Mund të iu duket çudi pse Berat Buzhala dhe portali i tij satirik Gazeta Express, promovojnë aq shumë valltaren e Cobra Cityt, Donjeta Kasumin – Kallashin, por gjithë kjo ka një histori prapa.
Burime tona të afërta me Leonard Kërqukun, Shefqet Krasniqin dhe Shkëndije Mujajn, bëjnë të ditur se zoti Buzhala, përveç lidhjeve të tjera me Kallashin, me të lidhet edhe në anën biznesore e financiare. Më saktë, mësohet se Buzhala është aksionar në lokalin e valltares së mirënjohur.
“Po, zoti Buzhala zotëron 25{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të aksioneve në lokalin e njohur të Kallashit, Cobra City. Kjo ndodh që një kohë. Para dy vitesh, pati një marrëveshje gojore mes Kallashit dhe Beratit, që ky i fundit të futej si aksionar, me kushtin që Kallashi të merrte 25{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të hapësirës në rubrikën ‘Rozë’ të Express-it”, ka deklaruar njëri nga burimet e sipërcekura.
Javë me herët, lokali në fjalë është bastisur nga Policia e Kosovës, dhe pak ditë pas kësaj iu rikthye sërish aktivitetit normal. Poashtu, disa ditë pas kësaj bastisje, janë bastisur edhe zyrat e Gazetës Express, gjë e cila nuk u bë e madhe, dhe u raportua veç nga portali ynë.
Sigurisht, edhe ky lajm mund të mos bëhet i madh dhe të mos i duket kreativ z.Buzhala, porse ne si portal profesional dhe serioz, siç jepet betimi i Hipokratit nga mjekët, kemi dhënë betimin e Flaka Surroit, që të jemi të paanshëm, të saktë, unik dhe të shpejtë në informacion.