo shitej 28 centë më pak, në vlerën 65.91 në orën 08.58. Brenti u ul me 4.2 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} ose 2.88 dollarë të hënën, që ishte dhe humbja e tretë më e madhe këtë vit. Brutoja e SHBA u ul me 3 cent, në 63.01 dollarë për fuçi, çmimi më i ulët i saj që prej korrikut 2009. Të hënën ajo u ul me 4.2 {27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} ose 2.79 dollarë. “Megjithëse flitet shumë për uljen e mëtejshme të çmimeve, ne nuk arrijmë të shikojmë një kthesë në ardhje e sipër pa ndonjë bazament të fortë,” tha Daniel Ang i Phillip Futures në një letër.
Tregjet DNB norvegjeze thanë të martën se nafta brent mund të shitet me 50 dollarë në gjysmën e parë të 2015. Çmimet e naftës brent realizuan një mesatare 110 dollarë në vitet 2011-13 duke arritur kulmin në korrik me 115 dollarë. Uljet u realizuan me shpejtësi në fund të nëntorit, pasi OPEC nuk pranoi të pakësonte planin e saj të prodhimit.
Qysh atëherë, Arabai Saudite dhe Iraku, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC, i kanë ulur çdo muaj çmimet për SHBA dhe Azinë. Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e tyre ruajtur tregjet. Projeksionet amerikane tregojnë se në janar prodhimi i naftës në SHBA do të arrijë më shumë se 100 mijë fuçi në ditë. Megjithatë, shumë kompani kanë filluar të bëjnë prerje drastike në shpenzime për vitin e ardhshëm.