Parlamenti i Bullgarisë hoqi kufizimet për dënimin e krimeve politike të periudhës së komunizmit, duke çelur rrugën për ndjekjen e çështjeve, përfshi vrasjen famëkeqe të një disidenti në mërgim.
Gjithashtu u bënë amndime të kodit penal me miratimin e 111 deputetëve, 30 kundër dhe 7 abstenime. Kjo mundëson dënimin e zyrtarëve të lartë komunistë për krime të kryea në periudhën 1944-89.
Një prej këtyre krimeve ishte dhe vrasja e disidentit bullgar në emigracion Georgy Markov, duke e shpuar me majën e një obrelle të helmuar, në stacionin e trenit Waterloo Bridge të Londrës, më 1978.
Kufizimet zgjatën për 35 vjet. Shumë politikanë dhe grupe civile kishin kërkuar heqjen e kufizimeve ligjore pasi përpjekjet për të dënuar krimet kishin dështuar, duke pasqyruar kështu atë që kishin thënë kritikët për mungesën e vullnetit politik, në një kohë kur një pjesë komunistësh të lartë vazhdonin të mbanin poste me rëndësi në qeveri në mesin e viteve 1980.
Partia MRF e entisë turke në Bullgari tha se heqja e afatit kohor për dënimin e krimeve do të vendosë drejtësi për përsonat përgjegjës për asimilimin e detyruar të minoritetit turk në Bullgari në mesin e viteve 1980.
Një “proces ripërtëritje” i iniciuar nga diktatori komunist Teodor Zhivkov për të asimiluar turqit me forcë kulmoi me fushatën e detyrimit të tyre që të ndërronin emrat, dhe eksodin e mbi 300 000 turqve etnikë për në Turqi më 1989.
“Amendamentet do të shpërblejnë përpjekjet dhe pritshmërinë e atyre që janë ende gjallë dhe kanë vuajtur nga krimet e regjimit komunist,” tha kryetari i MRF Cetin Kazak. “Ky tekst nuk synon gjueti shtrigash, ai kërkon të dënojë ata që janë autorë direkt.”
Myslimanët përbëjnë rreth 12 për qind të Bullgarisë me 7.1 milionë banorë, dhe shumica e pjesës tjetër janë ortodoksë. Bullgaria u lavdërua për shmangien e përplasjeve etnike në fund të Luftës së Ftohtë më 1990, ndryshe nga Jugosllavia fqinje me të.
Bullgaria është i vetmi vend i Bashkimit Europian ku myslimanët nuk janë emigrantë të kohëve të fundit. Shumica janë pasardhës të turqve etnikë që u vendosën aty gjatë pesë shekujve të sundimit otoman, i cili mori fund më 1878. Ata jetojnë pranë të krishterëve në një kulturë të njohur si “komshuluk”, ose marrëdhënie fqinjësie.