S’është mbushur ende java që kur sulmet terroriste të koordinuara në Paris lanë 129 persona të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur. Qysh atëherë, rrotat e qëndrimeve politike kanë lëvizur me shpejtësi fluturuese. Vendet në gjithë Europën janë solidarizuar me Francën pasi ministri i saj i mbrojtjes përdorë nenin 127 të Traktatit të Lisbonës për BE, ndërsa presidenti francez Fransua Holland ka thënë tashmë se ai nuk do të kursejë asgjë që të zbatojë “një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë.”
Këto deklarime dhe veprime, të cilat janë një shëmbëlltyrë e qëndrimeve dhe betimeve financiare të mbajtura nga fuqitë evropiane në përgatitje të Luftës së Dytë Botërore, janë vetëm pjesë e ngjashmërisë me gjendjen e botës në fund të viteve 1930. Miliona refugjatë që arratisen nga Siria dhe që priten nga kufijtë e mbyllur dhe ksenofobia, janë të ngjashëm me atë që u përballën refugjatët çifutë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin nga Gjermania dhe Polonia para se nisjes së holokaustit në Europën perëndimore të kontrolluar nga nazistët.
Një seri tweets të lëshuar të hënën nga Historical Opinion, i cili ndihmon në risjelljen e sondazheve të opinionit publik nga e shkuara, është një kujtesë se sa shpejt mund të ndryshojnë ndjenjat publike karshi atyre që janë zhvendosur nga lufta. Fillimisht botuar në revistën Fortune më 1938, sondazhi tregon se më pak se 5 e tyre që ishin pyetur donin që Amerika të pranonte më shumë refugjatë që arratiseshin nga Europa ku fashizmi ishte në rritje të shpejtë, shumica e të cilëve ishin çifutë.
Një vit më vonë, pas ngjarjeve të Natës së Kristaltë, kur më shumë se 15000 çifutë u dëbuan nga Gjermania dhe u çuan në kampe përqendrimi, një sondazh i kryer nga Instituti Amerikan i Opinionit Publik zbuloi që 60 për qind e amerikanëve ishin kundër pranimit të fëmijëve çifutë refugjatë, të cilët kishin më shumë nevojë për azil.
Asokohe Amerika ishte ende duke dalë nga Depresioni i Madh dhe argumenti i kryesor ishte kundër ofrimit të strehimit për refugjatët çifutë që kishin qenë dikur kishin qenë në tokën amerikane, sepse ata do të zinin vendet e punës së amerikanëve. Por ndërsa ai ishte një shqetësim i pranueshëm, më tepër u përdor si një mburojë për mosbesimin e amerikanëve ndaj çifutëve që largoheshin nga Europa dhe probabilitetit që ata do të përfundonin në getot e Varshavës, ku vdiqën u dërguan për të vdekur më shumë se 300000 çifutë.
Laura Delano, kushërirë e presidentit FDR [Ruzvelti], citohej të kishte thënë se “Njëzet mijë fëmijë të bukur do të kthehen shumë shpejt në 20000 të rritur të shëmtuar,” ku u pyet për lejimin e refugjatëve çifutë që t’u jepej strehim në Amerikë. Megjithatë, një vit më vonë, Amerika kaloi një ligj për të pranuar refugjatë nga Anglia duke i lënë refugjatët çifutë në mëshirën e regjimit nazist.
Le të kthehemi njëherë në ditët e sotme ku më shumë se gjysma e guvernatorëve të SHBA kanë deklaruar publikisht se janë kundër pranimit të refugjatëve sirianë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë nga sulme terroriste të mundshme. Chris Christie, guvernatori i Nju Xhersit dhe kandidat republikan për president, shkoi aq larg sa tha se ai nuk do të lejonte as jetimët sirianë trevjeçarë të hynin në shtetin e tij.
Dhe tani, ndërsa miliona njerëz janë bërë refugjatë nga bombardimet e kombinuara të aksioneve të Amerikës dhe aleatëve të saj në Nato dhe nuk u ka mbetur asgjë veç shpresës, mbetet për t’u parë nëse ata do të braktisen dhe do të lihen të vdesin në të njëjtën mënyrë që u lanë refugjatët çifutë më 1939, apo politikanët amerikanë do të heqin dorë nga fanatizmi i tyre dhe do t’u ofrojnë shpëtim atyre që janë zhvendosur nga dëshira e saj për supremaci ushtarake globale.