David Milliken
Paul Sandle
Reuters
Kryeministri David Cameron siguroi një fitore të qartë në Britani, në kundërshtim me parashikimet se këto zgjedhje do të ishin më të ngushtat në dekada, duke i lënë laburistët të shkërmoqur.
Sterlina dhe çmimet e aksioneve ngrinë për shkak të parashikimeve për një parlament pa shumicë të thjeshtë, kur Cameron-i dhe rivali i tij laburist Ed Miliband do të luftonin për të drejtën e krijimit të qeverisë. Në fakt, Cameron-i fitoi një mandat të qartë.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit përfundimtar të papritur, ka shumë paqartësi nëse Britania do të qëndrojë në Europë – madje a do të mbetet e bashkuar si shtet i vetëm.
Nacionalistët skocezë i përzunë laburistët, që do të thotë se Skocia, e cila votoi vitin e kaluar për të qëndruar në Mbretërinë Bashkuar, do të dërgojë vetëm tre deputetë të partive në mëdha në parlament dhe do të qëndrojë krejtësisht e distancuar nga kabineti. Kjo do të ringjallte thirrjet për t’u shkëputur nga Britania.
Fitorja e Cameron-it do të thotë që Britania do të përballet dhe me votim për vazhdimin e qëndrimit në BE. Ai thotë se dëshiron që të qëndrojë në BE, por vetëm nëse siguron ndryshime në rregullat e saj në bisedimet që nuk kanë nisur ende.
Me pak mandate ende të pa përcaktuara në parlamentin me 650 vende, konservatorët ishin drejt fitores së drejtpërdrejtë, të qeverisin vetëm qysh nga viti 1992. Kjo dotë thotë që ai nuk ka kë nevojë për liberal-demokratët, me të cilët ai qeverisi qysh prej vitit 2010. Partia e qendrës së majtë u dërrmua, me humbjen rreth 50 mandateve nga 57 që fitoi në zgjedhjet e pesë viteve të shkuara.
Cameron foli me nuanca pajtuese, sidomos drejt Skocisë, e cila me shumë gjasa do të jetë shqetësimi i tij parë.
“Unë dua që partia ime të rifitojë një mantel që nuk duhet ta kishim humbur kurrë: mantelin e një shteti, një Mbretëri të Bashkuar,” tha Cameron.
“CUNAMI” SKOCEZ
Partia Nacionaliste Skoceze (SNP) fitoi 56 mandate nga 59 gjithsej që ka Skocia, nga 6 që fitoi pesë vjet më parë, duke i fshirë laburistët prej bazës së tyre historike.
“Po shikojmë një cunam elektoral në shkallë gjigante,” tha Alex Salmond, ish-kryetari i partisë, tashmë i zgjedhur si deputet në parlamentin e Londrës.
“SNP tashmë do të jetë e vështirë të mos merret në konsideratë dhe të frenohet,” tha ai, duke shpjeguar se një rezultat i tillë do ta zhveshë Cameron-in nga legjitimiteti në Skoci, ku partia e tij do të ketë vetëm një deputet.
Mbretëria e Bashkuar përfshin Anglinë, Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Uellsin. Anglia përbën 85 për qind të popullsisë, por politikanët skocezë të zgjedhur në parlamentin e Londrës kanë mbajtur historikisht poste qeveritare të rëndësishme. Kjo do të jetë e vështirë tani që SNP ka fituar thuajse të gjitha mandatet skoceze.
Një humbësit në këto zgjedhje është industria e sondazheve. Para zgjedhjeve, thuajse të gjithë sondazhet parashikonin që konservatorët dhe laburistët do të siguronin një rezultat shumë të ngushtë.