Theodora Dimova
The Guardian
Pritshmëria jonë për hyrjen e Bullgarisë në BE ishte gati magjike. Sa u rrëzua muri i Berlinit, ne të gjithë menduan se çlirimi ynë do të shfaqej papritmas si një lepur nga kapela e magjistarit, dhe ne të gjithë do ta prisnim me duartrokitje dhe urra. Ne ishim dehur nga liria e re. Pas vitesh të kaluara në pakohësi dhe harresë, shpejtësia e ndryshimit ishte marramendëse. Të liruar nga tmerret e ekzistencës sonë, ne u verbuan nga drita.
Në fillim të periudhës së tranzicionit, kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike paralajmëroi se, megjithëse po largoheshim nga gjendja e skllavërisë dhe shtypjes, udhëtimi ynë në pyllin e egër do të zgjatë për një kohë të gjatë. Ne as e kuptuam dhe as e besuam.
Është e turpshme të jesh kaq naiv. Dhe është më keq kur humbet shpresën. Lepuri nga kapela e magjistarit nuk doli kurrë – ne braktisëm skllavërinë, por skllavëria nuk nga braktisi ne. Ne ende kemi ngecur në hiçin shkëmbor, shkretues. Është e dhimbshme.
Bullgaria po ndryshon. Fatkeqësisht përparimi nuk është aq i shpejtë ose i lehtë sa e dëshirojmë ne. Ky është shkaku pse rreth 2 milionë bullgarë janë emigrantë ekonomikë në Evropën perëndimore. Tensioni politik, social dhe etnik është në rritje. Jemi të ndarë nga agjenda të ndryshme më shumë se kurrë. Në sytë e bullgarëve, Evropa nuk është më një ëndërr e bukur. Shumë njerëz kanë zhvilluar një nostalgji për komunizmin, kur një ndjenjë sigurie dhe barazie ekzistonin brenda varfërisë së përbashkët. Vitet për sundimin e ideologjisë komuniste i lanë shumë bashkatdhetarë me krahë të thyer e ëndrra të shkërmoqura. Trazicioni ka qenë i ngadalshëm dhe i dhembshëm.
Dy janë pengesat për integrim të suksesshëm të vlerave dhe standardeve evropiane në jetën bullgare. E para gjendet në brendësi: mënyra jonë e të parit mbrapa e bën progresin para më të vështirë sesa në vendet e tjera ish-komuniste. Pengesa e dytë është qeveria jo funksionale dhe paligjshmëria, gjë që krijon një ndjenjë të rëndë padrejtësie, mosndëshkimi për të keqen, dhe mungesën e të vërtetës. Nga njëra anë kjo paralizon iniciativën e qytetarëve të ndershëm, dhe nga ana tjetër inkurajon mashtruesit.
Kështu lindin paradokset. Ndërsa rritet skepticizmi ndaj Evropës, ka gjithashtu një pritshmëri që Evropa duhet të na ndihmojë për hequr qafe paligjshmërinë, korrupsionin, pasigurinë dhe varfërinë. Meqë kjo ndihmë nuk vjen, atëherë rritet skepticizmi.
Këto janë aspektet negative të shoqërisë sonë, por dhe pozitive. Gjithnjë e më shumë njerëzit po përfitojnë nga sipërmarrja e lirë duke kërkuar biznese moderne dhe progresive. Në shumë sektorë të shoqërisë të ardhurat dhe standardet e jetesës po arrijnë me ngadalë standardet e evropianëve qendrorë. Po ndërtohen rrugë moderne. Ato po e lidhin Bullgarinë, literalisht dhe metaforikisht, me Evropën.
Si shkrimtare unë vlerësoj tre gjëra për të cilat duhet të falënderojmë integrimin evropian: lirinë e fjalës, lirinë e informacionit dhe lirinë e udhëtimit. Për një person që nuk i janë mohuar liri të tilla, mund të jetë e vështirë ta përfytyrojë jetën pa to. Sot bullgarët mund të lexojnë një numër librash shumë më të madh se ai që na lejoi diktatura ndonjëherë. As që mund të mendohet se ajo që i ndodhi babait tim – shkrimtari – Dimitar Dimov – në vitet 1950, kur u detyrua nga qeveria të rishkruante romanin e tij Duhani, mund të ndodhë sot. Tani ka librari të shumta e të mëdha kudo dhe, më e çmuara, janë plot me lexues.
Gjithnjë e më shumë shkrimtarë të huaj përkthehen në bullgarisht dhe shkrimtarë bullgarë që botohen në vendet evropiane (librat e mi tashmë janë botuar në nëntë vende). Kjo ishte e pamenduar në komunizëm. Falë internetit dhe për parime të tjera teknologjike, nuk ka pengesa informacioni. Pavarësisht të ardhura të ulëta, gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë. Falë gjithë këtyre gjërave, Bullgaria po kthehet në vend evropian.
Është e vështirë të heqësh prangat nga izolimi ynë i gjatë prej Evropës. Shpesh ne ankohemi e tregojmë pakënaqësi. Rruga jonë drejt Evropës rezultoi të ishte shumë e vështirë seç e kishim imagjinuar. Por duke udhëtuar në rrugën për më shumë se një çerek shekulli, ne po i afrohemi qëllimit.