Gjatë fushatës presidenciale së 1964-ës, kandidati demokrat në detyrë Lyndon Johnson publikoi një reklamë fushate vulgare duke e barazuar kundërshtarin republikan Barry Goldwater me zhdukjen bërthamore.
Reklama, që njihet si “Daisy Girl [Vajza luledele]”, përfaqësonte teatrin politik në bazën e tij reale, duke luajtur me frikën reale të Armageddon-it për të nxitur njerëzit të shkonin të votonin. Ajo reklamë u kundërshtua aq shumë saqë u transmentua vetëm një herë. Kaq ishte e mjaftueshme që Johnson të siguronte një fitore historike për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Gjysmë shekulli më vonë, sulmi ndaj Goldwater rezonon ende. Javën a kaluar senatori republikan Rand Paul nga Kentucky, pasues i Goldwater brenda familjes libertariane, bëri publike synimet e tij për të kandiduar për president.
Në të njëjtën ditë një grup konservator e sulmoi Paul-in me një fushtatë televizive vulgare të ngjashme, që dukej si një rifreskim modern i viteve 60-të. Në sulm, roli i gogolit luhej nga Irani, presidenti Obama (një kolonë e pestë myslimane për shumë amerikanë të së djathtës) i vendosur në rolin e ndihmësit për marrëveshjen bërthamore që po diskutohet nga diplomatët iranianë dhe perëndimorë.
Megjithatë, ndryshe nga paardhësi i tij politik, sulmi ndaj Paul nuk erdhi nga Partia Demokratike, por nga një grup në hije i lidhur me republikanët. Për sqarim: ditën që Paul bëri publik kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë, një grup brenda partisë së tij nisi një fushatë publicitare që sugjeronte se kandidatura e tij mund të çonte në sulm bërthamor.
Grupi përgjegjës për reklamën është “Fondacioni për një Amerikë të Sigurt dhe Prosperuese”.
Paul është një figurë përçarëse, i dashur nga të rinjtë republikanë, i dyshimtë për konservatorët fetare dhe socialë, dhe frikësues për establishmentin e partisë. Megjithatë, kërcënuse është pikëpamja e tij e mosndërhyrjes në arenën ndërkombëtare, sidomos për neokonservatorët, për të cilët lufta e vazhdueshme sjell fitimet më të mëdha.
Muajt e fundit senatori libertarian e ka zbutur qëndrimin e tij izolacionist, duke shkuar drejt qëndrimin të përgjithshëm të republikanëve. Sidoqoftë, ai abstenoi në përpjekjen e republikanëve për të sabotuar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Për neokonservatorët lëshimet ndaj Iranit janë të papërfytyrueshme, dhe sigurisht nuk do të tolerohen te një kandidat i mundshëm republikan për president.
Për analogji, fushata negative për zgjedhjet e ardhshme në Britani duket thuajse fëminore, pavarësisht përpjekjeve të disa diletantëve në zyrat qendrore të konservatorëve britanikë që shfrytëzuan një hapësirë në YouTube për të krijuar spote kundër laburistëve.
Të paktën është një parti opozitare që sulmon Ed Miliband-in [lideri laburist] dhe jo një fraksion në hije brenda partisë së tij. Për më tepër, sistemi elektoral britanik është i tillë që çdo sulm ndaj liderit të partisë, pavarësisht sa i egër, ka pak ndikim në zonat e shumta zgjedhore. Elektorati voton për deputetin e tyre lokal dhe jo për partinë, duke e kufizuar kështu efketin e karakterit të politikës kombëtare.
Saktësia e sulmit ndaj Paul është po aq e dyshimtë sa dhe ndërlikimi i tij. Megjithatë, senatori nuk është viktimë e pafajshme. Pak orë pasi Hillary Clinton bëri publik kandidaturën e saj, fushata e Paul publikoi një reklamë vulgare që përsëriste pjesë nga një teori konspirative se gjoja ish-sekretarja e shtetit ishte përgjegjëse për sulmin ndaj konusllatës amerikane në Bengazi (Libi, 2012).
Fakti që nuk është e vërtetë s’do të thotë se nuk do të ketë ndikim. “Turma vulgare tërhiqet nga pamja e jashtme,” thotë Princi, “dhe bota është e përbërë kryesisht nga vlera vulgare.”