Në 1946 Julius Streicher u gjykua fajtor nga Gjyqi i Nurembergut për akuzën e nxitjes së urrejtjes raciale ndaj hebrenjve nëpërmjet të përjavshmes Der Stürmer prej tij të themeluar në 1923, ku dominonin spekulimi, shpifja, karikaturat, kryesisht me bazë erotike, për mes të cilave vihej në dukje perversiteti i Tjetrit. E sintetizuar, ndodhte që në Perëndimin e porsaçliruar një botues gazete dënohej me vdekje, ndërsa pas 70 vitesh, tek ne, të eturit për makijazh europian, shpifja, baltosja, spekulimi e deri imazhet e Tjetrit pervers, përçuar si karikaturë e një kulture ose epoke historike, janë mjetet e përditshmërisë së komunikimit mediatik. Sidoqoftë, Charlie Hebdo s’ka rivalë: arrin të prodhojë satirë, lajm, letër, edhe me tragjedinë e një fëmije të konsumuar në brigjet turke.
Karikaturat e revistës Charlie Hebdo bëjnë humor me vdekjen e djalit sirian të mbytur, Aylan Kurdi
Revista statike franceze Charlie Hebdo botoi një karikaturë ku bënte humor me vdkejn e djalit sirian Aylan Kurdi në kopertinën e numrit të saj të fundit. Tetë muaj pas sulmit terrorist në zyrat e Charlie Hebdo në Paris, ku vranë 12 persona, revista ka vazhduar me përmbajtje provokative.
Shkrimi që shoqëron imazhin lexon: “Mirëseardhje emigrantëve!”. “Kaq pranë qëllimit…” lexon mesazhi mbi trupin e Aylan-it. Një tabelë në breg, me një kloun nga personazhet për fëmijë, thotë: “Ofertë! 2 menu për fëmijë me çmimin e njërës”. Në një karikaturë tjetër paraqitet një figurë që duket se është Krishti afër fëmijës së mbytur dhe diçitura: “Dëshmi që Europa është e krishterë. Të krishterët ecin mbi ujë – fëmijët myslimanë fundosen”.
Karikaturat kanë shkaktuar kritika të shumta online nga ata që e shikojnë përdorimin e vdekjes së Aylan-it për qëllime satirike si fyese. Të tjerë kanë thënë që revista është pasqyrë e mënyrës që perëndimi po zgjidh krizën e refugjatëve.
Charlie Hebdo hap debatin e lirisë së fjalës me karikaturat që përshkruajnë vdekjen e Aylan Kurdi
Sara Nelson
The Huffington Post UK
Revista satirike franceze Charlie Hedbo ka botuar qëndrimin e saj provokativ për krizën e refugjatëve. Një karikaturë që i atribuohet revistës dhe qarkullon në medien sociale shfaq djalin sirian të mbytur Aylan Kurdi i shtrirë me fytyrë në rërë në bregun e detit me fjalët “Kaq pranë qëllimit…”, shkruar sipër tij.
Karikaturat janë pritur me reagime të përziera.
Gazeta turke The Daily Sabah shkruan se imazhet tallen me fëmijën e mbytur. Marocco World News e akuzoi revistën se “fshihet pas lirisë së fjalës”. Kanali indian Scoop Whoop shkroi: “Kjo nuk është Charlie Hebdo me të cilën u identifikuam dhe u solidarizuam në fillim të këtij viti. Je ne suis pas Charlie (Unë nuk jam Charlie)”.
Avokati Peter Herbert, që është kryetar i Shoqatës së Avokatëve me Ngjyrë dhe ish-zëvendës kryetar i Autoritetit të Metropolitan Police [Londër], shkroi në tweeter: “Charlie Hebdo është një botim i pastër racist, ksenofob dhe ideologjikisht e falimentuar që përfaqëson rënien morale të Francës. Shoqata e Avokatëve me Ngjyrë do të marrë në konsideratë ta raportojë këtë si nxitje të krimit të urrejtjes dhe persekutimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve”.
Ankesa janë lënë dhe në faqen e facebook-ut të revistës dhe përdorues të Twitter i kritikuan imazhet si “pa shije” dhe “të neveritshme”.